Poezi nga Alma Feruni / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Pentagram Jeta”

 

13020394_2000887106803428_738679126_n

Poezi nga Alma Feruni

Shkëputur nga vëllimi poetik ” Pentagram Jeta” 

 

 

NË PRITJEN MALL…

 

Në pritjen si era iku pranvera, dimrat në ngricë

U puthëm një çast dhe kurr më s`u pamë

Në startin që nisëm këndonim nën buzë

Maraton stafetash dhe zjarri nën shpuzë…

 

Në pritjen sa malli,  u dogjëm për së gjalli

E dinim se jeta kish veçse pranvera

Por heshtja që ngriu kur fryu veriu

Na thau plagosur, na voli pa sosur…

 

Në pritjen që donim sa shumë dëshironim

Të shkrinin stalaktidet, të ndritnin agimet

Oazet e pa fund,  ku loti qartë u mund

Kur çelnin ugarët lulëzim margaritarët…

 

Në pritjen e pa shpresë përjetë yll të mbesë

Në çastin që sa doje, përjetë të më sundoje…

 

 

 

SHKËNDIJA E PARË…

 

Shkëndija e parë agut të mëngjesit

Mbledh margaritarë në qiellin plot re,

Lauresh ish dita,  a nata u fsheh?

Sorkadhe shtojzovalle a hyjni hare?

 

Dhe fatat lajmëruan në shtegun e blertë

Jeta qesh hov gazit, flokë ar përkëdhel

Ua tham të fshehtën  a e mbyllëm çelës?

Kafazët larguam, jetuam nën jerm?

 

Petalesh  aguar ndër re thith aromën

Trëndafil të ngjizur nën kurmin coptim

Ju lutem përgjëruar ju fal gjithë botën

Mos vrisni ju lutem k`të çast përjetësim…

 

Shkëndija e parë, buzëqeshja e pa fjalë

Fatat takuar 1001 netë ëndrrash përballë…

 

 

 

AGIMET SOLARE…..

 

 

Promote rilindur, zgalem dhe fluturak

Diellin e kap mat dhe e fus në shtrat,

Amalgam e ngjizur ndër vegim të artë

Dita nëpër jerm klith dhe shpirti ngratë…

 

Kuaj magjiplotë , që erën ç`e përpinë

Qiellit lëshojnë vrag dhe moti sokëllinë

Por befas  tinëzisht, ky dielli  do të ikë,

Përshëndet djallzor ngjitet tek hyjnitë…

 

Dhe shtati i mëndafshtë lutej si i marrë

Diellin do ta kap, rob përjetë ndër lak,

Ai na dinte lojën, kurthin dhe intrigën

Ngjitej lart qiellor ndoshta ndezur dritën…

 

Nuk pyete për mua që digjem e vobektë?

Qava, sytë seç thava me shikim tek retë?

 

 

 

TË BËHET DRITË…..

 

Të bëhet dritë në  k`të vend  të shtrenjtë

Skënderbeg strateg trimërisht dhe mbret

Udhëhoqi shekujt me nder dhe hov lavdisë

Principatë bashkuar jetë dhe largpamësisë…

 

Shenjtë  të gjithë bekoi dhe i bëri bashkë,

Thirri trimërinë dhe besën vet jetës kërkoj

Bashkuar ju dua, bekim Shqipërisë përjetë

Që vendi ynë  bashkuar, paqe të më ketë…

 

Dhe kali i sertë, mamuzet tokë ç`përplasi

Bota u egërsua inate marraze gjithë plasi,

Ish koha lavdë kur Feja, Besa dhe Kanuni

Kishin të kuqin gjak, himnin dhe flamurin…

 

Të bëhet dritë shpresë, në shqipen krenare

Urimin brezash tek ju,  nga shekujt fanarë…

 

 

 

MË MORI RRJEDHA…

 

Më mori rrjedha, degdisur përposhtë

U çorra nëpër ferra dhe fati shteroi,

Nuk pash dritë qiellore , sa doja sot

Rënkuar, vrerosur , rrëkëllyer sa  lot…

 

S`kisha hasur jetës as më të voglin gaz

Kupa e helmatisur, namatisur orë  çast

Ky fat, kjo jetë më shkiti nga dritë sytë

Lart kur të jem, lutur qielli të përndritë…

 

Eh, derdha kaq lotë mbusha një përrua

Në rrjedhën e saj shpirt përjet dorëzuar

Çfarë  kisha bërë,  që më përmbylli sytë?

Në qiellin dritë pa aguar , pash lemerinë…

 

Dhe qava, vajtova në fatin e pashpresë

Jetën s` jetova varg vargu le të mbesë…

 

 

 

U FIK DRIT KANDILI…

 

U fik dritë kandili..edhe fati qau

Gung ju bë në fyt dhe lotin ndau

Kjo jetë kaloi një ëndërr pa kthim

Shpata e Demokleut, mbi krye jetim..

 

Kërkoj e pa shpresë pak vaj të mbesë

Të kap rrezen dritë ndër agime vesë

E fati kob përlarë, më kishte në shpinë

Jetën pa jetuar, shpërfillur magjinë…

 

Pak dritë do donte errësirë e ngratë

Gjarpëruar jeta, tinëzisë farmak

Më preu në bes dhe s`kam shpëtim

Heshtjes pëshpëris vajton shpirti im….

 

Flijuar kjo jetë pa kthim,  më pas

Jetime e lash , pa dritë edhe gaz.

 

 

Alma Feruni

Alma Feruni

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s