Poezi nga Josif Gegprifti

 

Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

 

Vala e Liqenit

 

Pogradeci, qyteti i kaltëruar,
të bukur e ndërtuan perënditë,
dhe poetët në vargje i kënduan,
atij dhe liqenit plot dritë

Sa herë që shkoj atje,
një dashuri më prêt gjithmonë,
ajo dashuri që mbeti e re,
dhe e quajtëm“Vala e liqenit tonë”.

 

 

 

Kam frikë

 

Kam frikë,
dikur kisha dëshirë
të qëndroja pranë saj,
tani kam frikë.
Kam frikë ta takoj
dhe tek ajo
shkoj vetëm me vargjet e mia të thjeshta.
E mendoj shpesh
dhe kjo është e vetmja mënyrë
për të qëndruar pranë saj.
Sa e dhimbshme,
të kesh frikë takimin me dashurinë.
Një pyll me ndjenja brenda shpirtit tim
ngacmohen, lëvrijnë,shpërthejnë
dallgëzohen e kërkojnë sqarim
duke më pyetur vazhdimisht,
përse ke frikë,përse?
Sepse,
në imazhin tim ajo është e re,
me flokë të drejta të zeza
dhe me sy të gjelbërta,
ndërsa kur e mendoj në takim,
në sytë e mi do shfaqet
një tjetër grua,
ndoshta e thinjur e plakur.
Prandaj,
kam frikë ta takoj atë,
sepse takohem me një grua
që nuk e kam njohur kurrë
dhe jo me vajzën që kam dashur dikur.

 

 

 

Dimër në Pranverë

 

Ditë dimëri
Në mes të pranverës.
Kjo borë që rra
Ngriu buzëqeshjet pranverore
Të kumbllave të porsacelura.

Zogjtë e habitur
Janë strukur nëpër strehza.

 

 

 

Pëshpërima e psherëtima

 

Sa shumë pëshpërima
E psherëtima!
Në çdo hap që bëj,
Dëgjoj pëshpërima
E psherëtima
Nga gurët e rrugicës,
Nga murret,dyert,dritaret dhe
Strehzat e shtëpive.
Pëshpërima e Psherëtima
Me dhimbje e mall
Për një romancë dashurie,
Për ca tinguj kitare,
Ca vargje poezie
E ca puthje buzësh të zjarrta,
Që koha
I la si gjurmë plot jetë,
Në qytezën tonë të vogël.
Kudo që shkoj,
Lexoj kujtimet e mia.

Një hije
E grisur e lodhur,
Më ndjek nga pas.

 

 

 

Kujtimet

 

Kujtimet kanë jetë,
Kanë dritë,
Kanë ndjesi,
Kujtimet flasin.
Ato
Janë si një picture,
Që e shohin sytë
Përmes semrës së dashuruar.
Kujtimet e ëmbla
Edhe dimrin e acartë
E kthejnë në pranverë.
Ato
Janë si rrezet e diellit
Që i japin dritë jetës.

 

 

 

Mëngjes pranveror

 

Sot,
Mëngjes pranveror,
Në dritare po qëndroj,
Se më pëlqejnë rrezet e diellit.
Para meje,
Në një degë kumbulle me lule,
Një zog i vogël rri,
Më vështron dhe cicëron,
Duke sikur më thotë:…

Edhe unë e dua diellin si ti.

 

 

 

Një zjarr dashurie në dy trupa…

 

Mes bardhësisë së çarçafëve,
dy shpirtra njerëzorë digjeshin,përvëloheshin,
shtriheshin, zgjatoheshin dhe
mes flakëve të zjarrta dashuroheshin.

Mes asaj bardhësie,
me gishtat e mi
preka lehtas
gishtat e butë të duarve të saj
dhe ndjeva,
se i njëjti zjarr dashurie
gjëndej në ndjesinë e atyre gishtave.
Më bëhej
sikur flaka e dashurisë,
dridhej e lëkundej
nën tingujt e rrahjes së zemrave
dhe vallzonte në mes bardhësisë së çarçafëve,
valsin e dashurisë të Shpirtrave të Dashuruar.

Në përfundim të kësaj melodie flakëruese,
dy trupa e dy shpirtra,
ishin tretur në një dhe
një vatër zjarri e prushëzuar
në mes të asaj bardhësie,
frymonte lehtë e ëmbël brenda
shpirtrave të dashuruar.
Në majat e gishtave të duarve të kryqëzuara,
vazhdonte të ndjehej kumbimi
i tingujve të zjarrmuar
të valsit të lumturisë ,
që sa vinte e tretej
brenda dy trupave të shkrumbuara nga dashuria!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s