Poezi nga Vjollca Koni

Vjollca Koni 1

Poezi nga Vjollca Koni

 

 

Ndjenjë

 

Në çfar honi kam rënë kaq thellë,
Pranvera s’ ka ngjyra, por Gri,
Nuk e ndjej puhizën mëngjesore,
Loti mbi qerpik si vesë më rri.

Pse Bota duket, si një Perandori,
Ku shpirti bredh si endacak në boshësi.

 

 

 

Eja… 

 

Eja pranverë me atë ritmin tënd,
Më fal nektarin, më deh shpirtin mua,
Më kthe buzëqeshjen aq shumë që më mungon,
Ta ndjej tik-takun e zemres si pulson.

Rrezet e diellit të ngrohin trupin tim,
Sytë të më shplodhen në të bukurin gjelbërim,
Të rend mbas fluturës si mendimi ndaj teje,
Ta ndiej si vërshon gjaku nëpër deje.

Të zgjohem mëngjezeve me të emblën ëndërr,
Unë një nuse e bukur,
Ti më i miri dhėndërr.

 

 

 

Më Prit! 

 

Me të ëmblat buzëqeshje të mendoj çdo natë,
Je Yll polar që natën ndriçon,
Nuk e dija që rruga ishte kaq e gjatë,
Aq sa dashuria mendjes asgjë si ndryshon.

Kur ëndrra më vjen dua të jem me Ty,
Ograjave të bleruara të shetisim të dy,
Ti me kal të bardhë, kalëruar duke ardhë,
Unë në fluturim si pëllumbesh e bardhë.

Ëndërr e bekuar sa më lumturon,
Kur në krah më mban e më ledhaton,
Aromë e tërfilit rritur në Ograjë,
Më freskon zjarminë që në gjoks e mbaj,

Zëri jot i kthjellët po sikur gurrë shkëmbit,
Oshtinë ligjëruese në atë grykë malit,
Më prit Zanë, të lutem më prit,
Shqipen e flamurit krushkë ta kem atë ditë.

 

 

 

Aromë gjaku

 

Rënkim toke
Syth i luleve vritet, nuk bleron,
Dhimbje , kuje, grahma, lot. Vemjet vrasin.
Aromë Gjaku kundërmon!!!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s