Poezi nga Festim Liti

Festim

Poezi nga Festim Liti

 

 

LEONARDO DA VINCI

 

Shekulli i errët,

S’ i donte vizionarët,

Me cinizëm të luftonin,

priftërinjtë injorantë.

Në mes avujve erë-rëndë të temjanit,

pëshpërisnin në terrin e natës fjalë tmerri,

Të mallkonin.

Në erresirën e gjatë të frikës,

Ferrin tënd parashikonin….

 

Vetem Mona Liza,

nga tablloja e pavdekësisë,

Sikur të thoshte më buzëqeshje mistike:

Mos u brengos, o Mjeshtëri im Gjeni,

Jam unë Ajo,

që do udhëtoj së bashku me Ty nëpër kohëra,

Në përjetësi…….

 

 

 

ÇASTI I MALLKUAR

 

Një çast ishte,

Çast i mallkuar nervozizmi.

Pas shuplakës,

Brenda meje, diçka u thye, krisi.

U përplasën retë e zeza,

Në sytë e bukur digjnin vetëtimat,

Ujëvara e lotëve që derdhej mbi tapet,

më ngjante me plumbat……

 

Ah, sikur pas ta ktheja atë pëllëmbë!!

Por, mjerisht, ishte vonë,

Kisha goditur brishtësinë,

Më e trishta ishte se me duart e mija,

Kisha mbytur Dashurinë……

 

 

 

A NJEH PLAKJE DASHURIA

 

Dashuri,

Kjo fjalë vullkan që buzën ta dredh,

Zemrën ta djeg si në flakët e Ferrit,

Nuk njeh plakje e vite mbi shpinë,

Një zgjatje e rinisë së artë,

është bardhësia në çdo thinjë…..

 

Si astronom i lajthitur,

Vëzhgon i çartur nëpër Galaksi,

Shahesh e zihesh me planete,

Endesh i nervozuar në të largëtat yjësi,

Të mundon një pyetje e lashtë:

Ku dreqin e ka qendrën Universi?

Mallkon veten,

që më parë s’ e ke gjetur,

Ai Meteor quhet Dashuri…..

 

 

 

EMIGRANTËT E LUFTËRAVE

 

Si specie të mallkuara të bio-sistemit,

Nëpër rrugët e botës harruar,

Enden veshur me pelerinën,

e erërave të akullta…..

Si somnanbule, mbi male, dete e perëndime,

Nxitojnë pa shpresë,

Zvarritur nga dora e krimit,

Nga luftërat vinë,

Në luftëra shkojnë,

Shpesh, drejt amëshimit,

Shtrënguar në dhëmbë me dhimbje,

Lindje diejsh të përgjakur,

E një copë shprese,

për diten e shpëtimit……

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s