Rezistenca e nacionalistëve në Gadime e rrethinë 1945-1951 ” Monografi ” / Nga Adem Tasholli

 

Rezistenca e nacionalistëve në Gadime e rrethinë 1945-1951

 

Monografi

Prishtine 2015

 

 

1780723_10202374397458664_708422777_n

 Nga Adem Tasholli

 

 

Historia e shqiptarëve, e shekullit që kaloi, ka ende shumë faqe të pasqyruara jo drejt ose të errëta. Sidomos ajo e Luftës së Dytë Botërore dhe në Kosovë. Kjo për faktin që ndryshe nga Shqipëria, pushtimi fashist dhe nazist atje gërshetohej edhe me pushtimin e mëparshëm serbombretëror dhe më pas atë serbokomunist, gjithnjë në kuadër të Jugosllavisë. Kështu që hyrja e trupave gjermane në Kosovë në prill 1941 u konsiderua nga shumica e shqiptarëve të atjeshëm më tepër si një çlirim, pasi pjesa më e madhe e vendit iu bashkua Shqipërisë, u vendos administrata shqiptare, u hapën shkollat shqipe, rendi u sigurua nga ushtria kombëtare. Dhe kjo vijoi deri ne nëntor 1944.

Sigurisht, instalimi i pushtetit sllavokomunist apo ripushtimi i Kosovës, e riktheu gjendjen e mëparshme të shqiptarëve nën Jugosllavi, por edhe i mbylli të gjitha mundësitë për të pasqyruar objektivisht e më vërtetësi atë që kish ndodhur në ato tre vjet, që për të moshuarit kishin qenë vitet më të bukura të jetës së tyre.

Edhe gjatë periudhës 1941-1944 shqiptarëve iu desh t’i mbrojnë me gjak kufijtë e Kosovës nga sulmet e armatosura të çetnikëve dhe partizanëve jugosllavë, më pas edhe të ushtrisë bullgare komuniste. Ata u organizuan për këtë qëllim përmes Lidhjes së Dytë të Prizrenit, por edhe formave të tjera si Lëvizja Nacional Demokratikë, Besa Shqiptare, Lëvizja për Ҫlirimin e Tokave të Pushtuara e Bashkim me Shqipërinë. Këto përpjekje dhe sidomos rezistenca nacionaliste e viteve 1945-1951 është pasqyruar krejt shtrëmbër nga historiografia zyrtare në Kosovë të paktën deri në vitin 1999. Studime të pjesëshme më objektive janë kryer e botuar jashtë vendit, sikurse ka qenë libri i Tahir Zajmit për Lidhjen e Dytë të Prizrenit dhe luftën heroike të shqiptarëve për liri, si edhe shumë libra që përmënden nga autori në bibliografinë në fund të librit.. Kujtimet gojore të shumë ish luftëtarëve nacionalistë shpesh janë botuar në revista e gazeta të emigracionit politik, ose në gazeta të tilla si Rilindja pas vitit 1990, por gjithësesi ato nuk mund të konkuronin dot me lumin propagandës e titiste dhe milosheviçiane.

Në këtë kuadër  janë të mirëpritura të gjitha përpjekjet që po bëhen këto 16 vjet në liri në Kosovë nga historianë atdhetarë por edhe intelektualë të ndryshëm.

Libri i z. Adem Tasholli “Rezistenca nacionaliste në Gadime e rrethinë 1945-1951” ngërthen jo vetëm ngjarje të ndodhura në zonën e ngushtë të fshatit të tij të madh, Gadimes, por edhe më gjerë, në kuadër të gjithë Kosovës. Për më tepër ai këtë e bën jo për të fituar para e lavdi, por për të dhënë ndihmesë në ndriçimin e historisë së gadimasve dhe bashkëatdhëetarëve që u flijuan apo sakrifikuan për ta mbrojtur jo vetëm fshatin e tyre por tërë Kosovën.  Edhe për mua që kam lindur në fshatin fqinj më Gadimen, ishte diçka e re me vlerë njohja me traditat e Gadimes, pjesëmarrjen aktive masive të popullit të saj në betejat për mbrojtjen e vetvetes, të Kosovës Lindore, luftës e Ferizajt, veprimtarinë në kuadër të NDSH etj.

Skenat e shumta që paraqiten në libër na njohin me zhvillimet e vrullshme, dramatike dhe herë tragjike të asaj kohe, që përfunduan me ripushtimin sllavokomunist dhe mërgimin politik të qindra luftëtarëve nacionalistë. Libri pasqyron ndër të tjera edhe temën për shumë kohë tabu ose të keqtrajtuar të bashkëpunimit midis sllavokomunistëve dhe partizanëve të Enver Hoxhës, për të cilën edhe im atë më ka treguar shpesh.

Padyshim edhe ky libër do shërbejë si një material burimor për shkrimin e historisë së plotë dhe të vërtetë të Kosovës edhe për periudhën në fjalë.

Ja disa fragmente nga libri:

f.3

Lufta e Dytë Botërore ngjalli shpresën për një të ardhme të sigurt të

shqiptarëve në përgjithësi. 1941-1944 janë vitet kur në popull u ngjall

dëshira për një shtet të bashkuar të shqiptarëve, e cila ndryshe njihej si

koha e ”Shqipërisë së madhe“ apo dita e Shqypnisë. Në veçanti këto tri

vite ishin më të mirat për shqiptarët e Kosovës, por edhe më gjerë, të

cilët kishin fituar disa të drejta elementare që nuk i gëzonin më herët.

 

Pa dyshim se komunizmi i solli shumë të këqija edhe popullit

shqiptar. Komunizmi te ne ishte një gërshetim serbo-komunist dhe fatal

për shqiptarët e mbetur nën sundimin e Jugosllavisë titiste.

 

Lufta e dytë e Gadimës u zhvillua më 15 mars të vitit 1945.

Në malet tona ka qenë Shtabi Suprem i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, në

krye me Adem Gllavicën. Për këtë shtab nuk është folur aq shumë në

popull, por më tepër është folur për aktivitetet e Adem Gllavicës dhe

bashkëluftëtarëve të tij ballistë.

 

f.4

Toponimet më të njohura në Gadime (të hershme) janë: Kodra

Murturit, Qafa e Kishës, Lugu i Kishës, Kodra e Kishës, Kalaja, Gradina,

Thepi, Gryka e Gadimës, Presedeli, Zabeli i Isakut, Zabeli i Lekajve etj.

 

Se Gadimja ishte një vendbanim i madh dhe si i tillë mbeti edhe në

Mesjetë e dëshmon ndërtimi i xhamisë së fshatit në Gadime të Poshtme,

e cila daton që nga viti 933 H apo 1520 sipas Krishtit.

 

Në këtë xhami janë falur njerëzit nga Bresalci, Gadishi,

Kishnapola, Vrella, Plitkoviqi, Zhegoci, Cërnilla, Mirashi, Vojnoci,

Ruboci, Llugaxhi, Gomnasella, Gllavica, Mareci etj

 

 

f.6

Serbia dhe Mali i Zi, i shpallën luftë asaj. Depërtimi i këtyre forcave

ushtarake në territoret ekskluzivisht shqiptare, si: Toplica, Nishi,

Surdulica, Kurshumlia etj., rezultoi me ushtrimin e një terrori

marramendës, nga i cili banorët e pafajshëm u detyruan të lëshojnë

vatrat e tyre dhe t’ia mësynë jugut, apo Vilajetit të Kosovës, Shqipërisë e

deri në Anadoll. Në atë dimër të fortë muhaxhirët shqiptarë u

shpërndanë në tërë territorin e Kosovës, kurse një pjesë e tyre kishte

ardhur në Gadime dhe përreth saj.

 

”Si kryeplak i fshatit Gadime ishte

Sefë Tasholli, i cili bashkë me imamin e lartpërmendur energjikisht u angazhuan

për akomodimin dhe strehimin e muhaxhirëve dhe vendosjen e tyre nëpër pronat

e këtij fshati4. Pasi që popullsia ishte e rrallë në Kosovë, shumë shpejt

muhaxhirët disi u stabilizuan, por malli për trojet stërgjyshore dhe kthimi në to

mbeti gjithmonë i pashuar.

 

f.8

Në shkollë të Gadimes kishte nxënës nga

Babushi, Cernilla, Sllovia, Smallusha, Kishnapola, Gadishi etj

 

f.12

Më 5 maj 1941 për herë të parë u hap shkolla e parë shqipe në Gadime

Se vërtet mësuesit ishin më shumë se mësues, flet fakti se mësuesi Sabit Dema, me të

ardhur Adem Gllavica me ushtarët e tij në Gadime, ishte ndër të parët që

i ishte bashkangjitur Zonës së IV, e më vonë edhe Shtabit Suprem –

Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Sabit Dema ishte anëtar i këtij shtabi, derisa Adem Gllavica me shokët e tjerë vendosi të dalë në Greqi. Mori pjesë në betejën e Dytë të Gadimes, që u zhvillua më 15 mars 1945. Sabiti ishe ende i ri kur anëtarët e Shtabit Suprem u nisën për në Greqi. Ai

veproi ashtu siç i kishte thënë vetë Adem Gllavica. Adem Gllavica kishte

porositur ushtarët se ata të cilët nuk i kanë duart me gjak mund të

kthehen në shtëpitë e tyre. Ata mund të dënohen me burg, por jo edhe të

ekzekutohen. Pra, Sabiti nuk shkoi në Greqi, por mbeti në shtëpi..

