Poezi nga Merita Mema Sadiku

merita sadiku

Poezi nga Merita Mema Sadiku

 

 

 

Gjithmonë krenare

 

Në jetë humba shumë gjëra
Por dyfishin fitova
Jetova jetën time
Do thoni bukur, atë që meritova

Sikur e dini, jeta lule s’është aspak
Ka idhnime mërzi ,mjafton ti vesh kapak
Gjërat në jetë ndodhin me një qëllim
Gjithçka është e shkruar,të pendoheni e keni gabim

Jeta shpesh të mer atë që shpirti don
Për të të provuar cili je vërtet
Gabimet që në jetë i bëjm
Duke humbur njerëzit, i kuptojm në jetë

Shumē njerëz takova në jetën time
Se dij për ata, por tek unë gjurmë lanë
Jetëra të ndryshme e shpesh trillime
Disa ikën disa vijn ,edhe ata halle kanë

Jeta është lojë ka qenë gjithmon
E kush jam unë juve të ju mësoj
Në jetë gabimet i bëra vetë
Se sikur ligjet që thyhen
edhe gabimet për tu bërë egzistojn në këtë jetë

E vetëdishme për ato që humba
E vetëdishme për ato që sot kam
Me shpresë e besim për të ardhmen
E krenare për atë cila isha e sot cila jam !

 

 

 

Por të dua jetë, përsëri e përsëri.

 

Mori jetë sot po ta pohoj
Ka kaq kohë të dashuroj
Ti më bën si e vështirë
Por edhe ti më don, e di mirë

Eh moj jetë unë çdo mëngjes
Syte i çel me ty jam pranë
Ti si tinez më kundron
E di jetë jam pak e marrë

Mori jetë që ti ta dish
Ke dhe të këqija plot
Por kur zbardh çdo mëngjes
Jetë të dua, bërtas fort

Më dëgjo e dashura ime
Ka kaq kohë të adhuroj
Edhe ti më don fort mua
E ke kot që më injoron .

Por unë të dua shumë
Nazelia ndoshta pse je
Por me gjestet që ti bën
Më tregon sa të mira ke.

Shpesh nga pas ti më ndjek
Gjithmon e bukur shfaqesh ti
Herë si një ere vjeshte e lehtë
Herë si një stuhi dimri me shi

Por të dua ty jetë, përsëri e përsëri…

 

 

 

Thua vetëm unë kështu dashuroj

 

Më thoni ju që keni dashuruar
A keni ndjerë ndonjëherë zbrazëti
Një ndjenjë që shpirtin mban shtrënguar
Një ndjenjë që të mban pezull në gjithësi

Më thoni si gjini a jeni ndjerë të kompletuar
Kur duart bashkojn shpirtrat përqafuar
Më thoni sa herë jeni ndjerë nga jeta të vrarë
Dhe sa herë jeni betuar që njëjtë, s’keni dashuruar më parë

Më thoni që s’jam vetëm unë, që dashuroj kështu s’di
Më thoni çtë bëj kur dua ta përbij
Më thoni ju lutem ,a ka kjo ndjenjë shërim
Sa më shumë e dashuroj, aq më shumë ndjenjë shtrëngim

 

 

 

Ja kjo më mjafton

 

Dua thjesht të ndihem e lirë
Tek shatërvani të lag fytyrën
Të shëtis marashin me dashurin
E zbathur të eci një me natyrën

Të jem e përqafuar nga ëmbëlsia
Me atë që shpirti ndihet i gjallë
Me atë që zbukuron ditët e mia
Me ty që për ty ndjej gjithmon mallë

Ja këtu do ulesha
Dy krahë shtrënguar rreth meje
Një puthje që trupin t’ma drithëroj
Ja këtë dua, të jem këtu, dhe pranë teje.

 

 

 

Sa e marrë jam

 

U mbyta duke kërkuar
Një muzë për veten time
Të jetë i kujdesshëm
Jo s’dua lidhje intime

Një muzë që më inspiron
Të tëra ndjenjat ngatërruar
Por kur sytë tia rrotulloj
Të më thotë më fal zonjë kam gabuar

Dua një muzë jo lodër
Por një muzë me karakter të fortë
Që çdo buton ta ketë në rregull
E me mua të mos bie në dashuri kot

Dua një muzë vetëm për vete
Por e dua te bukur këtë po
Dua ta kundroj nga larg
E nga afër ik mos më prek shko

Dua një muzë për qejf timin
Ta dij ku e ka vendin e të mos debatoj
Të më inspiroj dashurin çmendurin
Të më shërbej dhe pastaj te iki të shkoj

Por tek e lexoj çka kërkoj e dua
Vërtet jam femër çmendurisht e marrë
Muza ime është vetë dashuria
Muza ime është mashkulli im i rrallë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s