PËRSIATJE : Pirroja i Epirit në Referendum / Nga Edmond Shallvari

PËRSIATJE

 

Pirroja i Epirit në Referendum

 

 

Edmond_Shallvari

Nga Edmond Shallvari

 

 

Pasi fitoi duke pësuar humbje të madhe në luftë, Pirroja i Epirit hoqi dorë nga lufta, flaku në një pellg me ujë shpatën dhe ju kthye paqes.

Ju drejtua Adit, Perëndisë së të vdekurve, që t’ja kthente ushtarët e vrarë, me lutjen se pa ta nuk mund të ndërtonte dot mbreterinë e tij të paqes.

Adi, pasi mblodhi Këshilltarët e vet, vendosi ta ndihmonte Pirron, duke thyer për herë të parë rregullat e Botës së të vdekurve.

Te pamësuar me Mbreterine e Paqes, ushtarët e ringjallur filluan te shkatërronin natën, atë që të gjallet ndërtonin ditën.

Pirroja akuzoi si shkaktar të gjendjes Adin, që sipas tij ju kishte lënë ushtarëve të vrarë e të ringjallur vetem veset, kurse virtutet i kishte mbajtur për vete.

Me akuza e kundërakuza, gjendja arriti në kulmin e të keqes se saj, duke vënë në rrezik zhdukjeje Mbreterinë e Paqes.

Edhe pse e dinte që nuk mund të fitonte dot me Perenditë, aq me teper me Adin e tmerrshëm, Pirroja, i mësuar të fitonte përmes humbjes, nuk u tërhoq, përkundrazi, vendosi të largohej nga bisedimet dhe të shpallte Referendumin e madh popullor, ku populli të vendoste për të ardhmen e tij.

Populli, i përbërë më tepër nga të vdekurit e ringjallur se të gjallët e lindur, duhej të zgjidhte një prej të dyjave.

Ose të pranonte kolpon e Adit, pra ushtarët e mbetur vetëm me veset e tyre, ose dëshirën e Pirros për një paqe të ndertuar pa kushte perëndish.

Dilema ishte e madhe, sikurse dhe vendimi për Referendumin i pakthyeshëm.

Populli, i përbërë në shumicën e tij nga ushtarët e ringjallur, u entusiazmua dhe doli nëpër rrugë me thirrje e parrulla kunder Adit dhe kunder të gjallëve të tjerë, që kërkonin një paqe ku e fituara e së mirës mos vinte përmes humbjeve tragjike si ato të luftës.

Adi, i zhgenjyer dhe i befasuar nga Pirroja, pasi mblodhi për së dyti Këshilltarët e tij, morri nje vendim të paparë në historinë e vendimeve të Perëndive, vendim që do e zbatonte menjeherë pas rezultatit të Referendumit.

Vendimi permbante surprizen me te madhe per gjithe njerezit e planetit, si ne rastin e Po-se, ashtu dhe te Jo-se.

Po-ja do t’ju kthente ushtareve te ringjallur virtutin e humbur, kurse Jo-ja, do t’i kthente te gjithe andej nga erdhen.

Pirroja do fitonte përmes Jo-se Mbreterinë e Paqes, njëlloj si fitoren e meparshme ne fushen e betejes, permes humbjes se madhe.

Duke qene ende ne Mbreterine e Paqes, eshte me i vogel rreziku i goditjes me qeramike prapa kokes, qe i morri jeten ne kohen e luftes.

Nderkohe mbetet i hapur rreziku tjeter per Mbreterine e Paqes dhe vete Pirron,vazhdimi i shkaterrimit naten i asaj qe ndertohet diten.

 

@Edmond Shallvari

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s