 

 

f.13

më 16 shtator 1943, u mbajt Lidhja e

Dytë e Prizrenit. Kjo Lidhje u mbajt në vijën që kishte filluar Lidhja e

Parë e Prizrenit, qëllimi i së cilës ishte krijimi i Shqipërisë etnike. Këto

ide nuk i kundërshtonte okupatori gjerman, madje i përkrahte ato. Kjo

dëshmohet me vizitën që i kishte bërë Berlinit Xhafer Deva, në cilësinë e

Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Me atë rast, ai ishte

pritur nga vetë Adolf Hitleri17. Vizita e Xhafer Devës ishe bërë edhe për

lirimin e të zënëve rob lufte. Këta robër ishin zënë gjatë okupimit të

Jugosllavisë së Versajit në vitin 1941. Numri i tyre nuk ishte i vogël.

Xhafer Deva e kishte garantuar qeverinë gjermane se këta “jesirë” –

robër lufte – shqiptarë, do të radhiten në radhët e Divizionit SS

“Skenderbeg” në Kosovë. Vizita e Xhafer Devës në Gjermani kishte

dhënë rezultate, sidomos për lirimin e të zënëve robër. Lirimi i “jesirëve”

pa dyshim se ishte një sukses i qeverisë shqiptare, sepse njerëzit, që

kryesisht ishin të rinj, arritën të kthehen në shtëpitë e tyre pas tre vjetësh

të internimit.

 

 

f.15

për t’i mbrojtur pjesët kufitare të Kosovës Lindore konfrontimet e para

u bënë më 28 qershor 1944, në Velegllavë. Në këtë luftë forcat vullnetare

i komandonte udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve, Mulla Idriz Gjilani.

 

Betejën e Kikës, u zhvillua më 26 korrik 1944, kur në befasi partizanët, pas mesit të

natës, ia mësynë pozicioneve shqiptare. Shqiptarët ishin mobilizuar dhe

tani më të përgatitur arritën që të zmbrapsin komunistët serbë, të cilëve

u shkaktuan humbje të mëdha. Këto dy luftëra të suksesshme i bënë

vullnetarët shqiptarë më të fuqishëm moralisht.

Numri i gadimasve në këto luftime arriti mbi 150 veta

 

f.16

Lufta e Bujanocit ishte një tentativë e re e armikut, ku më 19 shtator 1944 u organizua sulmi në Bujanoc. Shtatori ishte muaji i festës së Bajramit dhe, si çdo herë, serbët menduan ta shfrytëzojnë këtë ditë për të

sulmuar, duke menduar se shqiptarët janë të pamobilizuar. Këtë strategji serbët e kishin përdorur edhe herëve të tjera. Kujtojmë Demë Ahmetin, të cilit i vriten 30 anëtarë ditën e Bajramit. Në ditën e Bajramit (1928) u plagos për vdekje edhe kryekaçaku Azem Bejta. Më 27 shtator 1945,

natën e Bajramit ndodhën luftimet në Sankoc, pastaj masakrat në Reqak janar 1999, natën e Bajramit.

 

f.17

Mund të them se gati për çdo shtëpi të

Gadimës kishte nga një mashkull që mbronte kufirin lindor

 

f.18

Mbajtja e një tubimi në shtator të vitit 1944, pikërisht në lokalet e gjimnazit “Sami Frashëri” në

Prishtinë. Në atë takim morën pjesë përfaqësuesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit: Xhafer Deva, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica, si dhe profesorët: Ymer Berisha, prof. Ibrahim Kelmendi, prof. Luan Gashi,

Jahja Fusha, Abdyl Henci etj30. Promotor i gjithë kësaj ishte intelektuali dhe atdhetari i njohur, i riu Adem Gllavica.

Në këtë mbledhje morën pjesë mbi 2000 veta dhe me të drejtë u quajt Asambleja e Përgjithshme e Rinisë Nacionaliste.

Në krye të këtij komiteti u zgjodh Adem Gllavica. Nuk ishte rastësisht që ky person u gjend në këtë detyrë. Ai ishte dëshmuar si atdhedashës derisa ishte nënprefekt i Ferizajt. Në atë kohë ai kishte vënë

rend, rregull dhe disiplinë. Ndaloi gjakmarrjen me bindje, por edhe me

veprime. Në kohën sa ishte nënprefekt i Ferizajt, ai ishte shumë i

angazhuar në këtë drejtim. Për të ndaluar gjakmarrjen, ishte ekzekutuar

një fshatar i Dremjakut (fshat në rrethin e Ferizajt) për arsye se kishte

bërë vrasje me motive gjakmarrje. Ekzekutimi i tij ishte bërë me varje

ditën e pazarit (ditë e shtunë). Ky veprim ishte bërë me qëllim që të

ndalet gjakmarrja. Ky ekzekutim kishte dhënë efekt, sepse pas kësaj

ngjarje, edhe pse populli ishte i armatosur, nuk kishte raste të tjera të

gjakmarrjes.

 

f.19

Më 18 tetor 1944, KQ i Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës

shpalli mobilizimin e përgjithshëm. Në këtë mënyrë, brenda një kohe të

shkurtër u mobilizuan 20 000 burra

 

f.20

Osman Selimi (hoxhë) u ngrit në këmbë dhe iu drejtua të pranishmëve të tubuar në xhami në Gadime të Epërme.

”Vëllezër, këtu jemi me abdes, do t’i dalim shkaut përballë, do ta

luftojmë dhe kush e gjen vdekjen do të shkojë shehit. Ai nuk do të vdesë

kurrë. Vatani duhet të ruhet në çdo pëllëmbë, andaj shpejtoni!”

Ky luftëtar iu shton moralin fshatarëve dhe u bë model prej një imami, i cili lufton për atdhe dhe për fe.

 

Gjatë luftimeve mbeti i vrarë imami i Gadimës, Mulla Osmani. Në mbrëmje ai është varrosur në afërsi

të lumit, e pas një jave është rivarrosur në varrezat e fshatit.

 

f.21

Kjo luftë, që njihej si Lufta e Parë e Gadimës, është një dëshmi se në këtë trevë, përpos guximit që kishte popullata, ishte organizuar edhe rezistenca.

Kjo luftë ishte edhe një dëshmi dhe një siguri se Adem Gllavica me ushtarë shpejt të pozicionohet në këtë trevë.

Zona IV ishte ajo që përfshinte Ferizajn dhe Gjilanin. Shtabin e kësaj zone e

përbënin: Adem Gllavica, Qazim Sefë Llugaxhija, Hysen Tërpeza, Mulla

Idris Gjilani, Muharrem Fejza, Bajrush Xhakli dhe Mehmeti i Zi- Krileva.

 

f.22

Ne të rretheve Ferizaj, Kaçanik e Gjilan, bamë një mbledhje në malet e Mirashit e vendosëm me i luftue bullgarët e partizanët e Titos e me ba një luftë nacional- çlirimtare për bashkimin me Shqipni.

Sa i përket Shqipnisë, ne ishim të sigurt se Shqipnia do ta përkrahë luftën tonë për bashkimin me Shqipninë. Këtu ishim gabue se Shqipnia dërgoi ushtrinë e saj e na vrau e na therri, tue na urdhërua neve që të rrimë e të bashkëpunojmë me vllaznit jugosllavë.

 

Në mbledhjen e Mirashit (afër 2000 veta) vendosëm që përnjiher të fillojmë aksionet.

 

f.23

Në fshatin Plitkoviq më 27 nëntor 1944, (u tubuan) në odën e Rifat Banushit, në të cilën morën pjesë: Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Qazim Sefë Llugaxhija, Hamdi Mramori

etj

 

f.24

Kështu, nga fundi i nëntorit 1944, malet e Gadimës dhe Kishnapolës ishin mbushur me nacionalistë,

Më 1 dhjetor 1944, në fshatin Tërpezë u mbajt mbledhja e Shtabit të Zonës IV të Mbrojtjes

Kombëtare të Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe disa anëtarë të Zonës II.

 

f.25

Unanimisht u vendos që Shtabi i Zonës IV, të avancohej në “Shtab Suprem të Kosovës”. Komandant ishte zgjedhur agronomi Adem Gllavica dhe zëvendës i tij Qazim Llugaxhija.

Marshuta niset prej Tërpezës për Kishnapolë. Në Kishnapolë, në vendin

e quajtur Guri i Kishës, Adem Gllavica mbajti një takim me luftëtarët e

tij, duke i inkurajuar dhe duke iu treguar planin e veprimit. Fjalimi afërsisht kishte këtë përmbajtje:

“Burra! Sot është dita që po kërkon vendi të hyjmë në luftë për mbrojtjen dhe

lirinë e tokave tona. Çdo pushtet tjetër ndoshta mund ta pranojmë. Komunizmin

jo dhe kurrë. Sot ne po nisemi nga ky vend të mbrojmë dhe çlirojmë Ferizajn.

Duhet të krenohemi se sot, këtu, në këtë fushë të shenjtë, u mblodhëm burrat më

të mirë nga të gjitha anët e Kosovës.”

