Vargëzim dilemash apo trokitje e sigurtë në botën e artit të shkruar. / Nga Agron Shele

 

kop

Vargëzim dilemash apo trokitje e sigurtë në botën e artit të shkruar.

 

Nga Agron Shele

 

Kontakti me librin me tregime “ Vargëzim dilemash “ të autores më të re dhe të talentuar Luanda Hajdari jo vetëm që më befasoi, por krijoi dhe bindjen e pakundështueshme se një penelatë e re tashmë ka lindur dhe ka fillur të deshifrojë telajon jetë me ngjyrimet e perspektivës dhe të nesërmes letrare shumë më grishëse, por dhe më universale për vetë hapësirat, sugjestionimin dhe modalitetin e ri kohor që kjo plejadë posedon. Që në fillim të leximit të veprës së saj kupton se suportimi i mënyrës shprehëse është i sinqertë, i veçantë, ndjesor dhe për më tepër depërtues deri në inkoshiencë, i cili edhe pse duket sikur vjen në formën e ditarit të përditëshëm, arrin të mos mbetet mister apo fshehur kasafortave të kujtesës, por ashtu në mënyrë të natyrshme të rrëfejë diçka ndryshe, plot elokuencë dhe përherë e më impresionues.

 

 

luanda Hajdari- 2

Luanda Hajdari

 

Në tregimet e saj duket sikur mbizotëron përjetimi çastit “ajo, shoqja e saj, udhëtimi i paharruar, përse ndodh kështu, nata e errët, lumturi abstrakte” dhe të gjitha këto e çojnë lexuesin tek kretativiteti i gjithë botës rrethuese, me pikë referimi vetveten e pastaj shpërndarë në inkluiditet njerëzore, ato natyrore dhe ideore. Tedencat dhe ndikimi i veprave të lexuara sigurisht që do kanalizoje dhe profeksinojë më mirë shtratin stilistik e estetik të kësaj autorje premtuese për të ardhmen, do e konsolidojë dhe do e orintojë shumë më drejt rreth një boshti përshkrus dhe kështu e strukturuar në ide, frymë dhe përmbajtje ajo do risjellë dimesionin dhe hapësirat e pafundme të artit të saj. Ky është vetëm një fillim, një rrugë që të çon shumë larg, të nis drejt portave të mendimit dhe koncepteve të reja metafizike dhe të gjitha këto burime njohjeje në funksion dhe derivat të njëjtë me rreaztimin hyjnor të shpirtit.
“Vargëzim dilemash” vjen plot dritë, ndjesi dhe trokitje në botën e madhe krijuese, botë e cila e mirëpret Luanën dhe i hap rrugën drejt madhështisë e magjisë që di të fali vetëm arti i shkruar, letërsia.

Suksese Luanda!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s