Poezi nga Zyba Hysa

Zyba hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

DIGJUNI…

 

Askush s’me foli per jeten,
Aq më pak për dashurinë’
Përherë kam ndjekur intuitën,
Magjepsur nga një drithërimë!

Asnjëherë s’gjënden modele,
Mbi to shabllon jetën ta shtrishë,
Po zjarr bubulak më thuaj gjete,
Qetë – qetë të ngrohesh si princ?

Më kanë vënë trungje nën rrota,
(Shkopinjtë do t’i thyeja me dhëmbë)
Me trungjet si të bëja? U miqësova!
Koha i kalbi… kokat kanë ngrënë!

Drithërimat q’bubulimë shpirti sillte,
Tmeronin kë kisha përherë pranë,
Ndërsa unë qëndrova rrufepritëse,
U dogja, u hirëzova dhe ja, ku jam!

Njeriu është si metali, po se dogje,
S’latohet, as në formë e as në trajtë,
Digjuni o njerëz… po s’u shkërmoqe,
Kafsha mbrenda teje… mbetet gjallë!

 

 

 

DY PLAGË NJË DASHURI

 

Ti ke jetuar duke humbur,
Ç’ke pasur më të çmuar!
Unë kurrë s’jam përkulur,
Kam jetuar duke luftuar!

Ti mendon… se jeta…
Jetohet duke mohuar,
Qëndruar unë si shkrepa,
Gjer koha i ka shkërmuar!

Ti trashëgove një mbiemër,
Unë veç një emër kapistall,
Nga baba e nëna një zemër,
Nga jeta ç’mësim kam marrë?

I pari mësim e më i shenjtë,
Të isha gojëkyçur në libra,
Veç shpirtin ta kisha të drejtë,
Edhe kur helmet e tjerve gëlltita!

Mësova të dua vetminë,
Heshturazi me Hyjt bisedova,
S’është se kam urryer njerinë,
Po njerinë kurrë se kuptova!

Mësova, kë desha në jetë,
Plaga më e thellë hapur…
Me gjuhën e dhimbjes, vetë,
I lëpiva… prapë kam dashur!
………………………………………..
Kjo plagë… q’veç rinohet,
Por s’rin! Më shumë dhemb,
Fajtori s’ka gjyq të dënohet,
Fajtor, askund nuk u gjend!

Lëpin t’vjetrën plagë tënden,
Unë timen shtërnguar në gji!
Si krahët e një legjende…
Dy PLAGE… një DASHURI!

 

 

 

SI PERËNDI

 

S’them se isha errësirë e Ti më nxore në dritë!
Dikur shqisat shihnin, ndjenin ashtu si çdo njeri,
Tash shtuar shumëfish funksionin ka çdo shqisë,
Shikoj… dhe përtej malesh… të ndjej si Perëndi!

 

 

 

GJER NE VUAJTJE

 

Kaq kohë q’jemi bashkë… o Njeri,
Fitoren e dashurisë s’kam shpallur,
I falem Zotit për atë cickërr shkëndi,
Rënë eshkë – shpirtit, prej jush falur!

Ndjej aromë – eshkën pafundësisht,
Digjen marrëzitë… ndizen virtute…
Ndjesi hyjnore bëjnë q’marrëzisht,
Të të dua Ty… gjer në vuajtje…!

 

 

 

NUSEPASHKE

 

Gjithë jetën nusepashken,
Sec e lodhi nëpër duar,
Ëndërrimtarja naze – naze,
Q’desh burrë të kulluar!

“Epma burrin me pozitë,
Kur të dal me të përkrah,
Që t’gjithë të shqyenë sytë,
E të bëjnë “Marshalla”!

Më pas ndërronte mendje,
Epma burrin Profesor…
T’jetë i prerë për kuvende,
Si të flasë unë ta mësoj!

Përsëri fliste nusepashkës,
“Epma burrin të jetë i huaj…
Me shqiptarët s’ke cfarë t’flasësh,
Vec të laj e të gatuaj!”

Shumë lutej nusepashkës,
Saqë shqip mësoi të flasë,
“Pa më lër mua të ngratës,
S’të sjell unë burrin dhurat!”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s