 

f.26

Totali që u drejtuam për në Ferizaj arriti në mbi 400 veta. Morën pjesë luftëtarë vullnetarë nga Zhegovci,

Bresalci, Kishnapolja, Vrella, Plitkoviqi, Marevci, Gllavica, Tërpeza, Llugaxhija

Babushi, Cërnilla, Rubovci etj.

 

f.27

Trim i dalluar në këtë betejë ishte Bahtir Dumnica e Hamdi Mramori, të cilët me mashinka në dorë defiluan si luajë nëpër qendër të Ferizajt, aty ku Hamdi Mramori ishte vrarë

Nga radhët e komunistëve flitet se janë vrarë 300 veta.

 

Vrasja e vëllezërve Maqestena ishte shumë prekëse.

Pas marrjes në pyetje, ata u ekzekutuan në mënyrën më barbare. U shua jeta e tre vëllezërve,

por edhe të tjerëve, që të gjithë të rinj. Kjo tragjedi kishte ndodhur publikisht. Ky moment demoralizoi shumë partizanë shqiptarë, ku edhe disa që patën mundësi dhe guxim u larguan nga ato njësi famëkeqe.

 

f.28

Ata flijuan jetën e tyre për atdhe, për popull dhe për ideal.

 

f.28

Mbas luftës së Ferizajt, Kosovën e mbuloi tmerri e mjerimi. Kë e zinte nata s’e çelte drita”

Gjindja ishin mbyllur brenda, por ata i merrnin edhe nëpër shtëpi dhe i pushkatonin a i

mbytnin për gazep të madh. Qytetit i vinte era vdekje prej kufomave e prej gjakut të derdhur, por edhe ne të gjallëve na kishte hyrë hija e vdekjes.

 

f.29

Lufta e Ferizajt është krenari e popullit shqiptar të Ferizajt me rrethinë. Ajo luftë mbajti

gjallë shpresat se një ditë ky popull do të fitojë lirinë.

Mulla Idriz Gjilani, pa ndihmën e Shtabit Suprem sulmon Gjilanin më 23 dhjetor 1944.

 

Mulla Idrizi e ka sulmue Gjilanin, kanë hyre deri te burgu i Gjilanit, i kanë çlirua të

burgosurit.

 

f.30

Regjioni ku ishte Shtabi Suprem ishte një territor gjysmë i lirë.

Njerëzit nëpër male ishin pengesë për instalimin e pushtetit “Popullor” komunist.

Veprimet si: rrahje, rekrutime të dhunshme, vrasjet me apo pa gjyq dhe

hedhja e kufomave të tyre nëpër lumenj në tërë territorin e Kosovës,

irritoi një masë të madhe edhe të komunistëve shqiptarë, të cilët

refuzuan të shkojnë jashtë Kosovës. Një revoltë të tillë e shprehu edhe

Shaban Poluzha, e që bëri luftën e Drenicës në vitin 1945.

 

f.31

Nën komandën e Adem Gllavicës “ballistët”arritën që për gjysmë ore luftime të vrisnin 64 pjesëtarë të asaj brigade, 12 të plagosnin dhe disa t’i zinin robër.

 

f.32

Siç thashë, i zumë shtatë robër, midis tyre një vajzë 18 vjeçe të Vranjës. Kjo,

duke m’u drejtuar mua, m’u lut ‘a mund ta pi edhe një gotë ujë për herë të

fundit?

Mund ta pish jo një, por sa të duash, i thashë.- Pse, tha ajo, s’do na vrisni?

Jo, i thashë unë, s’do ju vrasim, do ju lëmë të lirë, por mos t’u shohim më të

luftoni kundër nesh!

Më ka thënë nëna – thoshte vajza, mos dil partizane, por unë budallaqja nuk

e dëgjova!

Në fakt kështu bëmë, burrat i çarmatosëm ndërsa vajzën jo. Rexhep Okllapi

nguli këmbë që ta kontrollonim edhe vajzën, madje ta vrisnim, por unë ndërhyra

dhe e ndalova, duke arsyetuar se s’është zakon ndër shqiptarët t’i kontrollojnë

gratë… I lamë të gjitha të lira. 77

 

f.33

Një gjë është interesante se në radhët e brigadës së MPK-së kishte edhe

shqiptarë, të cilët kishin armë, por ata nuk kishin shtënë drejt ushtarëve

nacionalistë. Nga të vrarët asnjë nuk ka qenë shqiptar, d.m.th as nga

brigada e MPK-së.

 

f.34

Derisa pengjet e Gadimës vazhdonin rrugën prej Mirashit në drejtim të

Gjilanit, Ali Shukriu kishte dalë në fshatin Tankosiq dhe me komandantin e Brigadës u konsultua se këta njerëz duhet të kthehen dhe të mbesin në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe se ajo luftë kishte

ndodhur në territorin që ishte nën domenin që e kontrollonte vetë Ali Shukriu. Ky intervenim i Ali Shukriut rezultoi me atë se këta njerëz ndërruan drejtimin e udhëtimit që ishin nisur për në Gjilan dhe u kthyen për në qytetin e Ferizajt. Në Ferizaj u mbajtën 2-3 net. Aty 6 veta u

dënuan me nga dy-tre muaj burg.

 

f.35

Shtabi Suprem e arsyeton veten që e mban këtë emër. Jehona e Betejës së

Gadimës ishte në tërë Kosovën. Adem Gllavica, si një strateg, me këtë

betejë tregoi se ai, përpos që është njeri i arsimuar, dëshmoi edhe artin

luftarak. Edhe pse nuk e kishte profesion, jeta ia imponoi që Adem

Gllavica të jetë një strateg luftarak. Në ballafaqim me komunistët në atë

betejë nuk e humbi jetën asnjë ushtar, përpos që në tërheqje ishte vrarë

Shefki Maholli.

 

Lufta e Gadimës është lufta më e suksesshme e nacionalistëve në tërë Kosovën. Në çdo përleshje

kemi humbje të konsiderueshme të nacionalistëve, e në luftën e Gadimës shënohet një fitore e thellë, që askush nuk kishte mundur ta besonte.

 

f.37

Kolibet e ballistëve shërbyen si kazerma të Ushtrisë së Zonës IV, që

erdhën nga Prishtina, në krye me Adem Gllavicën (nëntor 1944 deri më 1

dhjetor 1944). Mandej, shërbyen edhe si vendqëndrim i “Shtabit Suprem

të Kosovës” (1 dhjetor 1944 deri më 16 gusht 1945, me komandant Adem

Gllavicën) dhe si vendqëndrim i “Ushtrisë Popullore Kombëtare” (prej

16 gusht 1945 e deri në shtator 1945, me komandant Hysen Tërpezën).

 

Në periudhën nëntor 1944 dhe shtator 1945 lirisht mund të thuhet se kjo zonë ishte e lirë.

 

f.38

“Shkuam në Çellopek ku ndenjëm 3 ditë e 3 net.. Lexonim gazetat serbe

“Vreme”, Borba”, ku shkruhej se Adem Gllavicën e kanë vrarë.. Lajmin e kishin

përhapur ndoshta dy vëllezër që ishin ndarë nga ne. Në dhomën ku po rrija, vjen

një prej Banulle që s’më njohu prej mjekrës së gjatë që mbaja dhe thotë “e vranë

Adem Gllavicën”. – I them se ndoshta kanë vrarë tjetërkënd se Adem Gllavicën

e ke këtu në dhomë. Mjekra i ngatërronte, sidomos serbët që zinim robër, që

kujtonin se isha Drazha Mihajlloviçi.”

 

f.39

Komiteti Nacional Demokratik, pos themelimit, nuk kishte ndonjë aktivitet politik. Ky Komitet nga fundi i vitit 1944 sikur u shndërrua në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, kurse kryetari i saj, Ejup

Binaku, për një kohë do të ushtrojë detyrën e oficerit jugosllav për mobilizim në Qarkun e Gjakovës.

 

Shqiptarët e radhitur nëpër aradhet partizane keqtrajtoheshin dhe shpesh vriteshin. Pasiguria dhe urrejtja shtohej ndaj pushtetit komunist sllav edhe nga vetë komunistët shqiptarë Pasi që partia e Ballit

Kombëtar veç ishte kompromituar si parti profashiste, PK-ja po ashtu doli si antikombëtare. Legaliteti si parti pa mbretin në vend, që të tri ishin jo fort të favorshme, prandaj kjo lëvizje mori emrin e lartshënuar

NDSH, apo më mirë të themi se vazhdoi rrugën e NDSH-së së Gjakovës.

 

f.40

Sipas Kemal Skenderit betimi ishte bërë kështu:

Betohem në Kuran, në flamurin kombëtar dhe në Armë, se do të punojmë me besnikëri e

vetësakrificë, me çmim të jetës, për kombin shqiptar dhe për çlirimin e bashkimin

e tokave shqiptare në Shqipërinë etnike”

I njëjti betim është bërë më 28 nëntor të vitit 1945, në Xhaminë e Gadimës së Poshtme.

 

f.42

Kjo organizatë politiko-ushtarake kishte për detyrë që të mos paraqiste simpati ndaj asnjë partie politike, e që deri diku ia kishte arritur qëllimit..!.). Këtë më vonë e shohim edhe në aktivitetet politike, ku Gjon

Serreçi nuk përkrahte asnjë parti politike.

