Ejup Ajdini

ejup

Ejup AJDINI

U lind më 14 shkurt 1954 në Shipkovicë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjimnazin në Tetovë, kurse Fakultetin për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë, më 1979.

Studimet pasuniversitare i kreu në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë – Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Tiranës. Më 17 prill 1997 mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm tezën e disertacionit me temë: “Tradita kulturore dhe letërsia e ekskomunikuar shqiptare në ish—Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, ku edhe mori gradën shkencore Doktor i Shkencave Filologjike.

Ligjëron në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Botoi përmbledhjet poetike: Dritëzat në natë, 1993, Tempulli i mëkateve, 1995, Një verë fola me hënën, 2006, Misteret e shpirtit (haiku), 2012. Më 1997 ndriçoi dhe botoi dramën Lalë Bajrami të Sadudin Gjurës, kurse nga veprat shkencore botoi: Ekskomunikimi, kulturor dhe letrar te shqiptarët e Maqedonisë, 1999, Shkrimi akademik, 2008, Rrjedhave të letërsisë shqipe, 2011, etj.

 

AH, ATDHE

Dashurinë ty ta falëm, Atdhe

Posi vajza dashnorit besnik,

Dashuri më të madhe s’kemi

Në kë tokë e në këtë qiell.

 

Ah, atdhe, atdhe, atdhe!

Një lum ëndrrash kemi ende përpara…

Ndoshta në oqeanin e qetë do të takohemi,

Ku do t’i ndajmë veprat nga përrallat!

S’KA JETË PA QENTË

Nëse do të bëhesh i pasur

ushqeje një qen

 

Nëse do të bëhesh prijës

ruaje një qen

 

Në donë të flesh i qetë

lakmoje një qen

 

Nëse donë mbrojtje e siguri

përkëdhele një qen

 

Nëse të ka kapluar stresi

afroje një qen

 

Se ai s’lejon

të të hanë

qentë

JU

Ju burrat e botës

krekoseni e krekoseni

për një imazh të ri

pa ngritur kokën

të shikoni anë e mbanë

sa vdesin nga uria

e ju

kur të pini një gotë verë

çojeni një gotë ujë në Afrikë

kur të ngiheni mirë

çojeni një bukë në Etiopi

 

kur të ndërtoni shtëpi

çojeni një mermer në Kosovë

atje është gjaku i freskët

mbushur me dëshmorë

 

Kur të dehesh nga luksi

mos u ç’deh kurrë

luksi yt është sarkazëm

dhe gërvisht çdo gurë

 

Ç’kuptim kanë takravatet tuaja

kur njerëzit vdesin nga uria

kur njerëzit vuajnë

nga barbarët-nga robëria.

TRI RRUGËT E BOTËS

Në rrugën e parë ecin

Zbukuruesit,

Në rrugën e dytë vrapojnë

Shkatërruesit,

Në rrugën e tretë mendohen

Të marrët,-

Ruana zot, kush do të fitojë,

Po s’fituan të parët?

 

nga Rami Kamberi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s