Poezi nga Vullnet Mato

vullnet

Poezi nga Vullnet Mato

 

 

 

MË NDJEK NJË VETËTIMË…

 

Goditja e një rrufeje,

me vetëtimën shigjetë,

maskuar mes një reje,

këmba këmbës më ndjek.

 

Nuk më ndahet në shi,

as në kohë me diell,

kurdoherë është aty,

prezent në çdo qiell.

 

Më gjen ku ndodhem,

kudo ku hedh hapin,

më vjen kur çlodhem,

kur ngadalësoj vrapin.

 

Po ta shikoj me sy,

më godet e më qorron,

më shpon tejpërtej,

trupin ma shkrumbon.

 

Në kushte kaq të rënda,

S’po gjej një mënyrë,

veç të mbyllem brenda,

të mos dal në hapësirë.

 

Po të shmang shigjetimin,

të strukem nën beton,

përsipër kërcet gjëmimin,

veshët m’i shkallmon.

 

S’kam ku të ngujohem,

s’ka kullë të më mbrojë,

do dal të dorëzohem,

nuk kam pse ta vonojë…

 

Do zhvesh torsin e gjoksit,

t’i qëndroj ballë përballë,

t’i pres zjarrin e boksit,

të shpëtoj nga ky hall…

 

E di, që me jetën luaj,

se zjarri saj më përflak,

por vetëm të mos vuaj,

më gjatë nga ky merak.

 

Qenka thënë të më shpojë,

ai syri i saj dritë-artë,

mbi trup të më lëshojë

vetëtimën e saj të zjarrtë.

 

Së fundi do t’i them, eja,

shigjetën s’ta ndal dot!…

veçse po zbrite nga reja,

do digjesh edhe vet përtokë!…

 

Dhe do bëhemi shkrumb,

do katandisemi qymyr i zi,

toka do na përflasë shumë,

retë do na pështynë me shi…

 

 

 

KUR FEMRA TË SHPALOS ZEMRËN

 

Kur femra të dome gjithë shpirt,

jeta të bëhetgjelbërim më fletë,

pranvera të bëhet katër stinë në vit,

dimri të bëhetkorrik në dyshek…

Kur femra të ka vendosur te zemra,

gjaku në damarëtë vrapon si era,

truri drejtonmendimet e shtrembra,

goja të kullonmjaltë luleshqerrash.

Kur femra të dome shpirt të vërtetë,

nuk ka shkëmbqë të del përpara,

nuk ka largësinë tokë, qiell e det,

nuk ka në botështigje të pa çara.

Kur femra të shpalosgjithë dashurinë,

ke brenda murevetë gjitha kushtet,

gjellërat i ke të gjitha në kuzhinë,

fëmijët të mbijnëpërqark si lulet.

Kur femra të ka dhuruartrupin përjetë,

të ka falur përjetësishttë gjitha puthjet,

në shtëpi të ka kurorëzuar mbret

dhe zoti të ka plotësuartë gjitha lutjet…

 

 

 

MENDJEPRISHUR NGA VJESHTA E SIVJETME

 

Vjeshta e sivjetme me gjinj portokalli,

e me buzët e fiqta, të çara nga etja,

më prishi mendjen, aq sa nga halli,

krejt i marrosur, po më duket vetja…

 

Më ndjell nëpër hije, më huton me joshje,

me vile rrushi më mbështjell në vreshta,

më deh me mushtin e verës majhoshe,

më puth me afshe të zjarrta nën dega.

 

Ndërron njërin pas tjetrit fustanet me ngjyra,

më flakëron sytë me gjethishte të kuqërreme,

më eksiton, më nxeh, më zhvesh në të linjta,

më drogon me lëngje në kofshët e pemëve.

 

Asnjë bukuri gruaje, nuk më ka grishur,

sa kjo vjeshtë e ndezur nga vapa afrikane.

Thonë, se si unë dhe të tjerë mendjeprishur,

ka bërë për në çmendinë, kjo vjeshtë jarane…

 

 

 

KU KE SHKUAR E ZEMËRUAR?

 

Ku shkove mbrëmë e zemëruar,

moj mbretëresha ime, Afërditë?

Cilat hije nate mbuluan

fytyrën tënde diellore?

Në cilën parcelë mollësh ishe përzier

me kokrrat e kopshtit kozmik,

kur shkunda

të gjitha degët e mollëve qiellore?…

 

Pasi s’të gjeta dot as mes gjetheve

të mjegullnajave purpurake,

nga trishtimi i hidhur,

bëra skandalin më të madh të humbësit,

përmbysa të gjitha arkat e mollëve yjore

të kësaj mesnate,

duke të kërkuar çmendurisht,

nëpër të gjithë Udhën e Qumështit…

 

Pastaj erdhi dita e sotme

dhe më gjeti përmbys duke lotuar…

Solla në imagjinatën e përfytyrimit,

çastet kur muzgu të mbështolli

me pelerinën e vet të kuqëluar

dhe të mbuloi vajtueshëm

me çarçafët e zinj të perëndimit…

 

Atëherë klitha me britma rrufeje

dhe thirra gjithë shirat e vjeshtës,

të vajtonim humbjen tënde,

me përlotje të globit në çdo qoshe.

E mori vesh qielli,

deri në galaktikat e përtejme,

se pa ty nuk jetoj dot i vetëm,

në asnjë gravitet, apo hapësirë boshe…

 

Nga dhimbja, dërgova dy meteorë

që goditën kambanën e hënës…

Jehonat e saj vazhduan gjer në agimin

e kësaj dite me pritje kronometrike!

Ah, mos qoftë e thënë kurrë,

nga orakujt e gjëmës,

të më vijnë stinët e tjera,

pa buzëqeshjen tënde kozmike!…

 

Dil, të të shoh ku je futur,

moj mbretëresha ime, Afërditë,

mos më lër të fundosem

nëpër errësira e thellësi fund’detesh!…

Dil, ku ke shkuar e zemëruar,

se më ke lënë të verbër e pa dritë?…

Të paktën, më tund diku

një shami të bardhë komete!…

 

Kthehu, se pa ty, jeta mbi tokë

më duket e zhdukur tërësisht!…

Kthehu të të shoh përsëri,

me atë vezullimin tënd të ngazëlluar!

Ah, moj yllja, mbi gjithë yjet më e bukur,

mbretëresha ime, Afërditë,

ta dish, sa thellë jam penduar!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s