MËSUESI I MERITUAR MINELLA GJONI MERR TITULLIN “QYTETAR NDERI” / Reportazh nga Agron Shele

11301526_1070566182971030_234078608_n

 

MËSUESI I MERITUAR MINELLA GJONI MERR TITULLIN “QYTETAR NDERI”

 

 MËSUESI I MERITUAR MINELLA GJONI MERR TITULLIN “QYTETAR NDERI” I BREGDETIT

 

Reportazh nga Agron Shele

 

Ditën e diel më datë 31 maj, Komuna e Lukovës organizoi në Sarandë një event kulturor me rastin e dorëzimit të titullit qytetar nderi (pas vdekjes) për Mësuesin e Merituar Minella Gjoni. Ishte vlerësim i punës 47 vjeçare të një jetë mes misionit të mësuesit dhe pasionit të studjuesit për një nga figurat më të rëndësishme të plejadës bregdetase me kontribute të jashtëzakonshme në shumë fusha nga ajo arsimore, studimore, historike, folklorike, gjuhësore, antropologjike e letrare.

 

 

Minella Gjoni

Minella Gjoni

 

I shquar në mësimdhënie për edukimin e dhjetëra brezave, por ndërkaq, edhe nje kontributor i palodhur si studiues, hulumtues e qëmtues i çdo vlere shqiptare ne leminë shpirterore të kesaj treve me identitet te spikatur. Shembull i përkushtimit dhe pasionit për mësuesinë e shkrimtarinë, atdheun e vendlindjen, punën dhe profesionin, inteligjencën dhe zellin për t’i çuar gjer në fund detyrimet e tij intelektuale, prindërore e njerëzore të mësuesit, studiuesit, hulumtuesit, kthyesit dhe transmetuesit të çdo vlere të ardhur nga skutat shekullore, në gërma të arta për brezat.

Kryetari i Komunës, Vladimir Kumi theksoi se ishte shumë simbolike për të, që të mbyllte aktivitetin e komunës së Lukovës me vlerësimin e një figure shumë të rëndësishme për krahinën e Bregdetit, Mësuesin e Merituar Minella Gjonin. Sepse është një personalitet me të cilin krenohet gjithë krahina për vetë vlerat që bart ky njeri. Dhe është po kaq nder për ne për këtë vlerësim që i bëjmë këtij njeriu

 

11011736_1070112823016366_3612858212117146327_n

 

Titullin ia dorëzoi bashkëshortes, zonjës Izmini Gjoni e cila theksoi se gjithë jetën, Minella Gjoni punoi me përkushtim për krahinën e Bregdetit, ndaj vlerësimi më i madh siç thoshte ai, ishte kur të vlerësojnë njerëzit e tu.

 

10012595_1070112463016402_8881519740984843299_n

 

 

 

11063625_1070113563016292_4871299292592859238_n

 

Në këtë aktivitet të dorëzimit të titullit të realizuar si një spektakël, morën pjesë shumë drejtues të lartë të institucioneve lokale, arsimore, miq, të afërm, kolegë, ish- nxënës, shkrimtarë, artistë, intelektualë të fushave të ndryshme me të cilët përgjatë jetës ka bashkëpunuar Minella Gjoni.

 

11350474_1070113393016309_5945087641164411878_n

 

Profesori Paskal Milo i pranishëm në këtë event i cili kishte rrugëtuar enkas nga Tirana për të nderuar kujtimin e Minella Gjonit në këtë ditë të rëndësishme si dhe familjen e tij, theksoi: “Ky është një vlerësim i merituar për Minella Gjonin, se Krahinës rrallë i vijnë personalitete si Minella, një studiues i apasionuar që e ka gërmuar me shumë kujdes arkivin historik të zonës bregdetare dhe ka vjelur burime të çmueshme arkivore e bibliografike për të na prodhuar gjithë atë lëndë interpretuese të historisë bregdetare dhe mbi të gjitha ka një dashuri të madhe për Bregdetin në çdo faqe të librave të tij. Minella Gjoni ka skalitur emrin e tij përjetësisht në memorjen e Bregdetit, por edhe në kujtesën kolektive bregdetare që materializohet në librat e tij. Le të jetë ky hap vlerësues, duke u paraprirë hapave të vlerësimeve të tjera për Minella Gjonin, nga institucione shtetërore më të larta, të cilat ai i meriton”.

 

19411_1070112219683093_6877028904300849606_n

 

Gjatë eventit u prezantua edhe dokumentari për jetën e Minella Gjonit “BARDI I RRËNJËVE TË BREGDETIT”

Në këtë dokumentar, krahas jetës e aktivitetit të tij 47 vjeçar, ishte e pranishme edhe fjala e shumë studiuesve mbi veprën e Minella Gjonit si e profesorëve: Adriatik Kallulli,  Agim Vinca, Fatmir Terziu, Josif Papagjoni, Paskal Milo etj.. Për më tepër po jepim disa nga prononcimet e tyre :

 

 

11304096_1070617099632605_1310652474_n

Adriatik Kallulli 

 

Profesori Adriati Kallulli, në një prononcim të vitit 2009, shpreh vlerësimin për veprën e Minella Gjonit: Identitetin tonë mund ta zbulojmë, konfirmojmë dhe mbrojmë, përmes komunitetit ku lindëm e ku kemi rrënjët tona. Këtë konfirmon studiuesi i mirënjohur Minella Gjoni permes librave të tij. Asnjëherë nuk është e lehtë të shkosh te rrënjët e tua, që janë rrënjë të të parëve të tu. Minella Gjoni që i ka hyrë kësaj superdetyre, Identitetin e komunitetit të Bregdetit Jonian mund ta zbulojë dhe interpretojë Minella Gjoni, sepse është i përgatitur ta kryejë këtë kërkim të tejlodhshëm. Por jo vetëm kaq. Gjoni mund të eci në maratonën shumëvjeçare të kërkimit, sepse beson te puna e tij, te kërkimi i tij, te ekzistenca e shtresave të identitetit të tij. “Mësues i Merituar” në kuptimin e epërm të fjalës, Minella Gjoni, na shtyn dhe na le në pellgun e turpit që nuk kemi mundur të bëjmë për vendlindjet tona, një të satën e tij.