Më tutje Gjoni foli se këtë luftë, të cilën ne e udhëheqim, nuk është

kurrfarë partie, ne nuk jemi as komunistë, as nazistë, as zogistë, as

ballistë, ne nuk duam asnjë parti dhe çdo parti është e kalbur

 

f.43

Gjoni tani ishte bërë pjesë e kësaj organizate dhe me Ajetin udhëhoqën këtë organizatë deri

në shpërbërjen e saj.

Takimi ishte mbajtur më 29 nëntor 1944, në malet midis fshatrave Livoç, Ponesh,

Gumnishtë dhe Pasjan – Komuna e Gjilanit. Mulla Idrizi me 20 bashkëluftëtarë u takua me Shefqet Pecin. Takimi ishte organizuar që Mulla Idrizi të heqë dorë nga lufta të cilën bënte. Në atë takim Shefqet

Peçi tha: ”Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi, porsa të stabilizohet gjendja Kosova dhe të gjitha viset shqiptare të Jugosllavisë patjetër se do të bashkohen me Shqipërinë, gjë për të cilën mund të jeni fare të

sigurt…!

 

f.44

U arrit marrëveshja për një takim, i cili u mbajt më 15 maj të vitit 1945 në Cernillë. Në takim ishin

përfaqësuesit e pushtetit, si: Ali Shukria, Shaban Kajtazi, Ibrahim Cernilla, Qazim e Qerim Mirashi dhe Bajrush Gavazi, për të cilin nuk kishin fjalë të mira. Përfaqësues i luftëtarëve shqiptarë ishte Hysen

Tërpeza, që erdhi me 7 trima të armatosur dhe të disiplinuar.

Ibrahim Grainca, që ishte koordinator dhe nismëtar i këtij takimi, na tha se s`kishte besim te koloneli Shefqet Peçi, që ishte një kriminel i vërtetë dhe besnik i verbër i Partisë Komuniste Jugosllave. Për të ishte gati të vriste edhe djalin e vet. Dhe Ibrahimi kishte pasur të drejtë”

 

f.46

Çfarë tha Ali Shukriu?

-Zotëri Tërpeza, unë përfaqësoj Beogradin. Jam oficer i Titos. Major

Shefqet Peci përfaqëson Tiranën. Është oficer i Enver Hoxhës. Të dy

shtetet të garantojnë jetën dhe lirinë, si ty, ashtu edhe ushtrisë sate. Lyp

dorëzanë kudo – në daç në Kosovë, në Maqedoni apo në Shqipëri. Sot

lufta mbaroi. Të gjithë janë me ne: Amerika, Anglia, Franca dhe forca më

e madhe sot, Bashkimi Sovjetik.

Gjermania dhe Italia kapitulluan. Luftën e humbën për gjithmonë. Ç`kërkoni ju që rrini maleve?

Pyetni hoxhallarët, priftërinjtë e kë të doni! Në rrugë të gabueshme jeni. Nuk keni më kurrfarë shprese. Kurrfarë përkrahje ndërkombëtare. Ju them edhe një herë -lirinë ua garantojmë. Të rinjtë

nuk i prekim. I çojmë ushtarë: Kryejnë obligimet, kthehen në shtëpi.

Pastaj edhe në punë. Ata që e kanë të kryer ushtrinë do të punojnë në OZN-a…. Për ty pak më vonë do të rezervohet një vend i lartë në pushtet…

 

f.47

– Ne nuk qëndrojmë maleve për sigurim jete. Ne luftojmë maleve për të drejtat e kombit tonë. Për lirinë e shqiptarëve. Ti më kallëzon rehatinë dhe lirinë që gjoja e gëzon populli shqiptar. Po a nuk e

sheh, o Ali, se ç`jeni duke bërë me popullin e vuajtur shqiptar që nga Manastiri, Ulqini, Plava e Presheva? Jeni duke e grirë këtë popull si në havan. A harruat masakrën që bëtë në Drenicë e mbarë në Kosovë? A

harruat që vratë qindra e mijëra patriotë shqiptarë të pafajshëm?A e harruat aq shpejt ahengun e xhelatëve tuaj, para se të niste therja e ploja, masakra e grirja, pushkatimi dhe mbytja me hu, dru e tokmakë? A e

harruat zhdukjen në mënyrë më mizore të patriotëve dhe të prijësve të dalluar të këtij kombi? A mos e harruat gjakun e mijëra vetëve të vrarë në Tivar? Ende, bre, është i njomë gjaku i këtyre martirëve…

Këtë terror bota nuk e ka parë. Për këtë vjen dita kur do të shkruhet në hollësi. Asgjë nuk do të mbetet e fshehur. Ti këtu po flet për njëfarë bashkim-vllaznimi. Po ku i ka rrënjët ai, bre? Ku e le 1913-ën, kur

vetëm në Plavë dhe Guci malazeztë para kishe bënë masakra të papara vetëm se shqiptarët nuk donin ta ndërronin fenë. Nëpër Kosovë e gjetkë dogjën mijëra shtëpi. Krali nxori me dhunë shqiptarët nga trojet e veta, duke ua dhënë kolonëve. Në Kabash të Prizrenit pushkatuan mbi 100 burra dhe tri gra. Në Lubishtën e Gjilanit vranë 93 veta… Mos flitni bre, si u thonë të tjerë. Jeni të mashtruar. Rëndë ju kanë tradhtuar.

 

f.48

– Pse Kosova po mbetet me Beograd, e jo me Tiranë?! Këtë ma shpjegoni, nëse keni dëshmi. Nëse

bashkohemi me Tiranë, unë që këtu, sot, e flijoj jetën. Mund të më pushkatoni para masës. Le të më dënojë Gjyqi i Tiranës – në gjuhën shqipe, jo ai i Beogradit. Le të dihet se Gjyqi Shqiptar po më pushkaton për mospajtime ideologjike.

 

– Zotëri Tërpeza! Të kam vënë re! Qe tri orë je duke folur kundër vëllezërve sllavë! Ne me këta vëllezër e luftuam okupatorin krah për krah. Je krejtësisht nè pozita të gabuara. Zotëria jote kërkon që Kosova të

mbetet me Tiranë, jo me Beograd. Mendo mirë…(dhe dridhej i tëri)…A

ndahet mishi prej thoit, aq ndahet Ushtria shqiptare prej Ushtrisë jugosllave!

Unë jam dërguar nga Qeveria e Tiranës! Ose prano siç tha shoku Ali, ose me ushtrinë time do të jem i detyruar t`ju zhduk fizikisht. Këtu kam ardhur për këtë mision. S`ka asnjë javë,

zotëria juaj, që m’i vratë ushtarët e lirisë… Dëgjoni! Nga sot, një ushtar të më vritet, e ti sot nuk i pranon konditat tona, unë do t`ua fus zjarrin 40 fshatrave.

– Zotëri major, dëgjomëni ju tash. Po qe se doni të ma plotësoni dëshirën digjni jo 40, por 200 fshatra… Unë jam i betuar vetëm në zotin, në kombin dhe në pushkën.

 

f.49

Nuk kam familje të ngushtë, siç mendoni ju. Kam shumë vëllezër, shumë djem, shumë familje. Farefisi im është shumë i gjerë—është krejt Kosova. Jo, po mashtroheni. Beli, nuk ju mbërrin ymri t’i zhdukni të

gjithë. Edhe nja ta dini. Zemër kam, kur Kombi e Atdheu janë përpara.

Vërtet i kam dy djem të vegjël, njëri as nëntë muaj nuk i ka mbushur.

Zotëria jote – që tash shkoni në Tërpezë, ndizeni një zjarr, merrni përkëmbë fëmijët e mi dhe hidhni në të. Të jesh i bindur që me shfarosjen e dy djemve të mi nuk zhduket kombi shqiptar. Por, mbajeni në mend

mirë. Vjen dita e historia jonë do të shkruajnë për krimet dhe terrorin që jeni duke bërë. Do të habitet bota dhe njerëzimi me metodat egra që ushtron komunizmi ndaj popullit shqiptar. Këtë tradhti që ju po e bëni

bota nuk e ka parë.

 

– Ju, nga ky vend, më nuk mund të shkoni!

 

Sakaq, tyta e “nagantit” tim u gjet në gropën e fytit të Ali Shukriut. Dhe, ja shava besën e shkaut, unë kuptoja se isha më i shpejti. Sytë u ndalen te dera. Tytat e pushkëve të shokëve të mi

ishin drejt në zemër të Aliut e të Shefqetit. Rojet armike kishin vdekur në këmbë. Shkau ishte bërë i verdhë si dylli. Ishin të pashpirt të gjithë. Në ato momente kur hekuri i im ishte në fytin e Ali Shukriut, Rexhep Behluli -Kryeziu tytën e pushkës ia kishte rrasur në kraharor major Peçit.

Secili prej tyre po të lëvizte plumbi e merrte në zemër. Të gjithë u zverdhen si limoni. Ali Shukriu, me një britmë shtazarake, që ende sot më ushton në vesh, urdhëroi:

– Prene komandën…!

 

 

f.50

– Zotëri Tërpeza! Ndaluni njëherë. Pritni… Pashë at flamur për të cilin luftoni. Pashë Zotin (tash i ranë ndërmend Zoti e perëndia…Qeshet). Na fal jetën! Në dorën tënde jemi! Unë jam Ali

Shukriu. Me besë të kam marrë, me besë të çoj.

