11061341_10205018508575104_5849121167736983531_n

 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “Dituri e regjur e dinakërisë së fshehur” të autorit DENLIU . 

 

 
PARATHËNIE

 

Nga Denisa Xhelilaj, poete

Poeti dhe shkrimtari i mirë zgjedh edhe një titull kuptimplot. Më pëlqeu titulli i epigrameve “Dituri e regjur e dinakërisë së fshehur”. Sipas meje titulli i goditur është parathënia e parë e librit. Titulli flet dhe të bën kurioz. Në krijimtarinë e poetit dhe shkrimtarit Ded Nikoll Luca (Denilu) shpesh herë mbizotëron një ndjenjë e vetme. Ajo mund të jetë lumturia, mund të jetë edhe trishtimi…mund të jetë gëzimi por mund të jetë edhe hidhërimi. Ndonjëherë jemi aq të lënduar dhe konfuz, sa mbi trupin tonë ka një luftë ndjenjash…e nuk dimë ç’ndjenjë mbizotëron. Fatmirësisht Denilu arrin t’a shpjegojë me epigramet e tija…ta shpjegosh me të shkurtrat epigrame nuk i thojnë shakà. Lodhja, trishtimi, dashuria, mosbesimi, lëndimi përshkruhen me gjetje artistike dhe vijnë me sensin e humorit. Dihet që është diçka që nuk n’a ndahet shpesh herë, për të mos thënë asnjëherë…Vetmia! Dhe janë disa persona që e largojnë atë. Ky person, që n’a e largon vetminë dhe mërzitjen, është epigramisti Denilu, që me epigramet e veta n’a lumturon. Ne duhet te perpiqemi qe mos te largohemi nga këto epigrame . Duhet te perpiqemi ti mbajmë afër, duke i lexuar dhe rilexuar. Duhet të përpiqemi t’i bëjmë të lumtur njerëzit që na rrethojnë, se përndryshe ç’kuptim ka të lexojmë epigrame nga Denilu. Krijimtaria e Denilu është një shkollë më vete që të dhuron optimizmin e jetës. Këta persona si Denilu janë të rrallë. Kështu që nëse një ditë gjeni dikë të tillë, mos e lini të largohet…Të paktën jo pa e bërë të kuptojë që për ju do të thotë shumë, që për ju është i vetmi që ju bën të lumtur. Dhe që të jetë pranë jush, duhet që dhe ne t’a bëjmë të lumtur këtë person. Dhe si lexues duhet patjeter në bibliotekat e vogla tonat të kemi të madhin Denilu. Me nderime dhe respekt autorit dhe lexuesit.

Denisa Xhelilaj, poete

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,625 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List