NADJE E BRISHTË / Poezi në gegnisht nga Donikë Rrethaj

 

donike

Poezi në gegnisht nga Donikë Rrethaj 

 

 

NADJE E BRISHTË

 

 

Ja lau vesa qerpikt e sytë e lodhun nga nata..
natyrës q’i epshin e nji nate dashnije pëshpërin..
prekjet e ngadalta mbi nji trup krejt lakuriq murmurojne disa fjalë t’pakuptimta.
E pakuptimt asht çdo puthje..
…prekje,
e rrokullisjet q’i n’ankth i napin ngjyrë..

Nji lule kreh petalet e hap gjethet q’i n’përkëdhelje..
shtrihen si krahë t’nji gruje n’dashni.
Qielli pak i nximë dihat a thu se plagt e disa vetim’ve i kane vra shpirtin aq keq.

Fllad..i amël, m’rreh ftyren n’nji penxhereje ..
pritje.

Nadje..!
E brishtë, si nji vajze e njome sapo e çume me flokt e ngatrrum nga nji jastek andrrash.
me buzt q’i hapen e mbyllen di ganxhe dranafilli.

Andrra t’brishta m’shehen nga pikat e shiut q’i përhapen n’ajër tuj lane nji melodi marramendse.

Asht : Nadje…

E dielli ka harru me dalë e ndriçimin me pasqyrue mbi botë.

Natyrë ..e amël edhe se ngjyrat e bajnë nji qylym misteri…
… me shiun, erën, aromen e luleve ..
qiellin q’i spërkat me pikat e ujit t’perzim : andrra…

Dysheku i nji toke t’ftohtë fton kambt e mija n’nji vrap t’çmendun..
…pa kpuc ..
t’n’djej fort’sine e nji toke q’i m’prek ..
ashpër po q’i m’kujton : jetën..

Vesa lau qylymin e ngjyrave e unë?
..endem mes ktij misteri ..t’ankthshëm..
q’i m’vjedh e m’ çon mijra vite mrapa.

E jetoj andrrat …i puth, i prek..
..me sytë q’i nbyllje …, dëshirojnë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s