Shtëpia Botuese “VLLAMASI” publikon Vëllimin poetik ” “SFIDAT E SHPIRTIT” të autores Donika Hamitaj dhe redaktim të shkriùtarit e poetit Vullnet Mato.

11401440_1592103674391284_1938806854260972993_n

 

Shtëpia Botuese “VLLAMASI” publikon Vëllimin poetik ” “SFIDAT E SHPIRTIT” të autores Donika  Hamitaj dhe redaktim të shkriùtarit e poetit Vullnet Mato.

 

 

DOLI NGA SHTYPI I SHTËPISË BOTUESE “VLLAMASI” LIBRI I DYTË ME POEZI, I POETESHËS SË TALENTUAR, DONIKA HAMITAJ: “SFIDAT E SHPIRTIT”, ME REDAKTIM DHE KOPERTINË NGA SHKRIMTARI VULLNET MATO.

NJË PËRMBLEDHJE POETIKE ME KRIJIME TË ZGJEDHURA, TË KËRKUARA NGA LEXUESI, SI KRIJUESE E NJOHUR TASHMË, PËR NIVELIN CILËSOR TË POEZIVE TË SAJ.

 

 

vullnet

Vullnet Mato

 

 

PARCELA E VJELJES SË DYTË POETIKE

 

E nxitur nga botimi i librit të parë, “Ëndrra vrastare”, poetesha Donika Hamitaj, pasi ka krijuar tashmë profilin e saj poetik, i hyri punës me një frymëzim të paparë, për librin e dytë “Sfidat e shpirtit”. Qysh në poezitë e para të këtij libri, lexuesi ndjen menjëherë ngjitjen në lartësitë e një fantazie artistike befasuese, për një kohë relativisht të shkurtër.

Kuptohet qartazi, se kjo poeteshe, është një talent i lindur dhe i rritur me bashkë poezinë që i ka mugulluar brenda vlagës së vetvetes, qysh në vajzërinë e hershme. Derisa shpërtheu së fundi filizat e parë nën rrezet e diellore, të moshës së pjekurisë, kur filloi të publikonte lirshëm e të botonte një libër, i cili ishte një parcelë mollësh që shpejt pyllëzoi të gjithë korijen e saj poetike. Tani, ky libër i ri, ka lidhur e pjekur plotësisht kokrrat e kuqe të vjeljes së dytë.

 

11426267_106539909686145_4067355726903676157_n

Donika Hamitaj

 

Puna ime si redaktor ka qenë thjesht, si prania e një agronomi, që udhëzon, kontrollon e përzgjedh prodhimet më të shëndetshme për tregun e lexuesve, që kërkojnë të shijojnë fruta bashkëkohore. Kjo grua me pasion të spikatur, nuk synon varietete mollësh poetike të zakonshme, por nga ato me të cilat, mund të konkurrojë denjësisht mes poetëve të shumtë, që kultivojnë frutat e tokës shqiptare.

Ja, se si mendimi i saj metaforik, krijon hapësira arsyetimesh të begatshme te kjo poezi:

Ka një kohë, për ta fituar,

ka një kohë dhe kur humbet!

Ka një kohë, kur je lënduar,

ka një arsye dhe kur nuk flet…

 

Ka një kohë, kur flaken gurët,

ka një kohë, kur i mbledh prapë!

Asnjëherë s’mbarojnë kusuret,

As në të ftohtë dhe as në vapë… (poezia “KA NJË KOHË)

Mendimi i pjekur filozofik përshkon disa nga poezitë me te mira të kësaj autorje.

Kur marrëzia të pushton në mendje,

vetëkontrollin njeriu humbet…!

Xhelozia harbon me endje,

valëvit shpatën, kudo godet… (poezia “MOS U NGRYS”)

Megjithëse poetesha Donika Hamitaj lëvron një tematikë të gjerë në krijimtari, tema e dashurisë nuk mbetet jashtë vëmendjes së saj.

Dashuria e vërtetë;

nuk tenton të luftoj’ për garën,

as nuk ngutet e as nuk vret,

por si bujku, kur hedh farën…

dalëngadalë, prodhimin pret.

