Poezi nga Luan Maloku

Luan maloku - 1

Poezi nga Luan Maloku

 

 

U SHKRIMË SI BORA

 

Krejt befasi ishte kjo natë
E akullta natë dimri
Ku papritmas erdhe ti
E më ngrohe shpirtin

Me praninë tënde
Bota ime gjallërohet
Dhe ndjenjat më përtërihen

Kohën nuk e matëm dot
As ditën e as natën
Terrin me dritën e lidhëm

Dhe ashtu shpirtbashkuar
Ngadal u shkrimë si bora
Nga zjarri i dashurisë.

 

 

 

NË MIRATOC

 

Në Miratoc
Jeta kalon
Si në fluturim

Një ëndërr e pashuar
E jetës sime

Aty dashuria
Me zallë skalitet

Këmbë zbathur
Ecet verës

Nga zallë i nxehtë
Rreshket shpirti

Rrënqethje është nata
S`të zenë gjumi deri vonë
Trupi digjet flakë

Hata fare
Kur buzet puqen

Ah vendlindja ime
Ah,rinia ime e bukur…

 

 

 

UNË S`LARGOHEM NGA TI

 

Unë s`largohem dot nga ti
Pa t’i parë sytë e zi

Para derës sate
Ulur do të gjumosem

Po nuk dole para meje
Ne zemër e shpirt do digjem

Do jetë natë me dhimbje
Sa i varfër do të isha pa ty

O Zoti im më mëshiro
Nga kjo dhembje më shpëto..

 

 

 

SHPRESË E TMERRUAR

 

Nga këto mërzi
Që më hajnë shpirtin sonte
Gëzimi iku diku trotuareve
Të ngurta e të gurta
Gjithçka u mbulua nga errësira
Shpresë e tmerruar
Ankthi i zi mizorë rritet e rritet
Ndoshta mëngjesi vjen i bardhë
E dikush do të trokas
Në portën time
Të mbysë dhembjen e kësaj nate
Të ringjallë jetën
E botës së krisur e të pa vlerë
Ëndrra ime
E kahmotëshme që lamë përgjysmë
Marrëzisht edhe sot më mundon
Pamëshirshëm më çmend
Zogjtë shtegtar kthehen prapë
Çdo vit, ata nuk e harrojnë kthimin
Asnjëherë…

 

 

 

MËRGIMTAR

 

Sikur të bëhesha pëllumb
Të fluturoja nga juga
E të ndalesha tek dera jote
Nga dritarja e hapur
E përmalluar të më shihje
Të vrapoje në përqafim plot gëzim
E unë si flladi i lehtë i mëngjesit
Të puthja e të shtrëngoja fort
Të hiqja mallin dhe mërzinë
E ëndrrat e zeza le të kallen flakë
Mërgimtar, do të thotë mungesë
Nuk je atje ku duhesh të jesh
Sa keq, rinia humb e s`kthehet kurrë
Që nga dita e parë loti s’mu ndal
Për ty shpirti më vuajti shumë
Jeta po kalon shpejt si lumi
E rrudhat po më stolisin ballin
Kurbeti padrejtësisht më ndrydhi shpirtin
Më mori shkëlqimin e syve
Nata e gjatë në heshtje kalon
Nga sumbulla djersësh të mia
Shkrihet ngadalë akulli i perëndimit.

 

 

 

MË TREMB VETMIA

 

Më tremb vetmia shumë
Në zemër dhe mendjen time
Digjen pranverat
E ëndrrave të mia
Buzët shkrihen e shkrumohen nga etja
Për pak dashuri
Bora e bardhë e akullt më mbuloi kokën
Dhe gëzimin tim çapkën
Jetoj në ankth
Zemërimi më mbytë nga kjo jetë
E pa kuptimtë
Coptuar në njëmijë copa shprese sterile
Fytyra e zverdhët më ngjanë me vjeshtën
Në gji trazohen vargjet e trishta
Nuk më lënë të qetë
Shpirtin e dashuruar
Ah, sikur të jem atje ku dua të jem
E të ndjehem plot dashuri
E lumturi
Dhe të bërrtas e të shfryhem nga malli që djeg
Për një dashuri të vjetër
Se din çdo kush dhimbjen e mërgimtarit
Shpirt e zemër ti shkrumon
Buza të dridhet nga mëria e s`ke ç`bën
Qullosesh nga lotët përplasur,brigjeve të jetës

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s