Poezi nga Lida Lazaj

 

Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

 

Ditë moj!

 

Ditë
shtrin trupin fluid para meje
bukurisht të gjatë nga agu deri në muzg,
kur e kur në pëllëmbë të dorës
më bën pirueta – lozonjare si vajzuke
kur e kur më fshihesh tek e panjohura
e m`a shkel syrin si djallushe enigmatike.

Ditë moj
ta kam bërë benë,
do të të mbledh në një gjethe të gjelbër lëpjete
do të të aromatizoj me borzilok e piper
dhe do të të ha
përpara se të më hash?

 

 

 

M`bëhet sikur

 

Sikur kumbulla dhe qershia poshtë dritares sime
kanë një mendim të fshehtë ikjeje në kokë.

Cipën e trashë të këtij mendimi të fshehtë,
që përsillet rrugicave të mëhallës e mbi çatitë,
se shpojnë as kënga e këndezit as kumuritë.

Po sikur vetëm mëhalla ime!

M’bëhet sikur e gjithë lagja mendon
cila linjë ajrore të garanton zbritjen të plotë ,
cili avion nuk është bombë?

Po sikur vetëm lagja!

M’bëhet sikur krejt Tirana
heshturazi e fshehtazi mendon një balonë,
që ta zbresë në një kontinent-qilim fluturues,
që të qëndrojë pezull,
sa herë të ketë tym e flakë në tokë.

Po sikur vetëm Tirana!

M’bëhet sikur Shqipëria mendon të verë krahët e shqiponjës!
Po ku?
cili qoshk i botës ofron siguri e paqe,
ku të rriten të qeshur e të lumtur çilimijtë?

Po sikur vetëm Shqipëria!

M’bëhet sikur i gjith rruzulli mbështjellë nga një tis i trishtë,
mendon se është vjetëruar,
kërkon të ikë e të shpërthejë si meteor.!

Qofsha gabuar, O Zot!

 

 

 

Qëniet humane janë duke u shpërfytyruar

 

Sy e veshë për të parë e dëgjuar s’duken kurkund.
Goja e stërmadhe, që flet e qet pa doganë ç’kanë brenda rropullitë i ka dhënë fytyrës pamjen e një vendi
të zgavruar.

Madje ngjan si hon pa fund, që gjitha shqisat e tiparet i ka gllabëruar.

Dashtë Zoti nuk vonon e rrokullis prej Himalajeve një ortek
që njeriut ti kthehet fytyra

Përndryshe qëniet e zgavruara do të jenë gllabëruar me njeri tjetrin
dhe toka do të jetë planeti më i ri i universit që pret qënie më të denja për t’u banuar.

 

 

 

DEDIKIM I BINDUR  ( POETJA———-POETES)

 

O, sy që lodhesh në gjumë
mos ju jep defiçitit kuptimplotë
të kujt besën lidh me fjollë bëlbëzimesh
e nuk braktis dot
etiketën e shpirtit në borxh.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s