Poezi nga Dava Nikolli / Shkëputur nga vëllimi poetik “STINËT E DASHURISË”

 

10922827_10204791686464693_8196435022321253922_n

Poezi nga Dava Nikolli 

 

Shkëputur nga vëllimi poetik “STINËT E DASHURISË”

 

 

TË DUA SIÇ JE !

 

Ecnim të dy udhëve tona nëpër shi,

ti larg meje, unë larg nga ti.

Dhe për çudi kishim të njëjtin mendim,

unë brënda teje strukur, ti në shpirtin tim.

*

Shiu nuk e dinte, as që na kuptonte!

Çfarë ndjente e thoshte zemra jote.

Çfarë ajo, ty të thoshte fshehur?

As çfarë më thoshte zemra ime e dehur?!

*

Ti kurrë nga këto s’më ke thënë:

As unë jo! Të betohem për at’ hënë!

Ah! Shiu nuk e di këtë tjetrën!

Se unë e ti…flasim përditë me heshtjen.

*

Unë kurrë s’ia kam thënë këtë gjë.

Se të dua ty, kështu të çmendur,

Po po! Të çmëndur kështu siç je!

 

 

 

SAKRIFICË E DASHURISË

 

Sonte s’desha piktorin Hollandez ta kujtoj,

kësaj mbrëmje vjeshte kur shëtisja nëpër shi.

Jashtë memorjes desha ta fluturoj,

se si hynte ai fshehurazi brënda meje,

as vetë nuk e di…

*

Trotuaresh këmba shkelte gjethe plot,

prej degëve të pemëve ishin shpërndarë.

Sonte as unë brënda vetes,

piktorin Hollandez s’e largoja dot.

Sonte…në këtë natë pa hënë,

më lodhte ideja se si piktori i madh famoz,

preh e dashurisë së tij kishte rënë…

*

Ah! Kjo ndjenje dashurie!

Qënka e shkruar të hapë vetëm varre.

Piktori famoz veshin kishte prerë dikur,

që t’i besonte…të dashurës së tij Rachel

ia kishte bërë dhuratë.

Pozonte varur në mur…pikonte dhimbje,

shpirtit të piktorit ditë e natë.

*

Piktori jetoi ashtu me veshin e gjymtuar.

Thonë: Dashuria do sakrifica,

pse kërkon njerëz të përçunduar?

U bë bashkëvuajtës dhe ai, i dashurisë me të tjerë.

Përse s’beson dashuria….Përseee?

Po dashka vesh të prerë apo sy të nxjerrë?!

*

Ngjasojnë shumë piktori me poetin, thonë:

Njësoj të dy e ndjejnë lindjen,

e ndjejnë vdekjen edhe dashurinë…

Me të njëjtat penele,

artin e tyre të pavdekshëm pikturojnë.

Oh! Sa ngjasojnë të dy…Si dy pika uji mbi gjithësinë

*

Po ata fatzinj që artin nuk e njohin?!

Vallë si do t’ia bëjnë ata të mjerë?

Ndoshta ua kërkojnë

dhe zemrën të prerë t’jau shohin,

për ta bindur dashurinë.

Për më pas…tavolinës hedhur në copa-copa,

ngjitur me të edhe çmëndurinë.

*

Ashtu e dehur nga dëshpërimi,

nisa veten ta mallkoj me fis e farë.

Ikni u them:

Përse u dashka sakrifikuar?

M’u hiqni sysh me gjithë piktorin famoz!

Përse u dashka shëmtuar njeriu, për çfarë?!

Pas atij leximi vendosa…

t’i shkruaj dashurisë me mbidozë!

 

 

 

SONTE JAM CIGANE

 

Le të bien sonte daullet papushim,

dua të vallëzoj deri në mëngjes.

Sonte s’dua ta kursej shpirtin tim,

si cigane vallen do e pres.

*

Kupës së qiellit le të ngjitet tingulli!

Të bien daullet në akordin mallëngjim.

Le të kërcasin mbi lëkurën time,

duke u puthur me melankolinë.

*

Le të digjet flakë pëlhura e shpirtit!

Pa ritëm daullesh s’jeton dot.

Le t’i ndez xhani tingujt melodik!

Sonte vallen time…dua ta qajë me lot.

*

Të dridhet trupi deri në agim!

Le të përgjaken gishta e thembra.

Ringjallje dua, s’e duroj kët’ trishtim,

sonte kështu e do shpirti e zemra…

*

Bini daulle, bini sonte pambarim!

Flakë le të marrë e gjithë mbrëmja.

Sonte s’dua t’ja di, ka a s’ka perëndim,

dua vetëm…të ringjallet shpirti im!

 

 

 

TË DASHURUARIT !

 

Shndërrohen në zogj qielli,

fluturojnë qerpikëve të njëri-tjetrit,

shndërrohen edhe në rreze dielli…

*

Shpesh’herë bëhen currila shiu,

nëpër bebëza malli ngrijnë.

Janë të pagjumët e stinëve,

zhyten në tik-taket e frymëzimit.

