Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
EMRAT TANË
 
Ta ruaj emrin nëpër ca dyer të memorjes
çuditërisht, nga vetëdija shumë rrallë çelen,
Sepse jetojmë kohë të ngutura dhe vetëm prehjes
ndriçojmë ndërgjegjes rrallëherë fotot që ngelen.
 
Të larguar në jetë rikthehemi, buzëqeshje
dhe nuk kërkojmë shkaqet përse me s’u pamë,
duke ruajtur sekret kohëve fshehur në heshtje,
dhimbjen që kemi dhe emrat tanë.
 
 
NË VARKË ME ULIKSIN
 
Të dy në varkë me Uliksin
mes ishujsh që Egjeu lag,
Ai në kthim lufton me shpirtin,
Unë midis dhimbjesh i pafat .
 
Ai e di që Penelopa
e pret në heshtje në Itakë,
varka ime dhe zemra ime
Egjeut rendin të pa fat.
 
Ku je ti ishull larg në brigje ?
Ku je hyjni me sy të hirtë?
E ndjen se si po përpëlitet
poeti që vozit me frikë.
 
Hipur mbi varkëzën e mjerë
për ty i nëneshtrohet fatit
Herë shikon ishullin e qetë
Herë hapen portat përtej *Hadit .
 
*HADI: Bota e të vdekurve
 
 
***
 
Mos beso mbretëresha ime hyjnore,
mos beso përtej së vërtetës!
Aspak këto porta kështjelle nuk janë të sigurta,
as gjeneralët hutaqë, nuk jane garancia juaj e betejës
edhe qemeret e lartë s’i bëjnë muret më të sigurta .
 
Mos u habit me guximin tim, ndaj armikut përballë
që nuk ka frikë siluhetat e përbindshme mbi bedena,
Mos u habit me tmerrin që krijoj, kjo s’është e rallë.
kur sulem midis armëve dhe ushtarëve me anatema .
 
Po u vrava, nuk do të shikosh plagë të thella trupit tim,
as shigjeten vrastare, por shpirtin, ah shpirtin nën rënkime …
I bindur se vetëm ju duke shigjetuar me të ëmblin shikim
syte e mi të lotuar, do ta kuptoni vdekjen e shtrenjta ime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s