Flori Bruqi

flori

         Flori Bruqi

http://floripress.blogspot.be/

Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të DeçanitKosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor – të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje – Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.

Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Veprat

 

f 5

 

 

f 1   f 2    f6

Deri më tash ka botuar këta libra :

  1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
  2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
  3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
  4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
  5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
  6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
  7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
  8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
  9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
  10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
  11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
  12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
  13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
  14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
  15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
  16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
  17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
  18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
  19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
  20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
  21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
  22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
  23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
  24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
  25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2008).

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s