Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

Erjon Muça

Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

Ditët e poezisë

 

Fryn një fllad i nxehtë,
ngrihet një re pluhuri,
gjithçka mbështjell në grinë e vet,
e asgjë nuk shihet,
as beduinët e mbështjellë,
e kjo shkretëtirë njerëzore,
ngadalë po më vret….

Dunat mbulojnë shtëpitë,
pemët ngrijnë,
si stalektike prej rëre,
nën një kore të lëvizshme,
e unë eci mes tyre,
i humbur në këtë pyllnajë,
psikedelike të kristalizuar,
të dhimbëshme.

Asgjë veç erës së nxehtë,
nuk ndihet të vërshëllejë,
gjithçka vdiq nën këto kokrriza,
e unë lëviz i vetëm,
në këtë tabblo surreale,
e malit vigane në skajet,
si të ishin vetëm,
korniza…

Fryn sërish ky fllad i flaktë,
ftyrën pa përndez,
e shpirtin ma zbraz,
askush nuk duket në horizon,
askush nuk do më përgjigjet,
ndaj vijoj të eci mes rërës fluturese
është e kotë të lodhem,
të thërras…..

 

 

 

***

 

Qyteti shtrihet rëmujshëm,
mbështjellë nga tymi i pluhurt, gri,
katrahurë e gjithkahshme,
një tabllo e konceptuar,
në më kaotiken,
të shfrenuarën kancerogjene,
parregullësi…

E njerëzit nguten,
në rrugë jetojnë në bashkësi,
shtyhen, qeshin, flasin, gëzojnë,
lëndohen, lëndojnë, ulërasin
mjerojnë, dashurohen, urrehen,
shfaqin një targjedi me maska,
e poshtë tyre ska tjetër veç,
vetmi….

Nga maja e malit qeshin gjarpri dhe shqiponja,
me ndërtimet komike të njerëzimit,
pallatet shumëkatshe u bëjnë hije,
barishteve të egra që rriten pa diell,
staujave në sheshe të zymtë,
ca stolave të vetmuar nën të ndenjurat njerëzore,
që nën hije shfletojnë gazeta me lajme,
herë gëzimi e herë hidhërimi…

Qesh dhe unë nga maja e malit,
ashtu siç qeshi i sapolinduri fëmi,
më del me lot qarje kjo e qeshur,
sarkazma e ksajë bote njerëzore,
tallet me ndjenjat e mia,
ashtu siç tallet me jehonat e lutjeve,
që vërdallisen dhe vdesin nën kubetë e rënda,
nën më hipokriten vetmi…

Qesh i vetëm por jo i vetmuar,
vajtimet e kam harruar me kohë,
jam larguar nga njerëzit,
dhe ndihem i plotë,
edhe maskën që pata e hodha tej,
tani bukuria nuk më duhet më,
më pëlqen më tepër shëmtia reale,
po kursej mjaft energji pozitve,
që më parë më shkonin kot…

 

 

***

 

Njerëzit vdesin vetë,
e megjithatë seç kanë një ngutje,
për të vdekur shpejt,
ngutje për të dhuruar vdekje,
a thua se ata që vriten,
nga të vdekur të tjerë,
një vdekje natyrale nuk i përket.

Njerëzit vdesin edhe vetë,
Natën në gjumë të ëmbël,
e ditën në të hidhurin zgjim,
mesa duket vështirë e kanë të jetojnë,
dhe me frenezi apokalipktike,
të shtyrë dhe shtyes,
të ndërgjegjies nga shpirti,
ose anasjelltas,
vdekjen e shpejtë kërkojnë.

Njerëzit vdesin vetë,
mësojeni nëse s’e dini,
ndaj mjaft humbët kohën tuaj,
duke kërkuar forma vdekjezh të reja,
mjafon ajo vdekje që na dhuruan,
që nga fillimi….

 

 

 

***

 

Më duaj dy herë kërkonte dikush,
e unë nuk dua të më duash asnjëherë,
unë dua veten,
skam nevojë për dashurinë,
ashtu si e parafytyrojnë mjaft,
të mjerë.

Dashuri nën kthetra skllavërore,
ndjenjash të pa përcaktuar,
brenda shpritrave të tyre kaotikë,
e të humbur mes egoizmit,
atij më të paevoluarit,
skllavopronarë të ndjenjës së,
skllavëruar.

Dashuri e çartur në mendje,
që nga ndriçimi dashuror,
janë verbuar dhe fshihen,
(si urithë nën tokë),
poshtë dëshirës së përvetësisë,
të një mbytje nën shtrëngim,
janë autorë.

Në do të më duash,
më duaj natyrshëm,
pa komplekste idiote të xhelozisë,
nuk je as pronare e jetës tënde,
dhe ske se si të bëhesh e jetës time,
një ditë vjen vdekja dhe gjthçka përmbys,
vrullshëm.

Nëse mundesh të më duash,
më duaj pa kushtëzime,
nëse jo shko dhe duaj dikë tjetër,
dikë që i pëlqen skllavëria,
e mos e kthe kokën pas për mua,
unë do vijoj ta dua veten,
pa udhëzime.

dua çdo çast,
të mirë apo të keq,
çdo pikë loti apo qeshje të plotë,
çdo çast shlodhje dhe mundi,
çdo sekond që ikën për të mos u kthyer,
e nuk derdh lot për çka shkoi,
e as humb një tjetër me parashikime,
se çdo heq….

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s