Frederik Rreshpja (Disident)

frederik Reshpja

             Frederik Rreshpja

 

” Me shpirtin, përherë në fluturim”   nga Agron Shele

 (Mikut tim, Frederik Rreshpes)

 

Ti ike ashtu, krejt papritur

me mallin vjeshtëror në gji.

Me zemrën mbetur peng atje

tek i shenjti,

             liqen turfullim.

 

Ti ike, pa thënë  asnjë fjalë,

i lodhur,

           i mundur nga dhimbja.

Me brengën e nënës së thinjur

nga vitet e vuajtjes së poetit.

 

Ti humbe rrugëtimës  pa kthim,

me të vetmin ëndërrim në shpirt,

me të vetmen pasuri që kishe,

Dorëshkrime

              dhe copëza poezish.

 

Ti ike larg, si era,

në të  përjetshmen paqe,

                                    ngadhënjim.

Me sytë e shpresës tek e nesërmja,

me shpirtin, përherë në fluturim.” 

 

 

 

 

Frederik Rreshpja lindi në Shkodër më 1940. Disa biograf ditëlindje të tij marrin vitin 1941. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shkodër. Për shkollimin e tij të mëtejm nuk ka të dhëna të mjaftueshme, por dihet se në vitin 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi „Rapsodi shqiptare“. Kjo vepër dhe punimet e tij të botuara në gazetat e përditëshme dhe revistat e kohës u pritën mirë nga kritika e avancuar, por u morën edhe si shembull për ta ndëshkuar. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Ai, herët ishte kualifikuar si armik i vendit, që kur ishte nxënës i fillores, kur një fqinj i tij, puntor i Shërbimit informativ, nuk e la vajzën e vet të shoqërohet me Rikun.

Opusi krjiues i Frederik Rreshpjes nuk dihet në saktësi, por, thuhet se ka thasë përplot me dorëshkrime. Pasi doli nga burgu, botoj vëllimet “Erdhi ora të vdes përseri“ – 1994, „Lirika të zgjedhura“ – 1996, përmbledhje kjo që u shpall më e mira për vitin përkatës, si dhe vëllimin me poezi “Në vetmi“ që u botua në vitin 2004, i cili ia solli titullin –poet i vitit 2004.

Në një intervistë të botuar në vitin 1992 Frederik Rreshpja pat thënë: „…Gjithë ç’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nëse rri me njerëz, këtë e bëj vetëm për edukatë…Kohën e kaloj në dhomën time, i vetmuar…“. Megjithëkëtë, Riku, siç e quanin shokët, të cilët i kishte të paktë pasi doli nga burgu, jetonte në Tiranë, por shpesh ndodhej edhe në Shkodër në ndonjë promovim apo manifestim kulturor. Nuk ishte i interesuar që të përcaktohet politikisht, sepse thoshte, “… mua nuk më intereson politika. Arti është më i gjërë…“, andaj Frederiko Rreshpja iu përkushtua punës letrare. Ai ishte kryeredaktor i gazetës „Ora“, udhëheqës i një shtypshkronje dhe pronar i Shtëpisë Botuese „Evropa“, veprimtari këto që nuk i sollën përfitime të mëdha, por kishte pasuri të madhe bujarinë e tij, sepse, edhepse e dinte se kush ishte denoncuesi që e rraskapiti nëpër burgje, ai nuk u hakmor.

Poezitë Frederik Rreshpjen e bënë të famshëm që herët, sepse u përfaqësua në antologji të ndryshme e në literaturën shkollore, por, pasi e denoncuan, ato ia hoqen. Mirëpo, për të edhe më tej shkruhet në superlativ. Ja çka thonë disa njohës të letërsisë, e posaçërisht të poezisë: Hans Joacim Lanksch „… vepra e Frederik Rreshpes është poezi e dorës së parë e kalibrit europian“, Robert Elsie :“… që në rininë e tij Rreshpja ka qenë një poet tronditës“, Henri Izrael, botues amerikan: “… është një poezi tronditëse dhe me një mjeshtëri që ne amerikanëve na mungon“, Ivanov, kritik rus: „… ne kemi Pushkinin, Jeseninin, dhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një poet të tillë“. Leo dë Rua, kritik francez: “… u trondita nga ky njeri që përmban një gjenialitet ballkanik, që është vendi i lindjes së artit,“ Ismail Kadare: “… Frederik Rreshpja është ndër poetët më të mirë të Shqipërisë“.

Frederiko Rreshpja jetonte në Tiranë, i vetmuar, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq 17 shkurt Shkodër, nga një sëmundje e zemrës, i rrethuar nga vëllëzërit dhe familja e gjërë, dhe u varros më 18 shkurt 2006, në varrezat „Rrëmaj“ të kishës katolike në Shkodër.

Tituj të veprave

f1

  1. Rapsodi shqiptare – 1967
  2. Erdhi koha të vdes pësëri – 1994
  3. Lirika të zgjedhura – 1996
  4. Në vetmi – 2004

Shpërblimet

  • Vëllimi më i mirë me poezi (Lirika të zgjedhura)-1996
  • Poeti i vitit 2004-për vëllimin me poezi “Në vetmi”

Citate dhe Kritika

Kanë thënë për Frederik Rreshpajn:

  • Hans Joacim Lanksch;
„… vepra e Frederik Rreshpes është poezi e dorës së parë e kalibrit europian“,
  • Robert Elsie:
“… që në rininë e tij Rreshpja ka qenë një poet tronditës“,
  • Henri Izrael, botues amerikan:
“… është një poezi tronditëse dhe me një mjeshtëri që ne amerikanëve na mungon“,
  • Ivanov, kritik rus:
„… ne kemi Pushkinin, Jeseninin, dhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një poet të tillë“,
  • Leo dë Rua, kritik francez:
“… u trondita nga ky njeri që përmban një gjenialitet ballkanik, që është vendi i lindjes së artit“,
  • Ismail Kadare:
“… Frederik Rreshpja është ndër poetët më të mirë të Shqipërisë“.
nga  Enciklopedia  e  Lirë  Shqiptare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s