– Mos luaj vendit !—Mos flit më. Duart lart, i thashë.

 

Deri në një kthesë mora peng Aliun, Shefqetin, Shaban Kajtazin, oficerin shka dhe kryeplakun si

dëshmitar. Në ndarje, Shefqet Peçi më tha:

– Zotëri Tërpeza! Tash po ndahemi. Unë jam i detyruar t`u ndjek kudo qofshi…

 

 

Përfundimi i kësaj ngjarje shumë dramatike dëshmon vendosmërinë, burrërinë, atdhedashurinë, vullnetin, sakrificën, guximin dhe strategjinë që kishin nacionalistët shqiptarë.

 

f.51

Nga Shtabi Suprem morën pjesë: Adem Gllavica, Hysen Tërpeza, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Qazim Sefë Llugaxhia, Sylë Hotla etj. Nga ana e NDSH-së, nga Komiteti Qendror i

Shkupit, ishin Kemal Skenderi, Mexhid Zyberi dhe Xhemail Bllaca. Kuvendi filloi punimet më 15 gusht 1945 në shtëpinë e Zylbehar Kopilakut.

“Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare” LpLTSH.

LpLTSH kishte detyrë që të i bashkonte të gjithë ato rryma politike antikomuniste dhe antijugosllave nën një flamur për të krijuar Shqipërinë etnike.

 

f.52-53

Proklamatë nr. II

Vëllezër kosovarë, po ju drejtohemi sot juve, ne vëllezërit tuaj, nga malet

e lira të Kosovës. Kaluan dhjetë muaj në pritje të armatosur, kemi pritur

me durim dhe kur ka qenë nevoja kemi luftuar, andaj grushtin të cilin ia

kemi dhënë armikut e ka ndie e tërë bota. I pamë të gjitha veprat nga

çlirimtarët dhe prej fillimit e kemi ditur dhe që në fillim ua kemi treguar

mendimet tona, ku dhe kemi shprehur frikën tonë për këtë. Por, ne kemi

pritur që të gjithë të vërtetohen për këtë. Tani edhe naivët dhe

simpatizantët, me të verbëritë e lirisë së popullit e kanë kuptuar se si

qëndrojnë gjërat, por tanimë është vonë dhe e kanë parë të vërtetën e

hidhur, i kanë hapur sytë, e kanë parë tradhtinë në stilin e madh, të cilën

ia kanë përgatit tradhtarët ndaj popullit tonë.

Kjo nuk është hera e parë që në llogari të një populli të vetëm të lozin në

këtë dramë. Nuk po befasohemi në serbët dhe malazezët, sepse i kemi

njohur dhe se janë të egër dhe shovinistë, imperialistë, që nga vitet 1878,

1912, 1918 dhe se ata janë bijtë e tyre, të cilët mundën dhe dinë të

përgatisin plane moderne dhe të përkryera dhe sa më djallëzore. Por,

është gjë e natyrshme që ujku qimen e ndërron, por zanatin nuk e harron. Ne për këtë flasim, por veprat tregojnë. Çuditemi me disa shqiptarë që është turp t’i thërrasim me emrin shqiptar, por populli e di

edhe këtë, çdo kund e vëren. Ata kanë rënë si armë e verbët për interesat e huaja, edhe pse janë robëruar deri nën lëkurë të këtij populli të mjerë. Këtyre u është marrë gjithçka që kanë pasur dhe asgjë nuk u kanë dhënë.

Si shembull, më e mirë është barabarësia dhe liria e popullit? Që aq shumë janë trumbetuar, pasi që dhjetë muaj rresht sistematikisht dhe me tradhti se gjoja po i marrin për ushtri, I kanë shpërngulur nga Kosova

7000 njerëz, të cilët i kanë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe i kanë lënë në mjerimin më të madh familjet e tyre. Këtë e ndërmori Brigada VII, e njohur për mënyrën e mashtrimit e të tradhtisë, të cilën historia jonë do ta shkruajë me shkronja të zeza. Në këtë brigadë i kanë tradhtuar dhe i kanë marrë 2 0000 shqiptarë, të cilët kanë vrapuar me armët e tyre duke menduar se ata do të shërbejnë vetëm në Kosovë, se vetëm Kosovën do ta mbërrijnë dhe pasdite i kanë dërguar të çarmatosur për në Banat.

Sot, ata gjenden në vise të ndryshme të Jugosllavisë, të ndarë nëpër brigada, të cilët kanë humbur dhe janë shpërndarë në tërë Jugosllavinë, si kripa në ujë. Më vonë është përgatitur tradhtia e dytë, ku janë

munduar të grumbullonin ushtarë, por me dëshirë askush nuk u shkoi,

sepse populli ishte pjekur. Pastaj, dikush tjetër iu thoshte se këta ushtarë do të shkonin të shërbenin në Shqipëri, sepse po i kërkonte Enver Hoxha, të cilët janë të gatshëm për Shqipëri të japin jetën. Por, pas disa ditësh, atyre iu morën të gjitha armët, i burgosën në Prizren, në kazermat

ushtarake, të cilat ishin shndërruar në llogore të koncentracionit, më të tmerrshme se koncentracionet e fashizmit. Shumica prej tyre u sëmurën nga tuberkulozi dhe sëmundje të tjera nga të ftohtit. Ata u dërguan

nëpër drejtime të panjohura, me kolona të gjata dhe pafund, të zbathur, të uritur, të cilët përcilleshin nga një numër i malazezëve të armatosur deri në dhëmbë. Trimat iu kundërviheshin dhe mundoheshin që të iknin, por binin të pashpirt, pasi qëlloheshin nga tradhtarët. Ato ditë, rruga Prizren –

Shkodër ka qenë kasaphane e vërtetë. Shumë të rinjve u shkoi për dore që t’i çarmatosin shumë roje dhe t’i varrosin nëpër male. Ata, tani gjenden nëpër batalionet tona dhe tregojnë për shokët e tyre dhe

tragjeditë që kishin përjetuar gjatë atyre ditëve të zeza. Të tjerët, që nuk kishin arritur të iknin, i kishin dërguar në bregdetin e Tivarit, ku ua kishin dorëzuar komandantëve malazezë.

Kjo ka ndodhur gjatë ditëve kur heroi i popullit, Haki Taha, në qendër të Prishtinës e ka vrarë tradhtarin më të madh të shqiptarëve, malazezin Milladin Popoviqin. Për këtë F. H. ka fituar shanse të mira, të cilën e ka pritur dhe u kanë dhënë urdhër komandantëve malazezë në Tivar që të pushkatojnë një numër të shqiptarëve për t`u hakmarrë për malazezin Miladi Popoviq. Gjatë atyre orëve, në mënyrën më çnjerëzore, janë prerë 3000 shqiptarë. Kjo ka vazhduar derisa familjet në Tivar kanë

ndërmjetësuar dhe masakra është ndërprerë në gjysmë.

Sipas të dhënave, janë masakruar dhe janë prerë 3500 shqiptarë.

Emrat e tyre dhe vendi i të masakruarve është i njohur për të gjithë. Po ashtu, është i njohur fakti i pranisë së muzikantëve dhe tupanxhinjve romë, të cilët bënin muzikë para burgjeve të mbushura me shqiptarë, për të mos u dëgjuar brimat në kohën kur shqiptarët masakroheshin nga xhelatët gjakpirës. Duke i futur thikat në trupat e shqiptarëve, atyre u shkëpusnin mishin me dara ose ua thyenin ashtin me çekiç. Për të mos u dëgjuar britmat nga dhimbjet që përjetoheshin brenda, jashtë ishte atmosferë festive, me muzikë dhe valle, të cilën e organizonin romët.

Këto skena rrëqethëse populli shqiptar i ka në kujtesë dhe janë të freskëta. Këso lloj ngjarjesh rrëqethëse kanë ndodhur me mijëra herë gjatë muajve të sundimit të këtyre terroristëve. Krahas kësaj, shqiptarëve

reaksionarë ua kishin ndezur shtëpitë. Partizanët e njëjtë i regjistronin dëmet e shkaktuara, ndërsa pasi që burrat kishin ikur në mal, u thoshin grave të jepnin nënshkrimin, se shtëpitë e tyre ua kanë plaçkitur e

ndezur gjermanët.

Për këto ngjarje, më së miri flasin dëshmitë. Vuajtjet e popullit shqiptar kanë qenë të njohura botërisht. E gjithë bota e ka parë të vërtetën dhe se populli i Kosovës, me 85% të popullsisë shqiptare, është

popull autokton. Megjithatë, premtimet e zëshme, që janë dhënë në fillim, asnjërën nuk u plotësuan. Përveç premtimeve, popullit ia morën armët, djemtë më të mirë i internuan dhe i shpërngulën në vendet më të largëta të Jugosllavisë. Janë të freskëta kujtimet për parullat, të cilat i shpërndanin gjatë kohës së okupimit. Këto parulla u shkruan nga udhëheqësit më të lartë të sotshëm të Kosovës. Mes tjerash, u botua programi që më së shumti neve na interesonte dhe haptas është komunikuar që populli lirisht do të vendosë se me kë do të jetojë, me Jugosllavinë apo me Shqipërinë. Në ditët e para të këtij regjimi,

komisarët politikë, nga të katër anët, me orë të tëra, mbanin fjalime bombastike, ku populli me qëllime të mira u është ofruar atyre dhe me besim të plotë ua ka dorëzuar armët. Megjithatë, populli shqiptar nuk e

humbi shpresën. Populli mezi priti që ta shprehë lirshëm dëshirën e vet, e cila ishte bashkimi me Shqipërinë.

