Intervistë për revistën ” Psikostil” me mjeken psikiatre dhe poeten Fatbardha Xhani Myslimaj.

181728_196925170336047_2588886_n

Intervistë për revistën ” Psikostil” me mjeken psikiatre  dhe poeten Fatbardha Xhani Myslimaj.

 

 

  1. Në profesionin tuaj si psikiatre përballeni shpesh me vështirësi të natyrave të ndryshme. Cili është mekanizmi që përdorni më shpesh në zgjidhjen e vështirësive?

 

Më pelqen definicioni që përdoret si kuptimi më i bukur i ditës së shëndetit mendor ‘Nga afër askush nuk është normal’. Kjo na bën të ndjehemi shumë afër njerëzve qe shpesh pyesin veten: a jam normal??? Universaliteti dhe relativiteti jane ngushellimet me te medha te njeriut ne jeten e tij, ne raste ngjarjesh traumatike. Kështu sa herë na ndodh nje ngjarje qe na lendon shohim rrotull nesh me ngulm, nëse dhe të tjerë njerëz kane të njejtin problem ndjehemi të lehtësuar. Biseda me pacientët eshte pjese e bukur e jetës time. Dua qe ne këtë bashkëbisedim të ndjehem bashkë me pacientët dhe t’u tregoj se jam njeri si ata, me dhimbjet dhe gëzimet e mia, thjeshte me ca njohuri më shumë për ti ndihmuar ata. Në këtë mënyrë krijohet marëdhënia empathike gjatë intervistave psikiatrike. Dhe më pas gjithcka është e lehtë…

Vështirësitë janë të shumta në profesionin e psikiatrit. Janë të karakterit profesional, personal dhe interpersonal. Duke qenë se shëndeti mendor nuk ështe vlerësuar njësoj si ai fizik ndër vite, të semurët mendor janë margjinalizuar me termat “i çmendur”, ” i lojtur”. Madje ka ndodhur që edhe mjekët psikiatër janë margjinalizuar duke u parë ndryshe nga mjeket e specialiteteve të tjera. Fatmirësisht kohët e fundit i kushtohet rëndësi disi më e veçante “kujdesit të mëndjes”, dhe kjo ka sjelle një lloj ndërgjegjësimi te shoqërisë në mënyrën se si i sheh dhe i trajton te sëmurët me çrregullime të shëndetit mendor, shenjat dhe simptomat e tyre, por edhe ne mjekëve psikiatër. Populli thotë: kush leu mendjen e vete pëlqeu. Une nuk përpiqem t’u ndërroj njerëzve mendjen…, thjeshtë me sjelljen dhe profesionalizmin tim përpiqem tu bëj te qartë se dëshira ime është që ata te jetojnë më bukur, më shëndetshëm dhe më gjatë, duke patur një shëndet mendor sa me të mirë të mundshëm….

 

  1. Si profesioniste cilat janë disa nga problematikat që keni ndeshur më shpesh te pacientët tuaj?

 

Stigma, marginalizimi social, problemet socio-ekonomike, braktisja shpirtërore dhe financiare, trajtimi empirik dhe jo të individualizuar, mungesa e shërbimeve sociale mbështetëse efikase dhe lehtësisht të disponueshme. Stigma përfshin jo vetem pacientët por edhe punonjësit e shërbimit të kujdesit psiko-social. Në qoftë se pacientët etiketohen “të krisur”… për mjekët që i mjekojnë thonë ” ata janë më keq se pacientet”. Problemet social-ekonomike ndikojnë shumë në trajtimin e pacientëve sidomos të atyre që kanë nevojë për terapi me barna psikotrope dhe që kushtojnë, pasi mjekimet e mëparshme nuk kanë dhënë efektin e nevojshëm. Mjeku ndjehet keq kur duhet që tí rekomandojë medikamente të shtrenjta të cilat në shumë raste janë të domosdoshme. Nga ana tjetër të sëmurët me çrregullime të shëndetit mendor janë të braktisur nga njerëzit e afërt, te cilet nuk munden te kujdesen per ta dhe nuk kuptojnë sëmundjen e tyre, një problem ky që lind gjatë bashkëpunimit me njerëzit e afërt. Vihet re mungesa e ndërgjegjësimit të familjarëve të të sëmurit për sëmundjen që ka njeriu i tyre i dashur. Kjo sjell për pasojë mjekimin jo të përshtatshëm, riakutizimin dhe përkeqësimin e shenjave të sëmundjes mendore. Ka raste kur të sëmuret vijnë mjaft vonë pasi kanë shkuar nëpër vende te ashtuquajtura “të shenjta”, njerëz të cilët i kanë premtuar shërimin, kur problem është kronicizuar dhe mjekimi është shumë i veshtirë. Kohët e fundit po i kushtohet rëndësi e vecantë kujdesit psiko-social, por ende është ne nivele te ulëta për arsye të numrit të vogël të këtyre shërbimeve të cilat nuk mund të përballojnë nevojat. Skuadrat: Mjek Psikiatër-Psikolog-Punonjës Social kanë filluar të funksionojnë dhe të japin shpresa të mira në këtë drejtim në Qendrat e Shëndetit Mendor, Spitale etj… por mesa duket ështe nje rrugë e gjatë për tu bërë.

