Poezi nga Arianita Hoxha

arianita Hoxha

Poezi nga Arianita Hoxha

 

 

Ndjenjat

 

Ndjenjat mbetur si limane të braktisur

Me faret fikur ku vec hëna i ndricon

Ku s’arrijne puthjet e tua nga largë nisur

Ku rrezja e diellit bën sikur s’shikon

 

Agimit anije me vela kam për ti dërguar

Oqeani do ti percjell atje ku ti ke mbetur

Me mall do ti falen trupit që i ka harruar

Prej tik takut të zemrës kanë për të gjetur

 

 

 

Vëllai i shkruan vellait

 

I dashur vëlla si më i vogel po të shkruaj

Letra ime ndoshta do t’mbërrij në mesnat

Jemi një gjak dhe pse u bemë si të huaj

Ti lexoje në agim e këtë herë jo me inat

 

Nga ajo ditë pa u parë u bë shumë kohë

Vite vëlla me sy e zemër që ty të presin

Zotit i lutem n’atë tavolin ty të të shoh

Si dikur fëmije kur nëna sillte mëngjesin

 

Vitesh kujtoj përher atë të trishtë behar

Kur për një gardh u ndamë ne për dreq

Njeri tjetrin kujtoj sa rëndë e kemi sharë

Ndaj sot po t’shkruaj ketë merak ta heq

 

Lotët më mbuluan nga një foto dal të dy

Atje fushes me top ne jemi duke luajtur

Kete mëngjes sa mall une ndjeva per ty

Ndaj si më i vogel s`rrija pa te shkruajtur

 

Nëna është plakur e sëmur kam dëgjuar

Një fqinji ynë më shkroi para ca kohësh

I vdekur u ndjeva e me shpirt të coptuar

Rëndë tha pse s’ke ardhur që ta shohësh

 

C`fëmijë i keq paskam qënë sot kuptova

Inati s`më la atje të vija kohë më parë

Përpara zotit fajtor në kembë qëndrova

Dhe nga malli për ju atje larg kam qarë

 

Falmë vëlla të lutem mos më gjyko rënd

Une i lumtur s’jam ketu ne vend të huaj

Nuk ka më bukur se zot në vëndin tënd

Ndaj dy rreshta pendimi sot po t’shkruaj

 

LLullen babai e ndez oxhakut ti tregom

Nëpër shtëpi shpesh ja kishim fshehur

Fajtori thoje jam unë baba mua qëllom

Pastaj të lumtur qeshnim si dy të dehur

 

Ta harrojmë inatin që sytë na ka zenë

Të duhemi si atherë pse nuk mundemi dot

Ti harrojmë fjalët viteve të dy kemi thënë

S`më duhet gardhi ta falë gjithë këtë botë

 

Lexoje letrën e shkruam dhe ti dy rreshta

Mallin e prindërve të lutem ti ma shkruaj

Fluturim do kthehem kur të hyjë vjeshta

Jemi gjak o vëlla nuk jemi dy të huaj

 

 

 

Vetëm ca fjalë

 

Më shkruaj një letër dashurie

E dua të të shkurtër vetëm ca fjalë

Nëpër rreshta mos hidh lot mërzie

Mos u pendo mos thuaj më fal

 

Më shkruaj një letër dashurie

Të bukur e thjeshte në mundesh

Vetëm fjalë të ëmbla lumturie

Premtimeve nuk dua te përhumbesh

 

Më shkruaj ca gërma një rresht

E dua dedikim vetëm për mua

Nuk dua asnjë fjalë tepër të ketë

Vetëm më mungon vetëm të dua

 

 

 

Netë kujtimesh

 

Shtëpinë e prindërve shita kohë më parë

S’ju duhet më mendova ata kane migruar

Mes kujtimesh ngriva e shkreha në te qarë

C’trishtim për fëmijët me prindër të larguar

 

Shtëpinë e vjetër e shita tju bleja një të re

Kur të kthehen t’lumtur të jetojnë mendova

Celsat jua dhashe pronarëve t’rinje atje

Pac fat m’uruan, ta gëzoni dhe unë ju urova

 

Pak ditë kaluan e telefoni m’zgjoi në mesnat

Të na falësh dëgjoj dhe unë mbeta e habitur

Pronari i shtëpisë më thotë se ketu cdo natë

Një vajzë e vogël qan si prej gjumi ngritur

 

