KUSHTUAR TË GJITHË EMIGRANTËVE
Maram Al Masri
“Bota është mizore, o bir,
mizore si breshëri mitrolozi
mizore si muret e një qendre dëbimi
mizore si një vështrim përbuzës
duhej të ta kisha thënë para se të vije këtu, tek unë
të ta kisha thënë se bimët e brishta
shkelen me këmbë të parat,
duhej të ta kisha thënë, këtu i duan me shkollë, me diploma
me para
dhe po të them
i mbyturi të mbyturin
dot nuk e shpëton
emigrant
gjithë jetën ke për të mbetur
në shënjestër, gjithmonë i dyshimtë
duhej të ta kisha thënë se emigrantët që vinë të brishtë janë
si fëmijët.”
© shqipëroi Maksim Rakipaj
Shqipëroi Maksim Rakipaj