Udhëve si bleta gumëzhijnë.

*

Dritaret natën kurrë s’i mbyllin!

Rrallë herë flenë dhe mbi fjalë.

Janë puhiz’ e lules së pjalmuar,

në brigje shpirti janë det me dallgë.

*

Janë zogj qielli nëpër hapësirë.

Të dashuruarit, këngëtarë të dipllomuar,

me këngë këpusin çdo zingjir.

*

Kapërcejnë çdo kufi për dashurinë!

Kujtimet meridianeve i shtrijnë.

Të dashuruarit s’njohin suferinë!

Akullnajat e Antarktidës i shkrijnë.

 

 

 

MOS MË THUAJ !

 

Mos më thuaj se më ke kujtuar!

Nëse vërtetë më ke kujtuar,

do të më kishe shkruar.

*

Mos më thuaj se posta ishte e vonuar!

Zogjtë e malit do të ishin bërë postierë.

Zogjtë janë posta e njerëzve të dashuruar

Letrat e tua këtu do të m’i kishin sjell.

*

Janë lajmëtarët e çdo dashurie,

të katër stinët i bëjnë pranverë.

Cicërojnë si tek njeri e tjetri pa shenjë zilie,

në çdo kohë,

si me diell ashtu dhe në erë.

*

Mos më thuaj se të përvëloi malli!

Nëse për mua kishe mall aq shumë…

përmbi ëndrrat tona,

si do të flije kaq qetësisht gjumë?!

*

Nëse ty të paska marrë malli,

do më kishe kërkuar pa reshtur.

Të dashuruarit flasin sy për sy,

mos më thuaj se unë kam heshtur.

Dhashë frymën,

e krejt jetën time për këtë dashuri!

*

Mos më thuaj se udhët ishin ngatërruar,

zemrat që dashurohen përjetësisht,

asnjë forcë s’ka për t’i ndaluar.

Ndalojnë ata…që dashurohen gabimisht.

*

Dashuritë zaptojnë planetin,

asgjë s’e ndalon një lidhje të fort.

Mos thuaj fjalë të bukura për dashurinë!

Mos pëshpërit kaq gjatë nëse më do!

Nëse vërtetë e dashuron lumturinë,

në kërkim të saj vazhdo…

*

Vazhdo,

ta kërkosh atë shkëndijë kudo.

Për lumturinë tënde…

kurrë hapin mos e ndalo.

*

Largësia e ndez dashurinë flakë,

era i fryn e flakëron në flakë të artë.

Dashuria s’do llafe as shumë fjalë,

do guxim, kjo është moto e të dashuruarve.

Mos harxho miliarda fjalë nëpër tastiera,

s’vlejnë sa prania jote, sa prekja e duarve…

 

 

 

NJË DITË

 

Një ditë më the ti o shpirt!

Çfarë vjen në një ditë.

Nuk vjen përditë.

*

Por s’vjen as çdo orë!

Ëndrrat edhe malli,

kurrë s’preken me dorë.

*

Nuk i lag as shiu!

Nuk i tret era, as veriu…

*

Ëndrrat e malli, s’janë zogj

që të vijnë në dritare,

të të ulen lehtas përmbi dorë.

Jo…janë dy zjarre.

*

Përvëlojnë nëpër stinë!

Këmishës-ngjitur e kanë shtëpinë.

*

S’e harroj, çfarë më the atë ditë!

Fjalën tënde e ruaj në shpirt.

Siç ruaj në gji…Perënditë!

 

 

 

 NË BREGDET

 

Bregdetit e shkrujta emrin tënd,

tinëzisht pas shpine më vinte vala,

m’i merrte shkronjat, u ndrronte vënd!

*

Unë prej fillimit ia nisa prap,

sipër emrit tënd vendosa një yll,

vala xheloze…më ndiqte nga hapi në hap.

*

Vendosa të shkruaj nga bregu në breg,

një erë e fortë m’i mori krejt shkronjat,

sipër reve fluturuan, unë pas i ndjek.

*

I putha shkronjat e emrit tënd,

duke u lutur të jetosh sa një mal,

unë e ëndrra pranë teje kemi zënë vënd.

 

 

 

PREJ PUTHJEVE!

 

Prej puthjeve

shpërtheu diga e mallit!

Vërshoi lumenjve të kënaqësisë.

Shpirti përpëlitet në dallgë,

shijon etshëm çastin e lumturisë.

*

U zhytëm bashkë,

në të rrëmbyeshmin lumë!

Është përqafimi që e sjell magjinë,

i përmbyt dallgët me shkumë.

Është vështrim i syve tanë,

që shkëlqen mbi çdo shkëlqim.

*

Vetëm ai shkëlqim,

sa mijëra fjalë e komente thotë!

Nga mijëra kilometra larg shkrepëtinë.

Para kësaj lumturie është e vogël një botë!

Me puthje e ndezëm dashurinë,

e me puthje bleruam këtë tokë…

 

 

dava Nikolli

Autore: Dava Nikolli

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s