Takim me Vizionin, me kaosin. / Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

 

Takim me Vizionin, me kaosin.

 

 

Erjon Muça

Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

“Duhet të kesh kaos në brendësi për të çliruar një yll vallëzues: kështu foli Zarathustra.”

 

Njohja me shkrimtarin Miokom Zeqo, nuk qe as e beftë e as përfundim i kërkimeve të mia për të gjetur kufij të ri të hapsirës letrare. Si studiues letrar e njihja më herët, pasi në bibliotekën ime prej kohësh ndodhet studimi i tij për jetën dhe veprën e Migjenit. Si arkeolog e njihja më parë akoma: që nga koha e shfaqies së atyre 7 filmave që tregonin për mrekullitë nënujore të gjirit të Durrësit dhe që e mbushnin plot me zili dhe pasion, shpirtin tim prej fëmije kureshtar. Përballjen e parë me figurën e Shkrimtarit Miokom Zeqo e pata tre vjet të shkuara, gjatë një debati mbi letërsinë shqipe me kushëririn tim Poetin Vladimir Muça. Ai i ndezur nga këmbëngulja ime tha: Moikomi është shkrimtari më modernist në letërsinë shqipe të sotëshme. Përgjigjia ime qe e shpejtë dhe e zjarrtë, ndonëse pa lexuar asgjë nga shkrimtari Moikom Zeqo. Të jeshë moderrn në periudhën postmoderrniste do të thotë të jeshë i vonuar. Debati nuk zgjati më tej pasi dikush nga ata që na shoqëronin në tavolinë, nuk e di përse e hodhi debatin në një degë tjetër.
Më pas për Moikomin më foli me superlativa edhe miku dhe eseisti, ose siç e quaj unë, profesori im i esesë Ing Fatmir Minguli. Shprehimisht ai më tha tregimi i shkurtër i Moikom Zeqos është tronditës për nga hapsira e tejskajshme meditative. Kurse Profesor Anto Nikë Berisha një tjetër mik fisnik e cilësoi si shkrues me erudicion maramendës, madje janë të pakët eruditët e kalibrit të tij dhe jo vetëm në hapsirën shqipfolëse.
Kështuqë kur, për krishtlindjet e vitit që lamë pas, miku im Fatmir Minguli më solli vëllimin me tregime, të sapo botuar nga shtëpia botuese bota shqiptare, Enukët Engjëllorë, u gëzova shumë. Nuk kam përse ta fsheh, sedra ime u ndje u gudulisur, pasi librin ma dhuronte Moikom Zeqo me mbishkrim enkas për mua. Për një njeri që adhuron letërsinë, një libër i dhuruar vlen më tepër se një brilant, kur ky është me dedikim ka akoma më vlerë.
Përballia me Enukët Engjëllor qe “fatale”, pasi me të unë nuk zbulova shkrimtarin por vizionarin Moikom Zeqo. Të gjitha tregimet e vëllim madje edhe sinopset në fund të tijë nuk janë mendime po dritare të hapuar drejtë pafundësisë.
Vizionar!
Dua ta theksoj këtë pasi për mua një vinzionar është më shumë se një shkrimtar. Një vizionar është diçka mes gjeniut, profetit dhe dijetarit. Vizioni është qendra e trekëndëshit që formohet nga gjenialiteti, profecia dhe erudicioni. Pra është krijesa profetike e një erudicioni gjenial. Po të përdoria gjuhen e astrofizikës, vizionarin do ta cilësoja me një diell të munguar. Nuk duhet të bini pre e kurthit negativ që ngre përemri i munguar. Pasi në sistemin tonë diellor rreth diellit rrotullohet edhe një i tillë dhe për jetën tonë tokësore ai është po aq i domosdoshëm sa edhe dielli. E kam fjalën për Jupiterin, gjigandin e gaztë, ai është një gllabërues kometash dhe asteroidësh që po të përplasesjin me tokën do ishin fatal për mbijetesën e jetës, të çfarëdolloji, që gjallon në planetthin tonë. Kometat përthithen nga ky gjigand duke pushuar së egzistuari.
Ndoshta!
Po ta marrim për të mirqenë teorinë taosite, jupiteri mund të jetë një portë magjike dhe kometat nuk shpërbëhen kur përplasen me të, ato thjeshtë kalojnë në një tjetër dimension. Pasi mbarova së lexuari vëllimin me tregime Enukët Engjëllorë vështrova edhe një herë dedikimin dhe mu duk sikur në mes të shkronjave të tijë dallova një epigram të fshehur.
” Crash test Për Erjon Muçën”!
Tre miqtë e mi më lavdëruan shkrimtarin Moikom, kurse unë në një pasdite gushti po udhëtoja me mjetin tim drejtë Tiranës, për të takuar vizionarin Moikom Zeqo. Pasi për mendimin tim në librin Enukët Engjellor ai nuk shkruan mendime, gërmëzon vizone.
Sigurisht ndihesha i elktrizuar nga idea se do ulesha të bisedoja më një njeri, nga i cili ke shumë për të mësuar. Me të u takova një nga kafenetë e shumta të tiranës, u ulëm jashtë ndanë një shtarëvani dhe pas dialogjeve fillestare unë i thashë.
