Skënder Rusi

Skënder_Rusi

         Skënder Rusi

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdon të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë. Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj. Prej 12 vjetësh është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë. Prej 7 vjetësh organizon dhe drejton aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë” me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.

Vepra letrare:

s1                           s2

 

s3
KORÇËS – NJË FJALË DASHURIE

Jetoj në një qytet në formë zemre,
Ku kitarat netëve marrohen!
Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin,
Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen!

Jetoj në një qytet që dremit,
Dhe zgjohet mbi supin e një mali.
Ku dielli para se të nisë udhëtimin,
Çlodhet pak mbi sup të një ushtari ! *

Jetoj në një qytet që më deh,
Jo me vodkë,por me dashuri!
Ku çdo grua ,në sy,nuk të sheh,
Po të ndjek me sy,kur s’sheh ti!

Jetoj në një qytet që m’i fal,
Të gjitha marrëzitë që kam bërë!
E ç’ta fsheh,edhe unë jam mëkatar,
Ndaj dhe falem siç falen të tërë!

Jetoj në një qytet që e dua,
Brenda zemrës së tij kristal!
Dhe druhem,a do arrij dot,
Që famë,nga fama ime t’i fal!

Jetoj në një qytet ku nesër
do të kem,
Patjetër emrin e një rruge!
Po të më pyesni kë do zgjedh,
do t’ju tregoja atë,
Që në vend të gurëve
është e shtruar me puthje!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s