Breza të dënuar. Ferri i një familje shqiptare / Nga Henrik Prendushi

b 1

 

Breza të dënuar. Ferri i një familje shqiptare

 

Tiranë 2014

 

Origjinali në italisht

 

Nga Henrik Prendushi

 

Bardhyl Selimi

Pergatiti : Bardhyl Selimi

 

 

f.11

 

Për borgjezët nuk kishte asnjë rrugëdalje. Ata i humbën të gjitha dhe iu konfiskua shtëpia, iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit dhe iu morën fitimet e vëna me aktivitetin e tyre tregtar dhe sipërmarrës. Ata humbën të drejtat civile themelore, si të drejtën e arsimimit, të zgjedhjes së profesionit, të zonës së vendbanimit dhe deri të njeriut me të cilin duhet të martoheshin

 

f.42

 

Për mbylljen e kolegjit françeskan

Enjëjta gjë kish ndodhur gjatë vitit 1933. Dhe ndryshimi ndërmjet dy vendimeve qeveritare nuk ishte i madh: në vitin 1933 ishin mbyllur nga një regjim që i kishte kaluar koha, kurse në vitin 1946 do të mbylleshin nga një regjim diktatorial, që ishte shpallur popullor dhe progresiv.

Kështu u mbyllën shkollat private të françeskanëve, të jezuitëve dhe të motrave stigmatine dhe ne u transferuam në një gjimnaz shtëtëror. Na përzien me vajzat që vinin nga shkolla e murgeshave.

 

f.45

 

Bashkë me eleminimin fizik të kundërshtarëve, ndodhte edhe shkatërrimi i pasurisë kulturore, letrare, linguistike dhe patriotike, që këta njerëz kishin lënë pas. U zhdukën dokumente dhe vepra me vlerë të madhe, që përfshinë edhe bibliotekat e pasura të françeskanëve dhe të jezuitëve. U mohua kështu gjithë trashëgimia e kaluar dhe u fshi gjithçka që ishte trashëguar me breza.

Godinat e këtyre dy urdhërave fetare ishin transformuar në burgje dhe qelat e të shuguruarve në qeli, ku kriminelë të zgjedhur nga policia secrete torturonin viktimat e tyre me metoda më barbare se ato mesjetare, duke terrorizuar kështu gjithë popullin.

Nuk ishte parë kurrë një holokaust i tillë ndaj bashkëqytetarëve dhe bashkëatdhetarëve, mes njërëzve të së njëjtës racë. Eleminimi fizik i intelektualëve më të shquar, i njerëzve të ndershëm dhe që kishin dhënë shumë për atdheun e tyre, si edhe eleminimi i njerëzve të aftë vetëm sepse nuk e donin dhe nuk mund ta pranonin një regjim kaq gjakatar, është një turp që nuk do të fshihet kurrë.

 

f.52

 

Në fillimet e regjimit komunist, emërtimi “borgjez” ishte një damkë poshtëruese, një damkë që mund të shuante një jetë.

 

f.99

 

Poqese frika dhe terrori, do të ishin mënyrat më efikase për të përkulur një popull, diktatura u mundua ta realizojë këtë për gati një gjysmëshekulli, për të nënshtruar njerëzit tanë.

Të përshtatesha do të thosh për mua të gjeja kurajon dhe arsyen për të mbijetuar në atë terror, pa u thyer shpirtërisht dhe moralisht.

 

f.107

 

Dënimi më i rëndë për brezin e tretë ishte t’i detyrosh të rinjtë që të emigrojnë që në moshë të brishtë, ishte ky një krim i rëndë i regjimit dhe shenjë e gangrenës dhe i vdekjes që kishte ardhur si pasojë nga ai sistem aq i urryer.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s