Shtëpia Botuese “ Toena” nxjerr në qarkullim Vëllimin Poetik ” “Pesha e Fjalës”, të autorit Dhimitër Nica.

318973_290262194418913_1778945259_n

 

Shtëpia Botuese “ Toena” nxjerr në qarkullim  Vëllimin Poetik ” “Pesha e Fjalës”, të autorit Dhimitër Nica.

 

Ka disa ditë që ka dalë në qarkullim vëllimi im poetik “Pesha e Fjalës” nga Shtëpia Botuese “TOENA” dhe në bazë të kontratës së shpërndarjes libri do të gjendet në libraritë që ka dhe disponon kjo shtëpi botuese. Libri ka 140 faqe,ka 99 krijime poetike,kushton 500 lekë,ose 5 evro dhe është fryt i një punë prej rreth 30-vjetësh. Libri ka një parathënie nga z. Bardhyl Xhama “Mësues i Merituar”, profesor e shkrimtar në Tiranë.

 

Dhimiter Nica

Dhimitër Nica

 

Temat e librit janë nga më të ndryshmet: përbëhet nga cilke të tëra tema e atdhedashurisë, trajtohet në një masë të gjerë tema e emigracionit(vuajtjet,përpjekjet tona këtu në kurbet për të mbijetuar), tema e familjes dhe e familjarëve, mungesa e tyre,dashuria për ta, humbja e ndonjë të afërmi familjar dhe dhimbja që ndjehet për të.Trajtohet gjithashtu me nota artistike fëmijëria, malli për vendlindjen, dashuria për të mbyllur sytë atje ku mbinë dhëmbëzat e para, u kendohet heronjëve dhe dëshmorëve të ndryshëm, trajtohet me dhimbje dhe nota prekëse, therëse injoruese e deri në kërkesë llogarie për pushtetarët dhe drejtuesit tanë në Tiranë, të cilët ndryshojnë vetëm ngjyrat ndersa punët bëhen e qarkullojne njëlloj, ku në epiqendër demaskohet korrupsioni, i cili është ndër më të lartët në rajon, janë temat e mprehta aktuale si liria e kufizuar e fjalës, e lëvizjes, e grevës, vjedha e votave kur gjykon e duhet të gjykojë populli, por te ne akoma ligjin e bën “Maliqi”,etj. Një gamë të gjerë krijimesh janë edhe tema e dashurisë, e erotikës, të cilën në parathënien e vet profesor Xhama e quan kapitullin më të bukur, më tërheqës e më të arrirë të librit.

Pra,me pak fjalë gjithësejcili aty do të ketë e do të gjej vetveten, për këtë është e sigurtë si drita e diellit që del çdo mëngjes e përshëndet dritën e syve tanë të përgjumur…

 

Libraritë ku do të dalë libri janë si më poshtë:

 

Në Tiranë:

 

Te Libraria Bookstore e TEG-ut.(Rruga e Elbasanit).

Te Libraria Adrion në qendër të Tiranes (Pallati i Kulturës).

Te Libraria Toena (pranë ish Ekspozites Shqipëria sot).

 

 

Te Libraria Toena në Vlorë.

Te Libraria Toena në Sarandë.

Te Libraria Toena në Durrës

Te Libraria Toena në Prishtinë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s