Ndoshta fëmijëria ime mendova në moment

Vitet e mia janë që kanë mbetur aty ngujuar

Sa shumë kujtime që therrasin nga ajo jetë

E sa mall për prinderit që larg kanë shkuar

 

Nxitova drejt shtëpis së prindërve n’ërrësirë

Lekët po ju kthej miqt e mi më duhet shtëpia

Ajo vajza e vogël që qanë cdo natë jam unë

E hapat që dëgjoni janë vëllai e motrat e mia

 

Ndaj shtepis së prindërve jo s’behet mëkat

Unë kurrë me kësaj jete askujt s’do tja shes

Atje fëmijëria ime endet dhomave posht e lart

Dhe sa herë të ndjej mall atje do ta thërres

 

 

 

Letra e nënës

 

Kur ta lexosh këtë letër unë s’do t’jem më

Netëve te prita me drit hëne shqetesuar

Lodhur vitesh s’mund ta shoh më as atë

Pleqëria biri im, dritën duket ma ka shuar

 

Je martuar më kanë thën bir sa u gëzova

Një urim të shkruaja unë doja por s’munda

S’di shtëpine e re kur e more a të mungova

A vallë vitesh zemrës tënde unë i humba

 

Ninullën tënde këndoj nëpër shtëpi me lot

E m’bëhet si dikur në krah foshnje të mbaj

Malli i nënës s’shuhet bir as në tjetrën botë

Dhe as kur shpirti im të hesht e qielli të qajë

 

Dhomën tënde se kam prekur e rregulluar

Drita fshhurazi hyn dritares cdo mëngjes

S’di si munde ndër vite nënën pa takuar

U plaka bir por pa të parë s’dua të vdes

 

Bir dërgoma atë shallin që të kam kërkuar

Se jam plakë e thell shpirtit ndjej ftohtë

Biri im ti s’mund ta dish sa m’ke munguar

E vetme mes shtepisë unë t’pres më kot

 

Dëgjova si Australis së largët je pasuruar

Gëzimit për ty s’fjeta e gdhiva e pa gjumë

Bir mos e harro atë shall që t’kam kërkuar

Kur i vogel ishe ti nënën e doje aq shumë

 

Nga dhimbja yt atë iku s`të pa me sy o djalë

Një amanet më la ta them unë ty ndër sy

Shpesh fshatit rreth me këmb i kishte dalë

Dhe përtej reve i bëhej sikur të shikonte ty

 

Nëna s’do t’mallkoj pse kurr ti s’e shikove

Pse ditët pleqerisë zvarriti vetëm pa njeri

Pse ne aq vjet kurr si fole nuk e kërkove

Nëna shpirt atje larg do t’vijë, e t’flej tek ti

 

Kur ti lexosh këto fjale unë s`do të jem më

Ndoshta ti do t’kthehesh te shtëpi e vjetër

Pemë të thara tjetër sdo gjesh ti më asgjë

Amanetet e dy prindërve lenë në një letër

 

 

 

Dallandyshe në Dhjetor

 

I ftohtë ky fund dhjetori cudi sot erdhi ndryshe

Pa u trembur nga acari cicëroi nje dallëndyshe

Cicëronte e se kuptova syt i kishte plot me lot

Derën hapa n’ngrohtë e ftova por se binda dot

 

Thuam këtu dimrit si mbrrite më thuaj vallë si

Rrugës gjatë si u ktheve të lutem thuama ti

Sytë ngriti për cudi drejt foles heshtur pa fjalë

Zogun vjeshtës e harrova e s’di në është gjallë

 

Zërin nënës ja dëgjoj zog i vogël zgjati kokën

Kjo dallandyshe për fëmin fluturoi gjithë botën

Krahët rrihte rreth foles moment që e kishte pritur

Fjolla bore në ballkon si dhuratë paskan zbritur

 

Zog i vogel ishte rritur kish mësuar të fluturonte

Si mrekulli qiellit mbrritur nënën e tij dëgjonte

Nisur ashtu para meje ato humbën në kaltërsi

E gjith bota ndali frymën kur fluturuan nënë e bij

 

Mir ardhsh o dallandyshe pranvera kur të vij

Folen tënde në ballkon do ta gjesh ti përsëri

Qiellit i percolla i përshëndeta nga larg me dorë

Endërr ishte a e vërtet dallandyshe në dhjetor?

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s