Tapiceri të truarish – Poezi nga Stela Dhumou / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

12993541_1200043526679953_8575285203788041855_n

Poezi nga Stela Dhumou

 

 

Tapiceri të truarish

 

Dua t’ju flas për ngjyrat preferuar.
Ato që kulluan nga gjaku i të fundmit bilbil të Parajsës.
Dezertor lulesh ish, andaj e kuqja që rodhi nuk ish
gjëmbëzuar… ish e stërholluar, por e pafuqi, pa peshën e
kadiftë që mban dikush në duar.
Kish dezertur akoma dhe prej qiellit, prandaj lulekaltrat
ultravjollcën e vet ja mohuan. Kaq, sa qielli
villte sipare ngjyrgjelbërta kopile, përplot helm ujrave në krua. Dalë, ngadalë,
u marrua. Aq sa veten therri nga Erosi, për Zotin e ngyrave ende
pazbuluar. Therri veten me sqepin e vet, në një humbellë, thellësive të
Kirgistanit. Dhe isha i vetmi dëshmitar. Mblodha gjakun e tij përçudnuar,
me të sytë kam ngjyer, kam shkruar. Qysh aherë pi shumë, fle pak dhe lexoj
vetëm në kode Kirgistanezësh qorr.
Kur më duhet të end, thjesht qaj dhe modeli mbaskëtaj mbaron!

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s