 

 

Fatbardha Xhani myslimaj

Fatbardha Xhani Myslimaj 

 

  1. Nga rastet që keni pasur a duket sikur qenia njerëzore ka tendencën t’i ndërlikojë gjërat më shumë se c’janë në të vërtetë?

 

Marëdheniet njerëzore janë më të ndërlikuara se ligjet e natyrës dhe pergjithesisht derisa ato karakterizohen nga nuanca emocionale të fuqishme, është e qartë që ato nuk mund të jenë një tabelë e thjeshtë matematikore por produkt i rrethanave dhe marëdhenieve ndërpersonale shumë të ndërlikuara që evoluojnë vazhdimisht dhe që mund te shpjegojnë edhe absurditete të tipit: unë e them gruas time në mengjes: mos ta pafsha bojën… dhe në darke: ti je thesari i jetës time! Në këtë kontekst është një tendencë e vazhdueshme për të ndrëlikuar situatat dhe problemet. Unë kam dëgjuar njerëz me arsim të kufizuar që kanë lexuar Frojdin, filozofë të njohur duke iu referuar në historinë e jetës së tyre…kjo më është dukur sa pozitive duke menduar se njohuritë bëjne vetëm mirë, po aq edhe absurde. Jeta është kaq e thjeshtë, ajo na thotë ta jetojmë, unë do t’ju sjell momente të vështira, ku do ju vë para provave të vështira, por do ju sjell edhe momente të bukura që ti gëzoni: shijoni çdo moment timin! Por nuk mendoj se ndërlikimet duhet te lajtmotivojnë jetën e përditshme, e cila kësisoj do të shihet bardhë e zi. Në fakt, ka me shumë se kaq…koloriti i jetës duket sikur pengon ndërkohë që është ai që jep kuptimin e së sotmes dhe ëndrrën e së nesërmes.

 

  1. Pse ndodh që njerëz të ndryshëm të kenë perceptime të ndryshme për të njëjtën situatatë apo ngjarje?

 

Kjo ka të bëjë me backgroundin e tyre kulturor, botëkuptimin që kanë për jetën, gjendjen shpirtërore të çastit… ose ajo që ka thënë Fernando Pessoa: Ajo që shikojmë nuk është ajo që shikojmë, por ajo që jemi. Kjo gjë jo vetëm që i jep nuanca të ndryshme të njëjtës gjë të përjetuar, por edhe ndodh që interpretimi i të njëjtit fakt të jetë diametralisht i ndryshëm. Gjendja shpirtërore, predispozita, paragjykimet dhe arsimimi, sfondi kulturor dhe shtresa sociale të cilës i përkasim, që të gjitha ndikojnë fuqimisht në parapërcaktimin e një mënyre me të cilën ne i shikojmë gjërat dhe reagojmë ndaj rrethanave.

 

  1. A mund të na thoni disa sugjerime për lexuesit, nisur nga përvoja juaj: cilat janë disa nga strategjitë që mund të përdorim për ta thjeshtuar jetën dhe përditshmërinë tonë?

 

Argëtimi, ventilimi i emocioneve, heqje dorë nga detalizimi pathologjik i rrethanave dhe situatave, të kënaqurit me atë qe ke, frekuentimi sa më shumë i aktiviteteve artistike ose intelektuale të cilat relaksojnë mendjen edhe trupin, aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm…. Argëtimi është domosdoshmëri për të shpenzuar kohë dhe për të marrë energjitë pozitive të çasteve të jetuara bukur. Frekuentimi i ambienteve të pëlqyeshme për secilin në shoqëri me njerëz që të bëjnë të ndjehesh mirë të sjell një gjendje humori të shëndetshëm. Duke rikujtuar gjithcka kemi bërë gabim ne ndjehemi keq me veten dhe e gjykojmë atë duke harruar se askush nuk është i pagabueshëm dhe se gabimet korrigjohen. Ne kete kuptim detalizimi i tepërt i momenteve jo të këndshme sjell vetëgjykim të tepruar dhe gjendje humori negativ në marëdhenie me veten, ambientin dhe njerëzit.

Kohët e fundit është vënë re nje riinteresim për aktivitete artistike, librin etj. Të cilat për një farë kohe ishin lënë pas dore si pasojë e impenjimit me aktivitete pasive si kompiuteri, televizori etj…Shikimi i një teatri, aktiviteti operistik, promovime librash dhe vizita në galeri pikturash, do të ishin rekomandime mjaft efikase për të bere të cilësishme dhe të thjeshtë përditshmërinë tonë. Gjithashtu rekomandim i vlefshem do te ishte marrja me aktivitete fizike shoqërizuese periodike disa herë në javë. Aktualisht dietologët kanë filluar të kenë mjaft punë në rekomandimin e ushqimit të shëndetshem. Kjo vlen jo vetëm për ruajtjen e linjave fizike vizuale, por edhe për funksionim të mirë psikik. Meditimi, të shohesh thellë brenda vetes, te kuptosh çfarë je dhe çfarë dëshiron në të vërtetë, të bën të kuptosh hapësirat e tua dhe ti vësh ne balancë memundësitë.

Kështu duke kujtuar nga vjen, duke shikuar ku je, do të kuptosh edhe ku dëshiron të shkosh….

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s