Poezi nga Jokida Mati / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Mister Ndjenjash”

 jokida mati

Poezi nga Jokida Mati

 

Shkëputur nga vëllimi poetik ” Mister Ndjenjash”

 

 

Lermëni të lirë në mendimet e mia!

 

Lermëni të prek ëndërrat, të endem e lirë,

Krahët mos m’i këputni në fluturim!

Jam zog dhe flutur që kërkoj hapësirë,

Të prek, të ndjej ëndrrën dhe dashurinë.

 

Lermëni, ku dua e lirë të rrugëtoj!

Kilometrat kam nisur në fluturimin pafund,

Lermëni të adhuroj detin edhe zogjtë,

Shpirtin mos ma burgosni, askush e askund!

 

Mos m’i preni ëndrrat e saponisura!

Udhëtimet bashkë me shpirtin i dua përherë,

Të ndalem lumenjve, deteve si pulëbardhë,

Të gjej dashurinë time ndër shumë të tjera.

 

Lermëni të lirë në mendimet e mia!

Çensura nuk më ka pëlqyer kurrë,

Kufirin e gjithçkaje e kam ndër sy,

Kam shpirt e zemër dhe jo gur!

 

 

 

Humbas në sytë e tu të qielltë

 

Me valët e detit luaj si një sirenë,

Në thellësi të tij humbas e tëra,

Fundosem si algat brenda thellësisë,

Të prek një yll, që gjëndet brenda.

 

Humbas thellësisë të detit blu,

Jon e ke emrin, si vetë bukuria,

Kurora lule limoni rrëmbejnë sytë e mi.

Në parajsë gjëndem, jam vetë gjithësia.

 

Fundosem e tëra të eksploroj thellësitë.

Të zbuloj më të bukurat që gjënden këtu;

Oh, Zot! Në ç’parajsë me ke prurë Ti?

Nuk ngopem me Jonianin dhe sytë blu.

 

Ata sy që zemrën ma rrëmbyen,

Nuk jam më vetëm, jo, nuk jam…

Mbi shkumë kridhem, brigje dhe gurë.

Sytë i stopoj në ikonën tënde të kristaltë.

 

Nuk kam faj, që pas teje marrosem.

Ti je mëkatari më i bukur i çmëndurisë,

Humbas, dhe përsëri më pëlqen të humbas…

Më pëlqen të jem pengu yt i dashurisë!

 

 

 

Brenda një shpirti

 

Me natën isha mike sonte,

Gjumi për çudi, udhë ndërroi,

Mendime të ndryshme vërtiteshin,

Dhe rridhnin tutje si ujë kroi.

 

Sonte me natën udhëtova shumë larg,

Në galaktikë u gjendëm bashkë të dy,

Nata pasonte fjalë të pakuptueshme,

Me gjuhën e zemrës, unë flisja me ty.

 

Me natën kisha lënë pikë takimi,

Por, besomëni, nuk isha vetëm…

Brenda shpirtit qëndroje edhe ti

Bashkë me natën, dhe ne u tretëm

 

Me natën udhëtova në qiejt pafundësi

Brenda një shpirti, jeton edhe ti..!

 

 

 

Një ditë do të takohemi në parajsë

 

Sonte jam më vetëm se vetëm,

Dha ca fjalë zemre po të shkruaj.

Nuk dua të qash, as të qeshësh.

Një nder të fundit :- ti mos vuaj!

 

Këtë letër ruaje si perlë të bukur,

Sa herë që ta lexosh ndër vite

Kujto, që u dashurove marrëzisht.

Për mua harrove veten, zemrën shite.

 

Nëse loti të rrëshqet nën qepallë.

Fshije lotin, nuk më pëlqen trishtimi!

Kujto çastet e lumtura që të fala.

Kujto sa u deshëm, s’ka vend harrimi.

 

Kujto ëmbëlsinë dhe thjeshtesinë.

Një letër, kujtim të bukur po të lë.

Si perlë të gjetur brigjeve të Jonit.

Mendoj si më të shenjtën gjë .

 

Me një “Lamtumirë!” të përshëndes.

Ndërsa të shkruaj, jam vetëm si një ikonë,

Përballë, imazhin tënd, kam pranë,

Shoqëruese të netëve këtë orë të vonë.

 

Dikur më këndoje këngë me kitarë.

Nuk dua të të them kurresesi “Lamtumirë!”

Një ditë, shpirti do të takohet në parajsë.

Atje thonë, jetojnë të gjitha dashuritë,

 

Dashuritë, që dashurojnë, fshehtas syve.

Ndaj një ditë, do takohemi në parajsën tonë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s