Kur Mirela Sula me pyeti rreth BESIMIT…!! / INTERVISTË ME FATBARDHA XHANI MYSLIMAJ PËR REVISTËN PSIKOSTIL…

 

405494_346322965396266_1831017318_n

INTERVISTË ME FATBARDHA XHANI MYSLIMAJ PËR REVISTËN PSIKOSTIL…

 

 

Kur Mirela Sula me pyeti rreth BESIMIT…!!

 

Besimi është një ndjesi mjaft pozitive. Duke besuar ne jetojmë bukur, mendimet tona bëhen të shëndetshme, veprat tona bëhen mesazhi më i bukur që ne transmetojmë. Besimi në fakt më shumë se sa ka lidhje me të tjerët ka lidhje me veten. Ne besojmë sa here jemi te sigurt në veten tonë, sa herë prekim realitete të cilat i kemi enderruar.

Besimi sipas meje është nje ndjenje që lind me ne. Kur jemi bebe ne e lëmë veten në duart e të tjerëve, mund të na hedhin ku të duan ne i besojmë gjithkujt… Lekundja e besimit vjen ne përballjen tonë me natyrën.

Të parët njerëz të cilët kemi pranë janë njerëzit e dashur prindërit, të cilët sapo ne nisim të kuptojmë dëgjojmë prej tyre fjalë: kujdes… Dhe kështu kjo fjalë do na shoqerojë gjatë gjithë jetës.

Ne përjetojmë frikërat tona prej dashurisë, në menyre të tillë që besimi në vend që të instalohet dalëngadalë copëzohet thërmohet. Dhe na duhet një kohë e gjate për ta ndërtuar sërish puzlle-in me mendjen tonë analitike…

Besimi religjioz ose besimet në numra e shenja janë fusha të tjera të besimit të cilat mësohen gjatë jetës. Besimi në Zot ka lindur shekuj e shekuj më pare. Në librat e Bibës dhe të Kurani-t janë të sintetizuara në mënyre të hollësishme filozofike fenomente e jetes, dhe në mendimet e mia kanë hyrë vonë, pasi u edukuam me frymen ateiste. Sidoqoftë, kur në moshën e adoleshences mu desh të largohem nga familja ime për te studiuar, ankthet e ndarjes të shoqëruara me frikën që nga ‘mos më kanë vdekur njerezit e afërt’ e deri tek ‘më duan njerezit e dashur si më parë’??? qetësoheshin shumë sapo thoja: ‘Të lutem Zot’. Më vonë besimi Kristian u rrit dalëngadalë tek unë. Jam pagëzuar si Kristiane orthodokse dhe ndjek ritualet religjioze jo më ndonje rregullsi për tu lavdëruar, por besimi në Jezus Krishtin pa diskutim që është pjesë e jetës time dhe e besimit tim në përgjithësi.

Unë besoj dhe jam krenare për besimin tim jo vetëm atë religjioz, por për besimin tim në përgjithësi… Jam mësuar ti shoh njerëzit drejtë në sy të jap dhe të marr besim, jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht. Puna ime si psikiatre dhe si ekspert psikiater-ligjor, më ka ndihmuar të kuptoj më mirë se duhet të besosh edhe tek ata te cilet kanë shkatërruar besimin e tyre e të të tjerëve, pasi tek secili ka një grumbull copëzash besimi të cilat duhen vendosur në vëndin e vet.

Unë besoj se secili nga ne ka një personalitet i cili vjen nga materiali i tij gjenetik dhe formohet nga kushtet në të cilat jeton. Në genet e mia janë shkruar të gjitha ngjarjet që i kanë ndodhur paraardhësve të mi, mënyrat se si ata kanë mbijetuar, rruget që kanë zgjedhur për të përcaktuar fatin e tyre, dhe nëpermjet këtij transmetimi sa hyjnor aq edhe real, është krijuar në bashkëpunim me rrethanat e jetës time besimi im. ‘Unë shpesh them besimi është si dashuri jepet nuk merret’. Dhe kjo është e vërtete të tjeret na besojnë aq sa besim u japim ne dhe ne i besojmë ata në të njëjtin klering. Kjo marëdhënie besimi lexohet në sy, në fjalë në gjestikulacion(sidomos në këtë të fundit). Çdo njeri është nje observues i kujdesshëm. Nese shohim me kujdes personin me te cilin komunikojmë do të kuptojmë se ai na sheh ne me shumë më teper kujdes se ne besojmë. Prandaj “duhet te kemi kujdes me mendimet tona sepse ato bëhen fjaë, fjalët bëhen veprat tona, veprat tona bëhen karakteri yne dhe karakteri ynë behet fati yne”.

Në fakt instalimin e besimit tim e ka bërë e para mami im. Ajo më ka treguar kur isha e vogël se kam lindur nga një moment shumë i bukur dashurie, kam lindur me kemishë, dhe me yll në balle… Këto janë gjera të cilat tani më bejnë të qesh, por që kanë qënë përcaktuese në krijimin e besimit tek vetja, fati dhe te tjerët. Më vonë kur fillova të besoj në zot, mësova se kam lindur më 17 Korrik në ditën e Shën Marines dhe emri im i pagezimit është Marina. Ka numra që për mua janë fat prsh 17, 13, 7… fati për mua është aftësia për të marrë vendime në momentin e duhur e në vëndin e duhur .Ndaj besoj se është shkruar sepse është gërshetimi i rrethanave me aftësine për të reaguar drejtë ndaj tyre.

Nese do më jepej mundësia të besoja në dicka tjetër , ajo gjë që do fitonte besimin tim do të ishte nje aftesim i njerezve për të shprehur me fjalë mendimet e tyre, pasi mendimi kur lind në mëndjen e secilit, ndryshon derisa artikulohet në fjalë, nga goja e secilit në veshin e tjetrit ndryshon serish, dhe nga veshi i tjetrit në mendjen e tjetrit ndryshon akoma… Ne flasim me veprat tona… e kemi këtë mundesi, por derisa të bëjme vepra fjala ka dhënë efektin që ne nuk dëshirojme… Unë besoj te veprat… deshiroj shumë të besoj edhe tek FJALA!!!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s