Daut GURRA

 

daut gurra

 

          Daut GURRA

U lind më 15 tetor 1948, në Reçicë të Vogël-Tetovë, në një familje me tradita atdhetare.

 

Në vitet 1952-1956, mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën “Normale” në Tetovë. Që në shkollë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste dhe hegjemoniste sllave.

 

Vdiq më 16 prill të vitit 1993.

 

Në dy ditët e fundit ishte me vetëdije të humbur me këtë vetëdije që nuk njihte askënd ai tha fjalët e fundit ”NUK MË LANË”.

 

Me thënien e tij të fundit, kujtojmë dëshirën e tij të fortë që e shtronte gjithmonë në bisedat me miqtë për të punuar dhe vepruar në dobi të kombit dhe atë si pikë të parë arsimin e brezave të rinj duke i edukuar në frymën e bashkimit kombëtar ashtu siç e kemi përcjellë brez pas brezi.

 

 

 

 

 

 

 

TË KAM LULËKUQE

 

Ku e kam shalën?

 

Ku e kam pushkën?

 

Ta shiloj atin –

 

Malit t’i vërsulem…

 

 

 

Ta mbërthej xhamadanin

 

Dhe pushkën kaçake,

 

Të dalë nëpër bjeshkë

 

Plot lule e zambakë.

 

 

 

Prej aty të t’sogoj

 

Mëmëdhe, lumturi.

 

Të kam lulëkuqe.

 

Rrofsh, Ti, SHQIPËRI!

 

 

 

 

 

PËR LIRINË E ATDHEUT

 

 

 

Në vekun e jetës

 

nënë hijerënda thuri rrobat e zeza.

 

Pesë kandilat i ngurosi mbi pesë bedena,

 

pesë kullave ua nxori flakën përmbi.

 

 

 

Heshtat çelën trëndafila të nadjes

 

kur dielli agoi

 

dhe vrioni gurgulloi në pesë lugje.

 

Ujë i shenjtë – thonë kalimtarët

 

kur ndalën ta shuajnë etjen e katër stinëve.

 

 

 

Kullave u shkrepën pesë yje,

 

kështjellat filluan të tunden

 

kur nënë i fali pesë hasi në pesë stroke;

 

ua fali pesë betejave nga një dëshmor…

 

PËR LIRINË E ATDHEUT

 

nga Rami Kamberi

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s