Poezi nga Bilall Maliqi

bilall 0

Poezi nga Bilall Maliqi

 

 

GJURMËVE TUAJA

 

Fshehtësisë së fundit ia mbylle portën
Nuk la asnjë fije shprese për të gjetur

Gjurmët i fshive si me dorë
U bëre e humbur edhe brenda kujtimeve

Shpresa u përkund në djepin e ninullave
E gjumi i ndërroi ëndrrat me makth

Prita ta grimcojë terrin drita e parë
Të nisem drejt gjetjes apo humbjes sime.

 

 

 

E ÇASTIT

 

Fjalamanët s’i vënë pikë
Asnjëherë fjalëve

Për ta…

S’ka pikësim në pikësynim
Por premtin të ngelur peng

Nëpër rrathë të rrethuar
Numrat i shumëzojnë veç dështim

Dhe ngadalë fati futet në pikëllim..

 

 

 

NDJENJA TË KALLURA

 

Kërkoj një vrimë çelësi
Për ta hapur brendinë tënde

Ta zhveshi mbulesën e përhitur
Sytë t’i shtrij nëpër bardhësi lëkurore

Atë buzëqeshje të harruar
T’ia ngjes buzëve të mia të rreshkura

E puthjet nga ndjenjat e kallura
Le të pikturohen nëpër ballore të dashurisë.

 

 

 

VALLE SATANIKE

 

Disa hije fytyrash
Shpesh i ndërrojnë maskat

Saherë që dëgjojnë britma
E fshehin surratin

Në sheshin e përçudshëm
Fjalimit të djallit i duartrokasin

Këto kafka në hije trupash
Trishtueshëm lozin vallen satanike.

 

 

 

MOS MË LËSHO

 

Më shtrij në shtratin tënd
Fytyrën ma mbulo
Me flokët tuaja të shprishura

Udhën mos ma ndal
Drejt buzëve tua të rreshkura

Ta shuaj pak etje
Me puthje të munguara

Më mbulo me trupin e nxehur
Dhe mos më lësho…
Sa t’i fryejmë ofshamat e shfryera.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s