UNË BËHEM UNË / Nga Eroll Velija

UNË BËHEM UNË

 

 

eroll veliu

Nga Eroll Velija

 
E pra është në këtë figurë të qartë, ndoshta e çrregullt, që çdo ditë unë ec, kthehem prapa, mbetem shtang, flas, vetmohem. Përgatit kafenë, përtueshëm dhe ndërkaq mendimi përqëndrohet te Blerta. Do të dëshiroja të takojë në çast. Do të më pëlqente që të më tregonte tani, në këtë çast, filmin që shikonte çdo pasdite. Mund të kontrolloj shprehjen e fytyrës sime, rrudhat e buzëve, shikimin tim, si në një pasqyrë paradoksale, ndryshe. Do të arrijë të kuptojë çfarë kishte ngelur në beben e syrit të Blertës, pas takimit tonë. Do të shihja, do të kërkoja në ekran, do të rrëmoja. Prej Blertës, besoj, s’do të kishte mbetur asgjë. Pres Blertën i ulur në tavolinën e një bari të qendrës.
Blerta më buzëqesh prej së largu, pastaj ulet pranë meje dhe nuk flet fare, vazhdon të buzëqesh. Porositëm dy gota çaje të ngrohtë. Në shesh ka pak njerëz edhe kjo më qetëson. Unë e vërejta dhe m’u duk se gjeta në ndonjë rrudhë të lëkurës së saj, në një pjesë të çuditshme dhe në të njëjtën kohë të përcaktuar, midis buzëve dhe syve, përgjatë hundës, shenjën konkrete të ëmbëlsisë së saj. E kuptova se m’u duk magjepse në mënyrë jo erotike, epshore: Blerta është e bukur si një qiell, si një yllë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s