Aurel Plasari

200px-Aurel_Plasari

         Aurel Plasari

Aurel Plasari është studjues, shkrimtar, përkthyes shqiptar.

Lindi në Tiranë, si i biri i Anastas Plasarit. Ku kreu dhe studimet universitare për gjuhë e letërsi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të UT që i nisi më 1983 me korrespondencë, dhe i ka përfunduar më 1990. Ka punuar si korrektues në Shtëpinë botuese “8 nëntori”, e cila botonte literaturën politike të regjimit komunist. Ka punuar në shtypin letrar, ku filloi punë në vitin 1983, në revistën letrare “Nëntori”, si redaktor i letërsisë së huaj pa diplomë universitare; më pas vijoi punën si pedagog i estetikës në UT më 1993. Një vit më pas ai u bë dhe zëvendësdekan në katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filologjik. Gjatë viteve 1993-1997, që prej numrit të parë, kryeredaktor i edicionit të ri të revistës Hylli i Dritës.Aurel Plasari shkoi në INALCO (Institut National des Langues et civilizations orientales) në vitin 1995 dhe qëndroi atje vetëm një vit. Në vitin 1996 u rikthye në Shqipëri. Aureli u largua pa dëshirën e vet nga INALCO, se e kishte kërkuar shumë atë vend pune, dhe e kishte siguruar me mbështetjen e Presidentit Berisha, në shërbim të të cilit ishte në atë kohë. Por Aureli u detyrua që të largohet nga INALCO se atje panë që ai nuk e njihte gjuhën franceze në masën që duhej për të qenë lektor, madje frëngjishtja e tij ishte shumë larg asaj që duhej të zotëronte një lektor i INALCO-s. Prej vitit 1998 është drejtor i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Në fushën e studimeve letrare dhe historike ka botuar: “Kuteli mes të gjallëve dhe të vdekurve”, “Letërsia dhe muret”, ‘Don Kishoti zbret në Shqipëri’ (1990), ‘Vija e Teodosit rishfaqet’ (1993), ‘Fenomeni Voskopojë’ (2000), ‘Rrëmbimi i Europës’ (2005), ‘Skënderbeu, Një histori politike’ (2010). Është autor i romaneve ‘Dhjetë ditë që nuk tronditën botën’ (2002) dhe ‘Lufta e Trojës vazhdon’ (2004). Ka përkthyer nga letërsia botërore autorë të njohur si F. Dostojevski, G. Lorka, A. Ahmatova, G. MarquezO. Fallaci.

a 1a 2a 3

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s