LIBRI “HERBARE NJERËZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA. / Nga : Vjollca Tiku Pasku- shkrimtare

download

 

LIBRI “HERBARE NJERËZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO,

NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA.

 

 

Vjollca Tiku Pasko

Nga : Vjollca Tiku Pasku- shkrimtare

 

 
Kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë të jem lexuesja e parë e këtij libri të ri të mrekullueshëm të shkrimtarit Vullnet Mato.Një ekspozitë ndjenjash plot ngjyra shpalosen në këtë përmbledhje me tridhjetë tregime. Pllakata të arta mesazhesh, të ekspozuar si në një galeri artesh, ku pasqyrohet përvoja e thellë e njohjes së jetës njerëzore. Çdo tregim shfaq një botë universale më vete. Çdo personazh shfaqet me frymën e tij individuale, duke kaluar para një ekrani grafik me frymën dhe karakterin e tij te veçante, duke qenë rob ose hero i mendimeve të tij, i patosit, i çiltërsisë, i dashurisë njerëzore, duke sjellë grimca, origjinale nga ngjarjet madhore të jetës. Damarët dhe indet e mendimeve, shtrihen në shumë segmente rrugësh dhe hapësira të jetës, duke shpalosur edhe fatet e dhjetëra personazheve që gëlojnë brenda këtij libri te shkruar me nivel mjaft të lartë artistik, nga ky autor i mirënjohur i letrave shqipe.

Jeta ka ligjet e saj të patolerueshme, të cilat, nëse nuk zbatohen, fati i njeriut është tragjik. Në tregimin “Dashuri brenda varrit” fjalët e gruas se viktimës, janë si bisturi në plagët e hapura të një rrethi të tërë familjar. Autori shpalos idenë, se zgjedhja e njeriut për të bashkëjetuar, bëhet vetëm një herë dhe kjo para martesës. Kush nuk di të zgjedhë në atë kohë atë që i duhet, pas martesës zgjedh ose shkatërrimin e familjes, ose vdekjen… Ose siç cilësohet nga fjalët e nënës “..Martesa duhet të kuptohet si e shenjtë!” Një ngjarje e zymtë kjo, e cila ka përbrenda thellësi dhe peshë të madhe mendimi që të impresionon.

 

vullnet

Vullnet Mato

 

Dora e prozatorit Mato nuk dënon, por lë të kuptohet nga vetë ne lexuesit. Se mungesa e ndjenjës së dashuri, është mungesa e një ushqimi shpirtëror që nuk mund të zëvendesohet me asgjë, por që edhe paga e zhgënjimit prej saj, është tragjedia. Mendja impulsive e njeriut, shpesh është tepër e ndjeshme…me një kthesë 360 gradë.

Tek “Shëmtaraku Misterioz” fjalët e Shanies: “Mua, moj motër, nuk më duhet bukuria që kam vetë, më duhet burrëria, mençuria dhe besnikëria, në atë masë, që e ka Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me të cilin ndjehem fare mirë.“ Deklarata e saj është si uji i freskët që spërkat me ndjesi karakteret njerëzore, për të fituar edukimin, rritjen dhe ushqimin e filozofisë së vetë jetës.

Stili i fuqishëm individual i këtij krijuesi është unik. Ai luan me harpën emocionale në harmoni me personazhet e tij, duke krijuar nje akord magjepsës, që të lë shijen e një muzikaliteti prej dore të artë. Drita vibruese e shpirtit të tij të talentuar depërton brenda psikologjisë së shpirtrave, duke u bërë një edukator i tërthortë i tyre. Dora e këtij krijuesi është si vetëtima, që shkruan në të gjithë hapsirën e horizontit  dhe ndriçon universin njerëzor. Një zbulesë e rëndësishme në tregimin “Dashuri Mizore” është zhgënjimi në dashuri, si rezultat i mosedukimit femëror dhe hapave të hedhura keq në fillimet e jetës së një vajze. Akti që zgjodhi personazh kryesor, ishte të vuante në një jetë të rrënuar shpirtërisht, pa dritën e dashurisë së vërtetë.

Tregimet e shkrimtarit të afirmuar në këtë gjini, Vullnet Mato, kanë një pajisje elektrike të padukshme, që rrezatojnë dritë mbi shpirtin e errët, mbi sytë e realitetit dhe në vetë jetën e secilit nga ne. Ato të bëjnë herë të mendohesh thellë, herë të tronditesh dhe herë të buzëqeshësh me veten.

Në mbyllje të këtyre rreshtave, që më nxiten leximet e tregimeve të tij, dua të them se dora e këtij gjeniu, ka shkëlqyer prej vitesh në letërsinë shqiptare, me burimin e pashtershëm të talentit të tij të spikatur. Urime këtij meteori vezullues shqiptar, që mund të konkurojë edhe pena botërore në yjësitë letrare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s