Cikël poetik nga Agim Desku

 

Agim Desku

Cikël poetik nga Agim Desku

 

 

FJALË E KRISUR

 

Me vite mbeta udhëtar i kilometrave të pafund

Fjalën e bukur ta gjëj ,se ku dhe përse fshihej

Në qiell a në tokë,në yje a në diell

Për cilin emër zoti e paska falë.

 

Nuk mbeta i uritur,jetova me rrënjë Durrahu

Me burgosen djajët luginave të vdekjes

Tmërr e bëra botën nga ulurisja për diellin.

 

Çfarë  jete qenqe bëra duke jetuar ëndrrave

Ngrohtësinë e rrezeve tua e kërkoja o diell

Dhe asgjë nuk kisha dëgjuar pse fjalën ma moren

Çdo ditë ma vrisnin pas shpine herë diellin e herë fjalën.

 

Ç᾽Fjalëkrisur më bënë e ç᾽më panë sytë e jetës

Heshtjen e paska armë njeriu me fytyrë djalli

Botës ia di fundin,si fjalës së mikut që e mundi

Përse zoti nuk paska fuçi të ndalë urrjetjen e tij.

 

Ndoshta edhe ai ka frikë nga bëmat e tij

Tani jam i qetë në gotën e thyer

Të dyja i bëj bashkë gotë edhe botë

Lutëm për njeriun që kurrë nuk di të vras.

 

Ah,dikur për heshtjen thonin është ar

Të vret e nuk e sheh,të mallkon e nuk e dëgjon

Krijon botën e hiqit me fjalët plot ëndrra djajësh

Bëhët udhëtar i vrasjeve të trëndafilave të kopshtit tim.

 

 

 

DHEMBJET S᾽KANË FUND

 

Në jetë çdo gjë ka fund

Vetëm fjala e bukur s᾽ka fund

Eh,për dhimbjet nuk e di

Duhet të shohim plagët a janë shërue.

Ëndrrat lidhen me fundin e botës

Lutjet e mia s᾽kanë fund për diellin

Për mëkatin tim nuk e di a ka fund apo s᾽ka

Sa e doja të dija nga goja e njeriut të varfër.

Cili jemi më mëkatar,unë që nuk dehem kur të ngriti gotë

Edhe kur e thej copë e grimë si faqja e zezë e historisë së çmëndur

Apo njeriu i kësaj bote që diellin di ta vret para syve të vërbër.

Thonë një epidemi ka rënë gabim mendjes se njeriut

E ka bërë të krisur në dysh si atdheun tim e ka ndarë

Eh,si të merrem me retë e zeza qiellit ç᾽janë zënë.

Ëndrrat ç᾽janë kthyer në stuhi fytyrëzezash

Ç᾽mallkim të lindesh ferrit të Dantës,të jetosh si zezonë

Më mëso o zot edhe unë të falë si vet hyjnitë e atdheut tim

Gjuhën e diellit ma shndërro në lutje të jem njëherë i lirë.

Edhe nëse vdes zoti të ma gjykoj pafajsinë a mëkatin e fjalës

Të rri dua aty ku fjala është fjalë e jo përrallë.

 

 

 

Ç᾽GJUHË KA DIELLI

 

Zotat e kanë fuqinë e fjalës

Ta mbanjë afër vetës gjuhën e diellit

Larg nga të shtenat e heshtjes.

 

Dymijë vjet para Krishti kur ne u lindem

Mësuam Lutjen në gjuhën e diellit.

 

Për sa vjet na ngrinë acarët e janarëve

Sa e donim ngrohjen e lirë të diellit.

 

Ç᾽gjuhë na sjell dielli në pikuturën e Mona Lizës

A Adelina Tashos

Në heshtje engjëjt flasin.

 

Si të falën mëkatet e fjalës

Sa herë që më kanë vrarë lirinë

Sa herë më shndërruan në dhimbje atdheu

Plagët sa herë m᾽i bënë epitaf varri.

 

Ç᾽gjuhë paska dielli që falë

Ngrohtësinë e zemrës së thyer

Shiun që sjell mbi etjen e trëndafilave

Lotin e dhembjes e bën det të dashurive.

 

Ah,ç᾽gjuhë më paska falur edhe mua dielli

Gjuhën e faljes për sëcilin mëkat që ka bërë fjala

Falë o zot siç falë dhe unë në gjuhën e diellit

Mëkatet e zanave që kurrë s᾽dinë të bëjnë mëkate.

 

 

 

SYTË E DIELLIT

 

Me vdekjen u pajtova nëse jam biri i diellit

Nuk ishte në ëndërr lindja ime

Bekimi i zotit më solli takimin me jetën.

 

Flakë dielli u shndërrova për secilën fjalë të lirë

Vetëm atëherë kur ruajmë kujtimet e mikes

Shndërrohemi në pengë ferri për sytë e Evës.