Për këtë dëshirë të popullit liridashës janë frikësuar shumë dhe i kanë këshilluar se këta njerëz nuk do t’i çojnë në vend dëshirat e këtij populli. Premtimet e dhëna mbetën në harresë. Mehmet Hoxha, në krye

të një delegacioni me përfaqësuesit e një pjese të popullit, pa dijeninë e popullit dhe në emër të popullit (SIK), shkoi në Beograd, ku Titos i shprehin dëshirën që t’i bashkëngjiten Republikës Demokratike të

Jugosllavisë. Me t’u kthyer me porosi dhe detyra nga Beogradi, e lusin Titon që Kosova të pranohet në Jugosllavinë e re demokratike, ngase dinarët kishin ndikim magjik. Dhe, kjo na kujton Mustafë Krujën,

Shefqet Vërlacin, Rejz Alizotin dhe shokët e tyre, të cilët në prill të vitit 1939 i dërgojnë telegram Musolinit dhe e lusin që Shqipërinë ta pranojë në gjirin e vet. Kur janë kthyer nga Roma, të gjithë përfaqësuesit e popullit (SIK) e thërrasin kuvendin, me njerëzit e mbledhur nga kafenetë

dhe vendosin që kurorën e Skënderbeut t’ia dhurojnë Viktor Emanuelit.

Populli shqiptar tërë botës i tregon për grushtin vdekjeprurës, të cilin ia ka dhënë Italisë dhe kuislingëve të tyre në Shqipëri, por sa vlejnë këto vendime, kjo komedi është luajtur në prill të vitit 1939 dhe pas 6 viteve përsëritet në Kosovë. Kësaj radhe rolin e ‘Lirisë’ e luan ‘Dinari’ dhe në vend të Verlacit, Krujës dhe Alizotit me shokë, ishte Mehmet Hoxha me shokë. Në vend të Romës ishte Beogradi dhe në vend të Duqës, Marciald de Limbera ishte shoku Tito-Marshal i Jugosllavisë. Analogji e

çuditshme, më 1939 në Romë dhe Tiranë është kryer shitblerja, ndërsa në vitin 1945 është kryer shitblerja e dytë në Beograd e Kosovë. Të dy këto shitblerje janë kryer në llogari të popullit shqiptar dhe të gjithë e dinë se sa vlejnë këto shitje. Këto janë shitje të paligjshme dhe janë bërë pa pëlqimin e të zotit të shtëpisë -popullit, për këtë solemnisht shpall se populli i Kosovës vetë nuk i ka aprovuar këto vendime… Dhe, vendimi është marrë kundër dëshirës së tyre, që Kosova t’i bashkohet Serbisë Federale. Por, populli kurrsesi nuk e pranon këtë aktvendim, të cilin e kanë nënshkruar disa njerëz, të cilët e përfaqësojnë Kosovën dhe dëshirën e interesat e saj.

E aq më pak i përkrahin vendimet e Kuvendit, i cili është mbajtur në Prizren, më 8 korrik 1945, ku disa njerëz janë ftuar me thirrje nga të gjitha anët e Kosovës, kinse janë përfaqësues të popullit, ku janë

detyruar të nënshkruajnë me forcë. Shumica prej tyre janë burgosur, me qëllim të frikësimit për të nënshkruar vendimin me të cilin Kosova shpreh dëshirën për t’iu bashkangjitur Serbisë Federale.

Populli shqiptar i Kosovës, i cili është i banuar me shumicë shqiptare absolute, i kërkon të drejtat natyrore që i takojnë për bashkimin e vet me popullin e Shqipërisë të vitit 1913. Kjo ishte dhe do

të mbetet dëshira e vetme e shqiptarëve të kësaj krahine. Populli është për atë që të ndajë të mirën dhe të keqen me vëllezërit e vet, me gjak dhe gjuhë të njëjtë dhe njëherë e përgjithmonë ta ketë fatin e përbashkët. Këtë të drejtë dhe dëshirë tonën e quanin shovinizëm, imperializëm,

fashizëm. Kështu nuk ndodh askund në botë, por lejohet vetëm në Ballkan. Në Istër dhe Trieste e tërë bota e dinte se nuk kishte më shumë se 20% popullsi sllovene çlirimtare, por vazhdojnë që këtë krahinë t’ia bashkojnë Jugosllavisë, ndërsa këto vepra nuk i llogarisnin aspak shoviniste, imperialiste, fashiste. Ishte gjenerali anglez, Aleksandër, i cili shkruante se okupimi i kësaj krahine nga ana e Jugosllavisë na kujton pushtimet, të cilat i ka kryer Hitleri. Prandaj, shtrojmë pyetjen se a ishte

kjo e drejtë e popujve për vetëpërcaktim? Kjo e drejtë iu është dhënë popujve nga Fuqitë e mëdha botërore dhe Kartës së Atlantës,

Konferencës së Krimesë dhe San Franciskos. Kosova i ka parë padrejtësitë që i bëheshin gjatë atyre 10 muajve të ardhjes së terroristëve… me yllin pesë cepash në ballë. Ky gjah i ndërmarrë ndaj njerëzve dhe popullit shqiptar në Kosovë gjatë atyre muajve nuk kishte ndodhur askund në botë. Por, për vendin tonë kjo nuk ishte asgjë e re. Ajo ishte vetëm përsëritje e historisë së vitit 1878.

Gjakpirësit e Beogradit i kanë vrarë dhe i kanë prerë 100 000 shqiptarë të Vilajetit të Nishit. Kush ka mundur të ikë, ka shpëtuar. Ndërsa tani, këtu thirren muhaxhirë, të cilët janë shpërndarë nga të katër

anët e Kosovës, ku në vitin 1912 me urdhrin e Beogradit janë mbytur po aq shqiptarë.

Në vitin 1912, gjatë formimit të Jugosllavisë, me urdhër të Beogradit, janë prerë dhe vrarë me mijëra shqiptarë. Gjatë kësaj periudhe, në Konferencën e Paqes është dërguar regjistri i 80 000 të

vrarëve të përcjellë me një protestë energjike, por kjo për ne shqiptarët ishte “VOK LLAMAJS IM DESERTO”.

Në vitin 1945, përsëritet historia dhe prapë me urdhër të Beogradit kryhet edhe një masakër masovike ndaj popullit shqiptar. Ende pa kaluar 10 muaj, janë evidentuar 35.000 të vrarë dhe 50.000 të

shpërngulur, fati i të cilëve nuk dihet. Nëpër katër periudha historike tragjike, të katër qeverive të

ndryshme, me politikë të njëjtë, populli shqiptar ka përjetuar shpërngulje dhe shfarosje. Italia fashiste, e cila ishte armike e përbetuar e popullit shqiptar, ka qenë e detyruar të pranojë karakterin dhe tokën e

shqiptarëve. Këto janë argumente të terrorit të (OZNES), e cila i ka tejkaluar “CIMU OVRU” dhe “GESTAPOS”.

Diktatura 10-mujore tërheq me vete më shumë se ajo fashiste dhe të lirët nga malet tona të lira jemi të autorizuar që ta shprehim dëshirën tonë për popullin shqiptar të Kosovës, prandaj për këtë në emër të

popullit shqiptar të Kosovës ngrehim zërin dhe i drejtohemi opinionit publik botëror dhe haptas deklarojmë kundër dëshirës sonë dhe veçanërisht … dhe pa paralajmërimin tonë na është detyruar lidhja me Beogradin. Dëshira jonë e vërtetë është bashkimi me Shqipërinë dhe dëshirojmë të jemi të bashkuar me vëllezërit tanë të Shqipërisë, pa marrë parasysh regjimin që do ta ketë me ligje të njëjta dhe me kushte të njëjta morale dhe materiale.

Duke ia zgjatur dorën njëri-tjetrit, sa më shpejt do ta ndiejmë mungesën e territ dhe të robërisë, frikën nga terri të cilin e kemi përjetuar nga okupatorët e ndryshëm të Beogradit dhe të kuislingëve të Prizrenit. Ne

nuk jemi kundër asnjë ideologjie dhe nuk luftojmë për asnjë ideologji, ideologjia jonë është lufta për qëndresën e popullit tonë në Kosovë.

Qëndresa jonë në këto troje mund të mbetet vetëm me ekzistimin e shtetit të Kosovës, me kufijtë të banuar me shqiptarë.

Sa i përket pakicës serbe të krijuar, e cila është vendosur në territorin ku shumicën e përbën popullata shqiptare, ata do t’i gëzojnë dhe do t’u respektohen të gjitha të drejtat e barabarta me shqiptarët dhe

nuk do të ketë dallime. Të gjithë malazezët, të cilët gjenden sot këtu, kanë ardhur në vitin 1912, përkatësisht 1918. Populli shqiptar, edhe pse është katër herë më shumë me popullsi, nuk ka shtet të vetin dhe këtë të drejtë nuk e ka gëzuar, ata duhet të brengosen për strehimin e tyre në

vendin e tyre.

