Poezi nga Maria Hizma
NËNA TY TË PRET
Ike në pranverë kur dallëndyshet kthehen
cicërima e tyre u bë vaj në shpirt
si vajzë e valëve çdo ditë buzë detit
drejt perëndimit bir..nëna, i hedh sytë
Valët rrahin bregun si brenga rreh shpirtin
kam derdhur aq lot sa deti u ngrit..
mahnitet dhe shkëmbi si pret nëna birin
numurova dallgët që shtohen çdo ditë..
Qerpikët renduar nga pesha e mallit
poshtë shtuar dy brazda …nga lotët rrëke
hapa duart prita aty lotët e shpirtit
mblodha një grusht dhimbje, në të gjeta tre
Biri im qe s’ munda si gjyshet e tjera
ti këndoj ninullë nipit tim në djep
ah kurbeti i shkret më vodhi pranverat
dogji ëndrrat.. jetën..në të malli mbet
Valixhen me ëndërra e mbushe kur ike
një nga një larguar …humbur nëpër jetë
kthehu në shtëpi, se nëna nuk ka vdekje
por edhe në vdiqa….dheu nuk më tret…
Kthehu bir se nëna vetëm ty të pret
Por edhe në vdiqa, dheu nuk më tret…
AH… POEZI!
Të desha dhe shpirtit i thashë
do jetë e imja përherë
të urreva dhe në rruge të lashë
të thashë mos u kthe o e mjerë
U largova ika prej teje
më ndoqe nga pas kudo
të grisa, të vrava, të zhduka
por ti më the mos më harro
Un jam përherë brenda teje
kam mbirë dhe aty do mbetem
më thuaj po deshe je ferrë
o trëndafil që lulet i çel
Të desha e të urreva fort
prapë brenda meje ngele ti
braktisa armët teëthash s ‘duroj dot
dhe nisa të shkruaj përsëri
Te desha dhe të dua fort
ty vargu im …POEZI !
IKA
Larg në rrugën e gjatë plot hapësirë
pa kthyer kokën pas të shikoj
nisa rrugèn bashkë me ditën pa gdhirë
pa ndalur hapin…askund nuk qëndroj
Pa valixhe në dorë vullnetin hedhur supit
veç shpirtin mbusha ëndërra e ozon
fustanin e gjatë si pelerinë hedhur trupit
mendje e zemër tek ty vrapon
Buzëqeshmë jetë si një princ në përralla
ëmbëlsomë shpirtin si e ëmbel simfoni
forcomi krahët si luftëtarë shpatash
bëmë pjesë tënden në të bukur melodi
Përpara hapësira të reja të pafundme
dhe çdo moment një e re melodi
ndjej në të zëra këngèsh gazmore
nga kënga labe …tek ajo me çifteli
Ndjej zera, dialekte, këngë, urime
mes tyre lundroj si në varkë shprese
jam pjesë e tyre në ditë me gëzime
në ditë te qeta në të ëmblat mëngjeze.
FJALË TJETËR NUK GJEJ
Cilën fjalë për ty të gjej
Të dua o të urrej?
Cilën ndjenjë të ushqej
Me dilemë shpirtin e brej…
Të dua kur shikon ëmbël mua
Të urrej kur larg ndjej rrahjet e tua
Të dua kur m’ ledhaton me dashuri
Të urrej kur larg meje rri…
Të dua kur më thua “Pa dashje, gabova”
Të urrej kur largohesh e thua harrova
Të dua kur lotin mbi faqe ma fshin
Të urrej kur shkakton ti lotin tim
Të dua kur gjoksin rreh dashuruar
Të urrej kur zjarri më djeg i pashuar
Të dua kur syri shkëlqen plot ëmbëlsi
Urrej faktin që të dua shumë “Ty”
Të dua dhe kur të “urrej ”
Të dua dhe fjalë tjetër nuk gjej…
RRËNJË MALLI
Toka ime e shtrenjtë që larg na përcolle
veç rrënjët i mbajte të forta vetëm për ty
filiza na nise në botë e dhimbje a ndjeve?
valixhen na mbushe me ëndërra e lot dashuri
Ti toka ime e shtrenjtë e burimi i mallit
bekimin na dhe e shpirtin plot dashuri
forcën prej teje morëm, si shkëmb stërralli
ngrohtësinë në vite ta mbajmë thellë në gji
Ti vendi im i shtrenjtë vend i bekuar
ku shiu që zbret ëmbël është veç për ty
pranverat e shpirtit vetëm për ty lulëzuar
e malli bëhet varg ..në kohë me diell e stuhi
Me vete na dhe aromë limon e portokalle
shpirtin e mbushe në vite plot mirësi
një ditë të kthehemi qoftë edhe të tretur në varre
që mbetja të gjej aty, shplodhje në perjetesi !
RRËNJËT E MALLIT JANË VETËM TEK TI!