Promovohet vëllimi poetik “Ndjenjë perëndie”, të poetes dhe humanistes, Rita Saliu.

 

rita-saliu

Promovohet vëllimi poetik “Ndjenjë perëndie”, të poetes dhe humanistes, Rita Saliu.

 

 

Të nderuar shkrimtarë, poetë, miq e dashamirës të artit e letërsisë që aderoni në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Ju urojmë suksese në krijimtarinë tuaj!

 

Më dt. 16-Prill 2016, Ditën e Shtunë, në ambientet e Monroe College, Bronx, adresa 2501 Jerome Avenue, Bronx, Neë York 10468, ora 12 p.m., Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro –Amerikanë, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e “Shoqata e Grave Shqiptaro –Amerikane Hope&Peace”, (The Albanian-American Ëomen’s Organization”), me Presidenten e saj, gazetaren dhe publicisten, znj. Mimoza Dajci, dhe ndihmën e pakursyer të intelektualit artist, piktorit, kineastit dhe skenografit, Astrit Tota, dhe të ndihmës brilante e të mrekullueshme e prof. Haxhi Berishës, do të mbahet: Promovimi i vëllimit poetik, “Ndjenjë Perëndie”, i poeteshës së talentuar e të mirënjohur, e vlerësuar gjithashtu si humaniste dhe veprimtare e shquar e çështjes kombëtare, Poetja e Kombit në Letërsi: Znj.Rita SALIU.

Promovimi i këtij vëllimi poetik me titull sinjifikativ mes Hyjnores e Njerëzores –“Ndjenjë Perëndie”, është ideuar në formën e “Mbasdite Letraro-Artistike”, me referenca rreth veprimtarisë së znj. Rita Saliu, Luftëtare e Paepur dhe e palodhshme për çështjen kombëtare, rolit të saj si humaniste dhe Poetja dhe Veprimtarja e Kombit në Letërsi. Ftesë Speciale për Shoqatën Pan Shqiptare “Vatra”, dhe editorin e gazetës “Dielli”, Dalip Greca. Do të referojnë figura të njohura në letrat shqipe, botën akademike, intelektuale, art dhe kulturë, që jetojnë, punojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre krijues, qytetar dhe intelektual në komunitetin shqiptaro-amerikan. Janë të ftuar mediat televizive dhe e shkruar, gazetarë të organeve të shtypit shqiptaro-amerikan dhe gazetarë të pavarur.

 

Të ftuar janë gjithashtu, autorë, veprimtarë, dashamirës të artit e letërsisë që krijojnë dhe kontribuojnë me penën e tyre jashtë SHSHSHA-së.

 

Kryesia e SHSHSHA-së,

Kryetare e SHSHSHA-së

Raimonda MOISIU

 

President NDERI

Adnan MEHMETI

 

Sekretare e SHSHSHA-së

Yllka FILIPI

Advertisements

One thought on “Promovohet vëllimi poetik “Ndjenjë perëndie”, të poetes dhe humanistes, Rita Saliu.

  1. Z Hyqmet Hasko! Ajo qe dua te nenvizoj eshte se keto libra, vellime poetike, i nje njerit apo tjetrit, nuk kane asnje gabim? Jane te gjithe kaq perfekt, jane te gjithe poezi kaq te bukura sa vetem lavde i thur!? E keqja eshte institucioni i kritikes ne Shqiperi nuk ekziston dhe ju keni marr rol si kritizer kur ata qe ju njohin shprehen dhe i pohojne thashethemet e perditshme te kafeneve me pseudo krijues qe i shkruajne per ju me para.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s