 

Ika yjeve sebashku me diellin, ç᾽ju them

Ta mbrojmë vdekjen e zotit nga stuhitë e Apokalipsës

Ndoshta për vdekjen time nuk merret asnjeri që jeton tokës.

 

Me yjet dua të vazhdoj fjalën që ndava në dysh me Danten .

 

Nëse një ditë më kërkojnë zotat e dini adresën time

Në pikturën e gdhëndur të shkrirë qirinjëve të Naimit

Në zjarrët e Prekazit më gjeni si epitaf lirie.

 

Ndoshta një ditë ndjej etjen e kthimit në planetin tim

Me yjet zbresim vetëm pa vrasjen e diellit

Pa asnjë mëkat ndaj ngrohtësive të luleve.

 

Më besoni në sytë e diellit jam fjala e lirë e jetës

Jeta ime si ëndërr në legjendat për të bukurën e detit

Që stuhitë e shndërruan në ferr pranë djajëve të mallkimit

Sa më vie keq pse botën nuk mund ta shërojnë nga mendja e krisur.

 

As nga lëgjendat e përrallave të njëmijë e një vrasjeve të fjalës.

 

Me mua dhe fjalën bëni ç᾽të doni,vetëm sytë e diellit mos m᾽i vërboni

Kujtimi për sytë e diellit është vet jeta ime e lirë

Edhe nëse njëqind dhimbje i mbajë secilës pjesë të jetës.

 

 

 

GOZHDIMI I KRISHTIT   

 

E gozhduan njëherë fjalën

Pas shpine e mallkuan zotin

Për çfarë fytyre jeton njeriu

Ngjyra e korbit ndoshta i ka hije.

 

As ferrit nuk e mendoja humbjen e fjalës

Na paskanë mësue qentë ta shuajnë urinë

Kur ngordhin hienat,këtë ushqim kanë

Të tradhëtojnë botën, nuk qajnë kokën.

 

Dymijë vjet para Krishti edhe mua më gozhduan

Në dysh më ndanë trup e zemër

Vetëm fjalën shqipe ma rujti Tanagra diku Akropolisit

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para lindjes se Krishtit.

 

Nuk e besoja deri sot se është njeri

Ai që e gozhdoi Krishtin në dysh.

 

Sot çdo ditë më shtohet besimi

Se njeriu e gozhdon njeriun dhe djallin.

 

Të gozhduar me fytyrë nga yjet e dua jetën

Me Krishtin na bashkon fjala e dhimbja e atdheut të lirë

Plagët le të mbesin nëse janë plagë miku

Vetëm dhimbjen e armikut kurrë s᾽dua ta duroj.

 

 

 

MË THA PI

(Dy gota me Ernest Heminguejn)

 

Dy gota i provova

T᾽i ngriti a mos t᾽i ngriti

Të parën i rrëfeva diellit

Gota e dytë shkoj vet

Të hyjnitë.

 

Heminguejt ju fala për zotin

Kur dje ju fala hyjnive për vargun

Që pëngë më mbeti ferrit të Dantës.

 

Ç᾽të keqe e paska zënë njeriun sot

Nuk di për çfarë lutje bëhet fjalë

Të dilave të mia kur jetoja pranë zotit

Ah,sa do të doja të isha vet mëkati i botës.

 

Me Heminguejn e ngritëm gotën

Lartësive qiellore

Yjeve ju falëm

Të vetmën pasuri që kemi

Fjalën e shejtë

Që nuk di të vret

Njeriun e njëqind lutjeve të mia.

 

 

 

DHEMBJET S᾽KANË FUND

 

Në jetë çdo gjë ka fund

Vetëm fjala e bukur s᾽ka fund

Eh,për dhimbjet nuk e di

Duhet të shohim plagët a janë shërue.

 

Ëndrrat lidhen me fundin e botës

Lutjet e mia s᾽kanë fund për diellin

Për mëkatin tim nuk e di a ka fund apo s᾽ka

Sa e doja të dija nga goja e njeriut të varfër.

 

Cili jemi më mëkatar,unë që nuk dehem kur të ngriti gotë

Edhe kur e thej copë e grimë si faqja e zezë e historisë së çmëndur

Apo njeriu i kësaj bote që diellin di ta vret para syve të vërbër.

 

Thonë një epidemi ka rënë  gabim mendjes se njeriut

E ka bërë të krisur në dysh si atdheun tim e ka ndarë

Eh,si të merrem me retë e zeza qiellillit ç᾽janë zënë.

 

Ëndrrat ç᾽janë kthyer në stuhi fytyrëzezash

Ç᾽mallkim të lindesh ferrit të Dantës,të jetosh si zezonë

Më mëso o zot edhe unë të falë si vet hyjnitë e atdheut tim.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s