KUJDES PËR HARMONINË E JEHONAVE ( TAKE CARE OF THE HARMONY OF ECHOES ) / Menduh LEKA

 

 

387132_452798351417347_1258592036_n

Poezi nga Menduh LEKA

 

 

 

KUJDES PËR HARMONINË E JEHONAVE

 

Ata kanë të drejtë të lozin kapur dora dorës

të vallëzojnë me ritmin e puhisë pa shije kontaminuese

Jepini të drejtën hyjnore të mos dëgjojnë zhurma granatash

kur bien përtokë dhe thejnë buzëgaze

 

Pakë qetësi ju lutem derisa ata të pikturojnë ëndërrat

 

A e keni ndjekur ndonjëherë

fluturimin e çrregullt të një fluture kur qëllon automatiku

Apo të vëzhgoni diellin kur tymnajat mbulojnë shikimin

atëherë kur hidhet në erë me tritol mish e hekur dhe shpirtëra zhduken?

 

Do të bënit mirë ta ngadalësoni hapin.

Merrni pak kohë nga koha e tyre

Kujdesuni për dëshirën e Zotit

Dhe harominë e jehonave

Tmerri nuk nuk do të zgjasë përgjithmonë

Por muzika dhe paqja

 

Kur blindoni dashurinë e dikujt dhe dita iu mbaron

shtriheni mbi kufoma për një sy gjumë

me qindra pyetje të njëpasnjëshme

që të vijnë ndër mend?

Do të bënit mirë ta ngadalësoni frymëmarjen dhe hapin.

jeta ka përparsi ju lutem mos e merrni kaq shpejt.

Koha është e shkurtër.

Vetëm muzika zgjatë përgjithmonë.

Dhe harmonia jehonave për paqë në tërë globin.

 

Edhe ti që shkrep mbi një lule a një zog njeri apo flutur

ke dëgjuar ndonjëherë muzikën e jetës?

Mos u nxito se ke harrruar ta marrësh me vete tingullin e paqës

 

Këtu le të mbetet Planeti i Paqës

E ngjituni diku te Planeti i Zi dhe hidhni valle vdekjesh

Në atë çmendinë planetare larg shpirtërave që vallzojnë

Dora dorës dhe i buzëqeshin Zotit dhe Lirisë

 

Lejoni të shijojnë dhe të jetojnë në Planetin e Paqës

Me harmoninë e të gjitha jehonave.

 

Me muzikën që patjetër do të zgjasë përgjithmonë.

 

 

 

 

Poem by  Menduh LEKA

 

TAKE CARE OF THE HARMONY OF ECHOES
They have the right to play hand in hand
to dance to the rhythm of the breeze with no contaminated taste

Give them the divine right not to hear the noise of granades

when they fall down and break the smiling faces

 

Little serenity until they paint dreams
Did you ever follow
erratic flight of a butterfly when automatic rifle strikes
Or did you ever observe the sun when the smokescreen cover viewing
when blown up with dynamite then flesh and iron and souls disappear?
You would do well to slow down the pace.
Take some of their time
Take care of God’s desire

And the harmony of echoes

Horror will not last forever

But music and peace
When you armor someone’s love and your day ends
you lie on the corpses for a nap

with hundreds of consecutive questions
that come to your mind?
You would do well to slow down breathing and pace.
life has the advantage so please do not destroy it so quickly.
Time is short.
Only the music lasts forever.

And the harmony of echoes for peace around the globe.
And you who fire on a flower or a bird  or a man or a butterfly

have you ever heard the music of life?

Do not rush because you have forgotten to take away the voice of peace

 

Here should remain the Planet of Peace

And climb somewhere to the Dark Planet and dance the deaths’ dances

In that planetary madhouse far away from souls that dance

Hand in hand and smile to the God and Freedom

 

Allow the to enjoy and live in Peace Planet

In the harmony with all echoes.
With music that will definitely live forever.

 

Translated by Fadil Bajraj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s