Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti

pullumb Ahmeti

Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti

 

 

PERËNDIMI ARTË

 

Dora e zotit, stërzgjatur gishtat e hollë, shtriu
në qepallat e diellit, ku shtrihej ,si fëmij në det
si gjyshi nipin, me përralla, syrit erë ëndrat fryu
këngët e valëve e nanurisin për gjum të qet.

Vala, pran vash, solli të argjendën ngjyrë praruar
mes mollzave të purpurta, rrëzëllente në fytyrë
tej, dielli buzës së detit, puthje i jep në të larguar
vala dashuruar me të, thell gjirit të saj e përpin.

Priste vala e etur, ti vinte nga rrugët qiellore
kalorënte hapësirave në perëndimet e largta
si vash e paduruar, pret takimet e saj hyjnore
hapur, mbante gjinë, e mbyt me puthjet e zjarrta.

Po mbyllte synë dielli, nën përqafimin e valës
shkrinte drit e tij, thellë, në shtratëdetin e but
për të fundit çaste, lëvizi pak cepin e qepallës
nga perëdimi art, dërgoi rrezen, e bregun puth.

 

 

 

SHKUMË E BARDHË

 

Deti papritmas nga gjiri
mbi dallgë të ngriti
si shkumë e bardhë
ti re në mua
e shkumë qëndrove
vala te priti
e shkumën i more
u veshe zbardhuar
Në mua u derdhe ,,
e s’doje të ikje
eh,,s’durove dot më,,
,kur dallga tërhiqej.
Dallgës të erdha
rrëshkitas,,menduar
duart përshkova
pa ditur se tretesh
më ikën e zhdukesh
së bashku me ujin
delfin u bëra zot i vet vetes.
Lëshohem të kap
të marr i dyzuar
e si delfini mbi dallgë të nxora
shkumën e bardhë
ta hodha përsipër
e puthjen e nxehtë
me zor unë ta mora.
më ikje, më shkisje
trazuar me kripën.
e mblodha dhe mëndjen
nga duart s’më ikën
Eh shkumë e bardhë shkumë e bardhë,
gjejdisur në detra
por sot nuk të lash
me timin trup të treta.

 

 

 

NJË NATË VETËM

 

Një natë, vetëm ,një natë
do të desha e dashur
në gjirin tënd të vi të ulem
s’e di pse? buzën me ke plasur
aty të tretem të mos shkulem.

Në liqenet e thelle të syve të tu
të notoj vashë më ler të futem
eh po s’deshe lermë në gushë
një cast vetëm më ler të lutem,

Një natë vetëm lermë aty
të pi mjalt në hoje blete
gjumi të më zerë në gji
aty lerm një jetë të prehem.

Se di,, një natë vetëm, ti e di
më prit e dashur, sonte të vi.

 

 

 

TË VESHA ME ËNDRRA 

 

Humbur si mjegull hapësirave të pamata
kërkoja tju gjeja mes tyre e ti asgjëkundi
në mes reve më dilje me rrobat e bardha
se di o zot kjo mendja pas teje më humbi.

Të mora të vesha me ëndra mjegullnaje
ardhur tej hapësirës së rrugëve qiellore
dhe flokët ti lëshova trupit si lulet në maj
e syt ti mbusha lumenj rrezesh diellore.

Ti erdhe si flutur, ujvarës papritur mu ule
e hollë e gjatë dhe supit flokët ke lëshuar
të fola të erdha pranë ti prap s’mu shkule
ujvara lidhur të mbante me vellon mbuluar.

Ujvarës vash të erdha ç’të mora aromë
me buzën e nxehtë ne gushë të preka
ngadalë të ndalova mbi buzën e njomë
peshkatar u bëra të mblodha në rrjeta.

 

 

 

ZEMËR, TË KAM FSHEHUR KUJTIMEVE

 

Zemër, të kam fshehur kujtimeve të panumërta imazherie
eh,,lëviz në kopështin e shpirtit si flutur saksive mbi lule ide
fytyrë engjëllore rrugëve të ndjenjave,me shkëlqim dashurie
kam lindur i bekuar bekimin marrë nga perëndia që në lindje

Syri befas më turbulloi ku erëjugu i Janarit flokëgjatin të trazoi
pleksur degës mbushur ngarkuar me të vedhat kokra portokalli
te portreti më rrëmbeu e qeshura fytyrës së lumtur,eh,sa kaloi
ndrojtur erdha pranë, flokun shpleksa regëtiu zemra e një djali

Kujtimet udhëtojnë e dashur me jetët vorbullave trazuar në kohra
në sirtarë ëndrrash bashkë i mbyllim ç’do mëngjes sa çelet agimi
jetoj me to përditë ç’do sekondë dhe vargje të thur se ikën mosha
vargu në mua është pije e dashur shpirtdehur dashuria përjetimi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s