Sa u përket fjalëve tendencioze dhe gënjeshtrave, të cilat i përhapin terroristët, ne kategorikisht i demantojmë dhe deklarojmë se në batalionet tona nuk gjendet asnjë i huaj dhe në të gjithë luftërat që janë

udhëhequr gjatë këtyre 10 muajve nuk ka marrë pjesë asnjë i huaj. Për këtë ju informojmë njëherë e përgjithmonë se organizata jonë nuk ka lidhje me asnjë parti apo organizatë të vendit ose të jashtme, apo

qeveri e cila e pengon Kosovën për të qenë së bashku me Shqipërinë.

Veçanërisht e demantojmë lidhjen që organizata jonë e ka me çetnikët, për të cilën na akuzojnë si organizatë terroriste.

Vëllezër kosovarë, regjimi terrorist juve ju gënjen e ju tradhton dhe nuk lejon që të shprehim dëshirën tonë përmes votës që të vendosim për fatin tonë, siç na kanë prezantuar zëshëm në fillim,

por ata e kanë ditur se do të votojmë lirshëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e jo me Beogradin.

Kuislingët e Prizrenit e kanë ditur për dëshirën e Titos, i cili në deklaratën me delegacionin e Kosovës e ka shprehur dëshirën e vet personale, duke thënë se më mire është që Kosova të mbetet me

Beogradin? Këta kuislingë për t’i hyrë në hatër Titos janë ngutur shpejt për t’ia plotësuar dëshirën, sepse…

I akuzuari deklaron se kjo proklamatë iu ka lexuar dhe kjo pamflete, e cila është dërguar në Shkup për shumëzim, kishte qenë e shtypur me dorë. Gjatë hulumtimeve tona në arkiv.

Proklamata shërbeu si informim i masës shqiptare për gjendjen e tmerrshme që përjetonte populli shqiptar. Proklamata edhe më tepër mobilizon shqiptarët që me tërë qenien të ndihmohen

njerëzit në male. Pas kësaj proklamate, shumë njerëz u radhiten në aktivitete politiko-ushtarake rreth NDSH dhe Ushtrisë Popullore Demokratike Shqiptare.

 

PROKLAMATA E PARË

 

Vëllezër, ne jemi vëllezërit tuaj, të cilët gjendemi në malet e lira të Kosovës, duke luftuar ditë e natë me armë në dorë. Grushtin, të cilin ne ia kemi dhënë armikut nga ana jonë, është i njohur në tërë botën dhe

trimat tanë që po bien nga tradhtarët komunistë të Jugosllavisë, si dhe këta që po bien nëpër malet dhe fushat e Kosovës e çelikosin themelin e kufijve tanë të vitit 1913, që kanë qenë dhe do të jetë e pandarë.

Vëllezër, qëllimi i luftës sonë është kundër atyre njerëzve, të cilët po heqin dorë nga të drejtat për kufijtë tanë të vitit 1912, dhe ne jemi definitivisht për bashkimin me nënën Shqipëri, e cila është jona, me

gjuhë dhe me gjak, dhe jemi edhe për atë që t’i përzëmë kolonistët, të cilët janë vendosur në vendin tonë, në tokën tonë, prej viteve 1913 deri në vitin 1918, që këta të na lirojnë tokat tona dhe të kthehen prej nga

kanë ardhur dhe se ky është edhe motivi i djemve tuaj, që dita-ditës po e derdhin gjakun nëpër malet e lira të Kosovës, që t’ia japin sa më parë grushtin njëherë e përgjithmonë këtyre mbeturinave të ndyra, të cilët

nuk na lejojnë të bashkohemi me nënën Shqipëri, të cilat nuk na kanë dhënë sipas hartave të Konferencës së Atlantës që është mbajtur në San Francisko në tavolinën e paqes.

Vëllezër shqiptarë, deri më tani kemi mjaft rrena nga tradhtarët, të cilët me gjakun tuaj të derdhur do të lajnë nën thundrën e Partisë komuniste dhe duke i mbushur gjepat me para, këta gjakpirës të popullit shqiptar, siç është Mehmet Hoxha me shokët e tij.

Mjaft është dhe nuk mundemi të durojmë më dhe t’i pranojmë traditat tradhtare nga këta tradhtarë, të cilët nuk mendojnë për popullin e gjorë, por vetëm se si të ulën në fotele të buta dhe të mëdha, t’i hyjnë në qejf

Titos dhe ditë për ditë e rrejnë popullin e Kosovës, i cili gjendet në burgjet e Kosovës, duke i kërkuar të drejtat e veta sipas kartës së Atlantikut, të cilat janë dhënë nga kryetarët e Anglisë dhe të Amerikës.

Vëllezër kosovarë, i tërë Ballkani është i përgatitur për ditën e nesërme, e cila shihet nga ana e forcave anglo-amerikane, ku sipas urdhrit të tyre forcat ruse janë kthyer nga Irani dhe vendet e tjera.

Organizohuni, bashkohuni, hiqni dorë nga spiunimi, sepse kjo është në dëmin tuaj nga ata të cilët dëshirojnë t’ju shesin, sikurse ju kanë shitur në vitin 1887 e deri më sot, dhe të cilët dëshirojnë t’ju lënë nën thundrën, çizmen e Jugosllavisë.

Jepjani dorën ushtrisë suaj, e cila gjendet nëpër malet e lira të Kosovës dhe e cila dita- ditës është duke ia hequr zinxhirët udhëheqëse terroristëve me yll në ballë.

Rroftë Armata Anglo-Amerikane;

Rroftë bashkimi Shqipëri–Kosovë;

Rroftë demokracia dhe liria.

 

f.59

Gjatë viteve 1945-47 në radhët e veta kishte më tepër se 30000 anëtarë, atëherë kur numri i anëtarëve të PKJ-së në Kosovë kishte rreth 8800 veta e prej tyre 6000 ishin shqiptarë

 

f.60

Tubimi në malin Presedel (Lugi i Keq v.a.) mes Gadimës, Mirashit dhe Kishnapolës.

Shumë të rinj në bazë të udhëzimeve të Adem Gllavicës nuk iu bashkëngjitën rrugës për në Greqi. Ata të dëshpëruar u kthyen nëpër shtëpitë e tyre.

 

f.74

“Edhe për neve që jemi mundue;

Mos gaboni me na harrue.”

 

Kohët e fundit flitej e shkruhej për luftën më të ndritshme dhe më të suksesshme të shqiptarëve të Kosovës, pra për UÇK-në. Një punë e mirë.

M’u duk se mos kemi gabuar duke harruar edhe për këtë pjesë të historisë, që gati 50 vjet ishte temë e ndaluar për punë publike dhe shkencore.

 

f.75

Kongresi i Lipovicës, 25 korrik 1946

Për të organizuar këtë kongres u angazhua Zona II e konkretisht Ajet Gërguri, Gjon Sereqi, Arif Shala, Aze Jashanica dhe Smail Dragusha1

 

Qëllimi i parë, Lidhja dhe besnikëria e Ushtrisë Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës me forcat demokratike anglo-amerikane dhe me forcat të bllokut antikomunist.

Qëllimi i dytë, Lidhja e ushtrisë së maleve me Komitetin Qendror në Shkup.

 

f.77

Gjoni e mbaroi fjalimin, duke shpalosur flamurin e duke qarë.

Më kujtohet kur tha:

“O Flamur! Kur do të jesh veç kuqezi dhe pa asnjë shenjë tjetër? Një ditë ti do të valëvit i lirë, sikurse edhe sot këtu në malet e lira të Kosovës kreshnike.

 

f.78

Gadimja ishte vendi i parë që mbajti takim pas Kongresit të Lipovicës, d.m.th. menjëherë ditën e ardhshme.

 

f.79

OZN-ja kishte përparuar dhe kishte njerëz të saj në organizatë. Para kongresit dhe pas kongresit, filloi faza e identifikimit të punës ilegale.

Përmes atyre identifikimeve filloi edhe faza e arrestimeve të njerëzve, të cilat arrestime vërtet ishin të shumta.

 

f.84

I akuzuari Ibrahim Grainca – Cërnilla, nga babai Rrahim dhe nëna Fatime, i moshës 30-vjeçare, i lindur dhe jeton në fshatin Cërnillë, me profesion ish-kryetar i Këshillit Popullor në Gadime, shqiptar i fesë

myslimane, shtetas i R.F.D.J, i martuar me Havën, të lindjes Sahiti, nga fshati Rahovicë, baba i 5 fëmijëve, me gjendje të dobët materiale, deri më tani i padënuar, tani gjendet në burgun hetues. Është fajtor për shkak se prej ditës së çlirimit dhe këtë në cilësi të kryetarit të Këshillit Popullor të

rrethit të Gadimës, ka qenë i lidhur me organizatën e NDSH-së dhe me grupet e armatosura në mal, si dhe me të arratisurin Gjon Serreçin – udhëheqës i kësaj organizate në Kosovë dhe për shkak të punës së tij të

këtillë është ndërruar nga kryetari i K.P.V., ku edhe më tutje ka mbajtur lidhje me grupet e armatosura balliste në male, si dhe për atë që më 25korrik 1946 ka marrë pjesë në kongresin V të NDSH-së në Lipovicë, ku me këtë rast ka biseduar me Gjon Serreçin, Ajet Gërgurin dhe me

udhëheqës të tjerë ballistë, ndërsa në kongres ka marrë pjesë si delegat i rrethit të Nerodimës, ku në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe delegatët e rretheve të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu, për shkak se ka marrë pjesë në mbledhjen e organizatës balliste që është mbajtur në fshatin Cërnillë (Gadime,v. autori A,T.) në vendin “Te mulliri I AJVAZIT”, së bashku me Raif Tashollin. Dënohet me 20 vjet heqje lirie

dhe me punë të mundimshme, i cili do t’i llogaritet prej 11. XI. 1946, si ditë e heqjes së lirisë dhe humbjes së të drejtave politike dhe të disa qytetare, përveç të drejtave prindërore prej 3 viteve pas vuajtjes së

dënimit, apo faljes së dënimit kryesor.