– Për mua, të paktën në hapsirën Shqipfolëse, ju jeni i vetmi shkrues të cilin pa frikë mund ta cilësoj me Boregesin.- ai buzëqeshi! Ndoshta nuk i pëlqeu krahasimi im! Ndoshta ju duk naive, por nga vështrimi i tij nuk arrita ta kuptoj. Pasi çliroi tymin e cigares në mënyrën më tëq etë të mundëshme më tha.
– Unë jam pak i margjinuar si shkrimtar! – në tonin e zërit të tijë nuk vura re as shenja mllefi, as shenja keqrdhje. Ai e tha aq natyrshëm kët frazë sa që mua më tingëlloi me një tjetër frazë: Ju jeni të lumtur, kurse unë ndihem më i palumturi ndër ju. Pasi unë njoh atë që kufizon rrethi im diturisë, por nuk njoh atë që ndodhet jashtë këtij rrethi.
U ndamë me të pasi ai më dhuroi dy libra të tij. Sigurisht me dedikim të cilin e shkroi mbi tavolinë përballë meje.
Gushti mbaroi dhe unë ju riktheva rutinës time, larg pushimt dhe pranë punës. Larg kafeneve dhe bisedave dhe më pranë leximeve dhe shkrimeve. Nuk u mora menjëherë me librat që më dhuroi tashmë miku im Moikom Zeqo, pasi duhet të ingranohesha në pëditshmërinë time të çakorduar paska nga pushimi që të gjeja qetësinë e duhur për të shfletuar librat e vizionarit Moikom Zeqo. Libra ishin dy, por mua më ngacmoi më shumë vëllimi me tregime Abraxar, mbreti i botës botuar nga shtëpia botuese Buzuku, libër që nxiti edhe këtë tregim. Më shumë se titulli më nxiti një shënim që ndodhet mbi kopertinë: ” një tregimtar i pashoq, tek kemi Zeqon mistik, herë historian, arkeolog, pasionant, estetin borgesian, por mbi të gjitha, Eruditin e fshehtësive të mëdha.
Si ka mundësi që askush nuk vë re vizionarin të cilin Zbulova unë?
E lashë kopertinën dhe palmpsestin dhe u përballa me kaosin!
Kaos shpërthyes, çekuilibrues, tregues e fshehës në të njëjtën kohë. Kaosin nga i cili rodhi jeta dhe pa të cilin nuk mund të ketë të tillë. Dueht të keshë Kaos brenda që të çlirosh një yll vallzues: kështu foli Zarathustra. Zrathustra vetëm sa hodhi idenë Kurse Vizionari Moikom Zeqo futet brënda tij, e zbërthen, e analizon, e rrotullon njëqind e tetëdhjetëgradë, që me anë të tijë të na tregojë anën e errët të hënës. E nuk është ai kaos, ajo fjalë me të cilën jemi mësuar të emërtojmë rrëmujën. Jo kosi i tijë ka forëmën e një peme, që nis nga i njëti trung dhe shpërthen në degzime të pamendueshme. Të gjitha drejtuar drejtë pafundësisë qellore dhe çdo njera prej tyre tregon një yll, yllësi apo univers më vete. Kaos që të tregon defektin e vërtetë të generit human dhe të bindjeve të tij… kaos i përdorur si mikroskop për të vështruar më qartë rrugën evolutive të rracës njerëzore. Është e vërtetë se udhëtimi evolutiv i humanëve nisi miljona vjet të shkuara, por nuk është aq gjatë dhe përkryer sa ç’e pandehim. Për ta kuptuar këtë mu desh kaosi I Moikom Zeqos. Ajo që mua më dukej si një drejtëz e gjatë, nuk ishte tjetër veçse një bashkësi segmetesh jetësore, brezash njerëzor.
” Nuk ka shi të paparishkueshëm” !
Po është mëse e drejtë, ashtu si nuk ka vdekje të papritur. Pasi që në momentin që ngjizet një qenje e gjallë, atij ose asaj i është dhënë edhe dënimi me vdekje. Ashtu si që në momentin që ngre një ngrehinë kë shënuar edhe fillimin e rrënimit të sajë.
Kaos!
Ekzistent dhe i padukshëm. Aq sa më duket se edhe ajo legjenda e mundjes së tij nga Kronosi dhe më pas e Kronosit nga Zeusi nuk është gjë tjetër veçse një gjetje e të parit. Një shfaqie teatrale me burratinë dhe ai nga errësira kaotike që ka rreth vetes lëvis fijet e burratinëve të cilët mendojnë se e kanë mundur.
Ajo fraza e Moikom Zeqos në atë bar-kafe të Tiranës, vetëm pas leximit të librit ka marrë tingëllimin e duhur.
Me keqardhje e pranoj, madje me një bindje matematike se ai nuk ka se si të ndihet ndryshe. Në një shoqëri obeze dhe të alkolizuar maratonisti, apo edhe maratona nuk kanë se si të mos ndihen të margjinuara. Obezi metematikishit nuk kërkon levizjen, por qetësinë e kolltukut apo divanit. Në një shoqëri të thjeshtëzuar nga telenovelat Braziliane apo Turke, askush nuk do të arrinte të kuptonte thellësinë kaotike të vizinove universale Të Moikom Zeqos.
E si mund ta mbyll këtë tregim kaotik? Ka vetëm një mënyrë. Do e mbyll duke i thënë atij Shkrimtarit vizionar të margjinuar.
I dashur Moikom. Ju jeni duke rrezikuar seriozisht të ndryshoni nga 5 në 6 numrin e idhujve të mi të letërsisë.
10-09-2014
Pisa (It)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s