REFLEKSION : “QYTETI ME NJË SY”, romani i shkrimtarit Mark Simoni. / Nga Eliverta Kanina

qyteti-me-nje-sy

 

 

REFLEKSION :

“QYTETI ME NJË SY”, romani i shkrimtarit  Mark Simoni.

 

Nga Eliverta Kanina

 

 

Në fëmijërinë time autorët e librave që lexoja ,ishin ata që unë fantazoja dhe i profilizoja ,sipas personazheve apo ngjarjeve të përshkruar prej tyre. Duke u rritur kam pësuar zhgënjim ,për mirë dhe për keq ,mes përfytyrimit tim dhe realitetit të tyre. Sot ,më ndodh rrallë, të lexoj ,pa një informacion paraprak për autorin. Me Markun ndodhi ndryshe .

 

Mark simoni - 1

Mark Simoni

 

Unë e lexova dhe e njoha Mark Simonin si shkrimtar ,pasi e kisha njohur si botues dhe redaktor i librit tim .Miqësia me të, më kuriozoi për atë që ai shkruan dhe përfaqëson në letërsi, por edhe më kushtëzoi në lexim në një regjistër ndryshe, të romanit. Ndërsa lexoja romanin e tij ,nën presionin për të gjetur lidhjen mes asaj që shkruhej dhe atij që njihja ,fillova të ngatërrohem. U gjenda në një befasi kaotike mungesash në përcaktimet :
1.

Përcaktimi i kohës. Aty nuk gjeta as data ngjarjesh ,apo periudhash kur ndodhin   ato , as kufizime kohore apo përcaktime për ta identifikuar në kohë ,fabulën e tij sa reale aq edhe sureale. Ky dimension në kohë ,i jep mundësinë romanit ,të interpretohet prej shumë brezash si i kohës së vet…

2.

Përcaktimi i vendit .Vendosja e ngjarjeve në një qytet bregdetar ,pa e emëruar ,është një truk tjetër që Marku ka përdorur ,për ta përfaqësuar ngjarjen ,në çdo qytet pranë detit ,qoftë në Shqipëri ,Athinë ,Spanjë,Azi apo Amerikë . Sepse nuk ka asnjë element jetësor që të quhet vetëm shqiptar ,në shpjegimin e gjërave dhe dukurive të ndodhura në përditshmërinë e personazheve .Po kështu edhe zhdukja e qyteteve ,përmbysja e sistemeve ,epokave ndodh njësoj në çdo vend të botës …

3.

Përcaktimi i emrave . Përveç Mortit ,të gjithë personazhet janë pa emra ,por të skalitur mjeshtërisht për tu mbajtur mend ,përmes karakterit dhe veçorive të tyre fizike të jashtme si psh : shtrigu ,e zonja e bujtinës ,fallxhorja, gjuetarët,burri me violinë ,gruaja e këpucëve me zile , plaka e papafingos, karrocieri i karrocës së postës, orëndreqësi me monoklin në sy ,avokati me pardesynë e bardhë pa profesion ,tufa e magjypëve , blerësi i ditarëve, njeriu i shishes ,vajza e kabinave të plazhit etj

Edhe pse pa përcaktim në kohë dhe pozitë gjeografike ,gjithçka që përshkruhet në roman ,të bëhet kaq e njohur dhe e jetuar ,sa duket se ka ndodhur diku në lagjen tënde ,dhe të gjithë personazhet e fëmijërisë tënde i gjen aty ,sa mund ti identifikosh edhe me emra realë.Por edhe fabula që është e thjeshtë në dukje , por edhe tragjike me përmbysjen e një sistemi ,dukuri e lashtë sa bota ,me qytete e vende që zhduken sikur s’kanë ekzistuar kurrë, pa ndonjë arsye apo për një shkak si lufta, sëmundje epidemi ,dukuri natyrore etj , është po kaq koiçiduese me realitetin që jetojmë . Kjo përqasje dhe konfigurim ,me çdo njeri dhe gjeneratë ,jepet me mënyrat që Marku përdor për ta skalitur romanin në memorien tonë :
a-  Pikturimi që Marku i bën qytetit nëpërmjet ngjarjeve ,si me leksikun e përdorur (fjalë të vjetra dialektore ) por edhe me përshkrimet me detaje tipikë të rrugicave ,të lagjeve ,dyqaneve ,të përafron me një qytet tipik ku jetohet rëndom,një mëhallë që e gjen kudo .Duket sikur je duke parë film ,apo lidhen me një film ,ato që je duke lexuar…
b-  Një gjetje e veçantë është edhe ndarja e librit në 157 paragrafe, ku secila mund të qëndrojë si esse ,skicë,tregim apo përshkrim më vete ,me mesazhin e vet ,të pacunguar nga e përgjithshmja .Të mbledhura bashkë ,dhe të servirura nga Morti si në një short fatesh , duke i nxjerrë nga shishet e mbledhura nga deti,si një mallkim për të por edhe për qytetin . Nëpërmjet atyre shisheve ,zbulohen historitë e jetës së njerëzve të qytetit : “pleqësitë, historitë e vjetra,martesat dhe llafet, zënkat, lindjet e fëmijëve ,festat dhe krushqitë ,jeta e atyre njerëzve të rrugicave të mëhallës së vjetër apo në lagjet e ngushta,të atyre njerëzve të lindur e të vdekur brez pas brezi …”

c-  Morti që është personazh por edhe fati i parathënë i qytetit ,duket se mbart këtë emër pikërisht për këtë mesazh (e marrtë morti !- thotë një shprehje popullore ). Dhe në fund mesazhi që jepet me rrënimin e qytetit(pavarësisht shkakut: tërmeti ,uji apo zjarri ) mallkimi më i madh nuk është humbja e qytetit,por humbja e kujtesës :
Kjo po që është humbje !
Ky është mallkimi më i madh i njerëzimit , i të gjitha kohrave !
Duke e mbyllur po citoj një paragraf në faqen 151 , ku përshkrimi i Mortit , në një gjendje zjarrmie duket se përshkruan një përbindësh apo ,pjesën e errët ,mistike të çdonjërit prej nesh ,në një gjendje të rënduar psiko-emocionale :
” I pushtuar i gjithi prej simbolesh ,i burgosur prej mallkimesh ,tronditur prej jehonash e shpirtrash që silleshin padukshëm kudo, i sëmurë prej vdekjes dhe prej jetës njëkohësisht,plagosur prej kujtimesh dhe mallit .
E kuptonte se njeriu e ka një shqisë ,si antenë të fshehtë,që i mblidhte jehonat e përtej jetës. Ato e pushtonin njeriun ,tamam si fantazmat që pushtojnë shtëpitë e braktisura.Ato kishin kohë që patën zënë vend në skutat e errëta të kokës së tij dhe nuk i shqiteshin dot,ashtu siç nuk dalin prej shpellash bishat e verbuara. ”

Faleminderit miku im Mark Simoni për mundësinë e dhënë për njohjen e letërsisë tuaj !
Suksese dhe penë të palodhur për muzën tënde kaq mistike dhe të mbarsur në mesazhe !
U shtofshin librat e shkruar prej teje ,ashtu si ata të botuar prej teje !

 

11301348_1663087740587011_1849767658_n

Me respekt Eliverta  Kanina

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s