 

f.86

Më 7 shkurt 1947, kur gjykatësi filloi të referojë vendimin e gjykatës se Hamdi Berisha dënohej me vdekje, pushkatim, masa e gëzuar serbe filloi të brohorisë dhe me një duartrokitje shfrenuese përshëndeti vendimin.

Ndërsa kur fillohet të referohet për të tjerët me nga 20 vjet burg, masa e dëshpëruar serbe fillon të fishkëllejë, në shenjë pakënaqësie, duke thirrur me të madhe “Duam vdekjen, ballistëve (“Hoçemo smrt, ballistima”).

Është krenare e dhëna se edhe pse Hamdi Berisha u dënua me vdekje, ai duke pare masën e tërbuar serbe se kërkon vdekjen e të gjithëve, ai buzëqeshi dhe me sa mundi thirri para gjykatësve: “Poshtë Jugosllavia!

Rroftë Shqipëria! Vëllezër, dasma pa mish nuk bëhet“, milicët e tërbuar,

Hamdiun e heshtën me dhunë

 

f.87

”Ditën e gjykimit kemi marrë pjesë 25 familjarë. Kjo ishte edhe një lloj solidariteti dhe një

lloj proteste, por edhe një përkrahje që i kemi bërë Raifit. Në gjykimin që udhëhiqte Aleks Vuqiniqi me prokuror shteti Ali Shukriu, Raifi pyetjes se ‘pse në hetuesi ke deklaruar tjetër e tani deklaron diçka tjetër’, Raifi me krah të thyer iu përgjigj se ‘urdhëroni ma thyeni edhe krahun tjetër, unë prapë do të deklaroj si në hetuesi’

 

“Pas meje pyetën Raif Tashollin. Raifi u tregua guximtar. Ai zbuloi krahun përpara të gjithëve dhe iu drejtua Ali Shukrisë: ”Këqyre zotni Ali se çka më ka bërë Aleks Vuqiniqi. Këto

tortura nuk i pritshim nga komunistët. Le të shihet se çka po i bëjnë popullit shqiptar. Atëherë Ali Shukriu i tha se këto nuk i bëhen popullit, por tradhtarëve.”Ndaj atyre që duan të prishin rendin shoqëror na nuk

kemi mëshirë”, tha ai dhe i mëshoi fort me grusht tryezës.

 

f.90

Rasti më interesant ishte se Ramiz Cernica me djalin e tij,

Raifin, qëndrojnë në dhomë tre vjet pa e ditur gardianët dhe policët se ishin babë e djalë155.

Shqiptarët në burg nuk provokoheshin vetëm nga gardianët dhe milicët, por ata rregullisht ishin të provokuar edhe nga të burgosurit e nacionaliteteve të tjera. Këto provokime iu bëheshin të gjithë

shqiptarëve, por veçanërisht provokoheshin të burgosurit politikë, e sidomos ata të NDSH-së.

 

Organizata nacionaliste “Besa Kombëtare” e Ymer Berishës ishte mjaft aktive deri në vitin 1948 dhe më

vonë.

 

f.92

Gjoni ishte i njohur për shumicën e gadimasëve, sepse kishte qenë kryetar komune në Babush

 

f.94

Ekzekutimi ishte bërë në orën 3:00 të mëngjesit, ku u ekzekutuan bashkë me Gjonin edhe Ajet Gurguri dhe Osman Bunjaku në ‘Tauk Bashqe’ në Prishtinë. Humbje e madhe për familjen, por edhe më e madhe ishte humbja për popullin shqiptar, sepse Gjoni bashkë me Ymer Berishën e

profesorë të tjerë ishin të pazëvendësueshëm për një kohë të gjatë.

 

f.95

Feridja duke iu dhimbur vëllai një anë dhe duke qenë motër e luftëtarëve trima i tha Shemsiut vëlla nuk ke çka kujtohesh, por ndeze luftën dhe mos mendo për askënd. Unë do të ndihmoj. Shema më thirri

brenda. I tregova si është gjendja. Më tha për hair koftë kjo punë, nuk kam çka baj. I thash çka do me ba? Dy sene janë: o me luftu o me u dorëzu. Shema ishte burrë dhe trim i vërtetë tha se po të isha në vend

tim kurrë nuk do të isha dorëzua, por në Gadime me marrë në qafë këtë familje dhe tanë Gadimen nuk mundem, prandaj po dorëzohem. Motra Feride i tha vëlla nuk ta bëj hallall bukën dhe hyzmetin nëse nuk lufton jo motër, tha Shema nuk muaj me marrë në qafë tërë Gadimën. Feridja prapë, o vëlla mos e ligështo veten, por lufto. Edhe përkundër qëndrimit trimëror të motrës vendosi të dorëzohet, jo pse frikësohej, e as që i dhimbet jeta, por arsyet ishin sipas tij që mos të ma sheh “sherrin”

askush.

 

f.96

Idrizin e kanë sjellë në oborr me duar të lidhura nga mbrapa. Ai mezi rri në këmbë prej torturave që ia kishin bërë. Ne dolëm në oborr, nënë, baba dhe ne vëllezërit. Ishte tmerruese se nuk dinim çka të bëjmë. Ishte një numër i madh policësh. Idrizi nënës i kërkoj ujë për të pirë. Nëna ia pruri një gotë ujë dhe në atë moment një polic i cili fliste shqip i tha nënës kujt po do me i dhënë ujë, i ra nënës dhe e rrëzoi për tokë. Idrizi i lidhur ra në tokë dhe mbushi gojën me borë. Edhe këtë nuk ia lejuan. Një serb me një dhëmbë të dukatit i thanë të ngrihet në këmbë. Idrizi u ngrit. E morën dhe e dërguan te xhamia e fshatit për ta ekzekutuar. Shkuam tërë familja dhe kishim ndonjë fije shpresë se kjo ndoshta nuk do të

ndodhë. Te xhamia ishin tubuar edhe disa fshatar. Polici me dhëmb të dukatit iu drejtua Idrizit që ta kthente shpinën. Idrizi, i cili ishte pajtuar me vdekjen refuzoi që ta kthente shpinën. Edhe një herë e urdhëroi, por Idrizi kishte vendos që serbit mos t’i përfillte urdhrin dhe me një ton të

ngritur iu përgjigj se nuk dua të kthejë shpinën. Atëherë polici me një dhëmbë të dukatit i tha se tash të bëjë e kthejë nënën… Alltinë ia ka fut në gojë dhe e ka zbraz tërë karikatorin.

Pas ekzekutimit nëna iu ka afruar ia zgjidhi duart dhe e shtrini. Me duar të saj ia mblodhi të gjithë dhëmbët që i kishin ra në tokë.

 

f.116

Temë në veti është edhe formimi i Komitetit të Rinisë,

Mbrojtja Kombëtare e Kosovë, sidomos transferim i një pjese të asaj rinie në krye me Adem Gllavicën, në malet tona.

Në nëntor 1944, para lexuesve prezantoi Luftën e parë të Gadimës, ku morën pjesë i tërë fshati. Me atë rast ishte vrarë edhe imami i fshatit. Nuk është marrë askush me këtë temë deri më tani.

Bëhet fjalë edhe për vendosjen e Zonës IV në male të Gadimës, në nëntor 1944. Kjo zonë mbajti mbledhjen në Plitkoviq më 27 nëntor dhe bëri disa propozime, të cilat u vendosën në Tërpezë më 1. XII. 1944. Vendime, të cilat ishin historike jo vetëm për trevën tonë, por

edhe për mbarë Kosovën. U formua Shtabi Suprem për Kosovën dhe vendimi që të çlirohen Ferizaj dhe Gjilani.

Kam bërë hulumtime edhe për Luftën e Ferizajt, kam shfrytëzuar edhe deklaratat e njerëzve pjesëmarrës në atë luftë.

Po ashtu, kam bërë edhe një përshkrim shumë shkencor dhe përkujtues të Luftës së dytë të Gadimës, e që ishte lufta më e suksesshme nga të gjitha luftërat e Shtabit Suprem të Kosovës.

Betejë kjo që është zhvilluar më 15 mars 1945, shumë afër Gadimës së Epërme. Vlen të theksohet se në atë betejë ishin të vrarë 64 pjesëtarë të MP të Jugosllavisë dhe vetëm një ushtarë nga shtabi i Luftës sonë dhe ai ishte Shefki Maholli nga Gadimja, pra raporti

ishte 64:1.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s