 

11291244_1070616969632618_2057296480_n

Agim Vinca

 

Gjatë karrierës së tij arsimore 47 vjeçare, për punë të suksesshme, është vlerësuar, nderuar dhe dekoruar periodikisht me medalje të shkallëve të ndryshme. Ndër më të rëndësishmet përmendim: Disa herë “Mësues i dalluar” në rang kombëtar vlerësuar nga Ministria e Arsimit. Në vitin 1987 është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” të klasit të dytë nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë. Për t’u kurorëzuar bindshëm e suksesshëm në vitin 1989 i vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë me titullin e lartë “Mësues i Merituar”. Një event i pasqyruar gjerësisht edhe në shtypin e kohës.

Kështu vijuan shumë vlerësime edhe në vitet e demokracisë. Kjo bëri që Minella Gjoni në daten 28 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, të vleresohet nga nenprefektura ndër 10 personalitetet me te spikatur në 100 vjet te kesaj treve. Në motivacionin e çertifikatës së mirënjohjes shkruhej: “I jepet z. Minella Gjoni arsimtar, studiues dhe intelektual me motivacionin: në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e shquar në edukimin e shumë brezave të nxënësve në zonën e Bregdetit, duke përcjellë dije të qëndrueshme, kulturë të gjerë dhe frymë patriotike, për pasionin e rrallë dhe punën e palodhur për hulumtimin, studimin dhe botimin e traditave, zakoneve, trashëgimisë patriotike dhe kulturore të krahinës së bregdetit, duke mbetur një model intelektuali pasionant me kontribute të spikatura edhe në vendimarrjen lokale.”

Dhe për gjithë këto kontribute të shumta të Minella Gjonit, Këshilli i Komunës Lukovë dhe Komuna Lukovë e nderuan me titullin e lartë meritor “Qytetar Nderi”

 

11348999_1070616719632643_1647670663_n (1)

Josif Papagjini

 

Në një moment përgjatë dokumentarit, profesori Josif Papagjoni shprehet: Minella Gjoni është nga ata djem të Bregut, modest e këmbëngulës, që ka kontribute jo thjesht si një ndër personalitetet e arsimit në trevën e Jugut e më gjerë si Mësues i Merituar, por edhe për studimet e tij në rrafsh historik, folklorik, gjuhësor, arsimor e letrar. Tipologjia e këtij lloj studiuesi, ndonëse kurrë nuk u largua nga fshati i tij, është ajo e një intelektuali që e kapërcen rrethinën me dijen, vullnetin dhe dashurinë për librat, hulumtimet e gjurmimet shkencore. Ishte një antropolog në zë i zonës së Bregdetit, njihte zakonet, doket, kulturën e jetesës, tipin e banesës, dialektin, toponiminë, fjalët e urta, historinë, kulturën materiale, pasuritë e relievit e artin.

Kujtimet, mbresat, emocionet i shprehën për Minella Gjonin në këtë ditë të tij shumë miq, kolegë, ish nxënës, shkrimtarë, studiues duke bërë që të dilte sa më i plotë portreti i tij shumëdimensional. Ishin emocione që rroknin tërë spektrin e ndjesive njerëzore, sa gëzim, sa dhimbje, sa lotë, sa buzëqeshje e trokëllima gotash si një tingull i ekzistencës së përjetshme të tij.

 

 

11358871_1070619216299060_1192177353_n

Anastas Nika 

 

Aktori i mirënjohur Anastas Nika, interpretoi vargje të disa poetëve që ia kishin dedikuar Minella Gjonit. Interpretimi i tij tejet emocional, i ndjerë e me pathosin që vetëm një aktor i talentuar si ai di ta përcjellë, arriti të përlotë gjithë të pranishmit.

 

11258910_1070112939683021_7855755642292618086_n

Grupi “Zëri i  Bilbilit”

 

Ndërsa Grupi polifonik “Zëri i Bilbilit”, interpretoi një këngë të realizuar enkas për këtë event, dedikuar Minella Gjonit, me vargje të dy poetëve Petraq Pali e Zaho Vasili.

Minella Gjoni i lidhur fort me studimin, letërsinë, artin ka dashur tua përcjell pasionet e tij edhe fëmijëve e më tej edhe nipërve të tij. Ndaj si një përshëndetje për gjyshin e saj dhe për miqtë e tij të pranishëm, u luajt një melodi në piano nga mbesa e tij, Viola Papa.

 

11391486_1070112616349720_4797861644791897724_n

 Viola Papa

 

Si për të përcjellë mesazhin që jeta e misioni i Minella Gjonit, vijon përmes veprës së tij dhe pasardhësve të tij.

 

549414_1070112913016357_740173331500698340_n

 

Familjarët e Minella Gjonit shprehën mirënjohje për Komunën e Lukovës, Këshillin e Komunës, për të gjithë të pranishmit që me prezencën, vlerësimin e kujtesën e tyre, bëjnë që Mësuesi i Merituar Minella Gjoni të ngelet përjetësisht këtu mes nesh.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s