 

Dashuria e vërtetë;

nuk shkon me zemrat të bëj pazar,

ka lidhur besën me një, përjetë

dhe mbi të ka rënë, kur e kanë vrarë!… ( Poezia “DASHURIA E VËRTETË”

Poetesha e gjen poezinë edhe tek një pikë loti, ku abstragon bukur, për të nxjerrë një ide jetësore të caktuar:

Sikur sytë të ishin tharë,

varka ime, si do lundronte?

S’do të kishte lundërtarë

edhe loti nuk do pikonte.

 

Lundro varkë e mos u ndal,

rrëshqit mbi lotët si hija,

vizito ato dallgë dhe valë,

se aty është mbytur rinia. (Poezia “LOTËT MOS I PËRÇMO”)

Ndonëse temë e rrahur kjo në poezi, Donika gjen mënyrën e saj origjinale, ta sjellë atë histori legjendare tek lexuesi:

Kur injoranca bën pazar me budallallëkun,

përçmon kokën dhe vlerëson jastëkun!…

Ç’vlerë ka një kala e fort, ndërtuar me gur,

nëse mbi dhimbjet shpirtërore ngrihet ai mur!?

 

Qoftë mallkuar përjetë, kobziu amanet,

që nënën e një foshnje, pa mëshirë e vret!

Murosur brenda murit, lëngon dashuria…

mes torturës mizore triumfon marrëzia…! (Poezia “ROZAFA”)

E tronditur shpirtërisht nga disa nëna që braktisin fëmijën, poetesha ngre zërin për të goditur fuqishëm këtë fenomen çnjerëzor:

Si s’të shqyhet ajo zemër?

Moj katile, ti je vrastare…!

Të ka dhënë Zoti një emër,

Të jesh nënë dhe jo zuzare…

 

Se ka dalë nga shpirti jot,

ka frymuar bashkë me ty!

A gjendet çmim në këtë botë,

të kthej buzëqeshjen në ata sy?…(Poezia “BRAKTISJE E PAPËRGJEGJSHME”)

S’ka nënë shqiptare, të mos i mbushen sytë me lot, pasi të lexojë këtë poezi të me ndjesi të dhimbshme, çastin e përcjelljes së djalit në kurbet:

“S’ të them rri, s’ të them dot ik…

me mendimet jam ngatërruar…

dhe të mbaj, kam shumë frikë,

më ngecin këmbët në të gjurmuar!

 

Le të ngulen thonjtë mbi duar,

dhimbja kurrë mos pushoftë,

mjafton të shohë ty të gëzuar,

përmbi qiell zëri t’ kumboftë!… (poezia: BILBILI IM NIS MËRGIMIN)

Një nga krijimet më të bukura për gruan, gjendet mes poezive të kësaj autorje, që siç kam thënë ma lart, kërkon me ngulm origjinalitetin e saj:

Vlera jote s’hidhet në short,

Me trupin tënd s’bëhet pazar…

Se pa ty merr fund kjo botë

Dhe ç’do shtëpi bëhet varr.

 

Mos dhunoni kurrë këtë emër!

Është nënë, vajzë, motër, grua,

Mos e shihni thjeshtë si një femër…

Që ndez e shuan epshet e tua!… (Poezia “GRUAJA”)

Si shumë nga ata që vuajtën persekutimin e diktaturës dhe persekutorët nuk kërkuan falje, autorja e këtyre vargjeve, nuk kërkon hakmarrjen që shkakton katrahurë shoqërore, por bën faljen e saj:

Vorbulla e jetës më grabiti,

M’i rrëmbeu të gjitha ç’kisha,

në humnerë ëndrrat m’i vërviti,

zgurdullonte sytë, si bisha…

 

Unë zgjedh të fal, nuk mallkoj,

se dhe Krishtin, kur kryqëzuan,

mes dhimbjesh fali, nuk dënoj,

Kur me gozhdë mishin ja shpuan…( Poezia “UNË ZGJEDH, TË TË FAL”)

Për ta mbyllur mes aromës së këndshme të parcelës së dytë të mollëve poetike të zonjës Donika Hamitaj, dua ta uroj këtë autore me prodhimtari të begatshme, të na sjellë edhe në të ardhmen shportat e saj plot me mollë të ëmbla. Për të gjithë ne lexuesit, që i kemi shijuar me kënaqësi dhe mezi presim stinën e re me vjelje të këtij varieteti poetik.

Vullnet Mato – shkrimtar, redaktor i librit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s