SYRI POETIK MBI TË VËRTETAT / Poezi nga Vullnet Mato

vullnet

Poezi nga Vullnet Mato

 

 

 

SYRI POETIK MBI TË VËRTETAT

 

Epoka e Gurit nuk mbaroi se mbaruan gurët,
por sepse mbaroi koha e kafshërisë njerëzore.
Epoka e skllavërisë nuk mbaroi se mbaruan pronarët,
por se skllevërit këputën zinxhirët e shtypjes shekullore.

Epoka e feudalizmin nuk mbaroi se mbaruan feudalët,
Por sepse bujqërit rrëmbyen armët kundër tyre.
Epoka e socializmit nuk mbaroi se mbaruan citatet,
Por sepse popullit i mbaroi buka e misrit dhe grurit.

Epoka e pseudodemokracisë sonë shkon drejt mbarimit,
sepse në krye të shtetit zgjidhet kush gënjen më shumë,
sepse aferat korruptive po ngrihen në sistemin e drejtimit,
sepse u krijua një treg pune, që nuk sjell as para, as punë…

Sepse ne jetojmë, duke marrë borxh nga brezat që vijnë
pa ndriçuar të vërtetat, sikur jetojmë në sferën pas Hënës,
duke e shpënë drejt disa pasojave të rrezikshme Shqipërinë,
për ata që do lindin me disa miliona borxh në barkun e nënës…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s