Poezi nga Maria Hizma

 

maria Hizma

Poezi nga Maria Hizma

 

 

POET

 

Në fletët e bardha të shpirtit

lexon shkronjat dhe në heshtje pëshpërit

diku është shkruar aq bukur

diku tjetër vetmia ndrit

 

Thur vargun dhe ndërton poezinë

si një stilist që modën lëshon

lexon në zemër dhe në shpirt

dhe me vargun tënd zbukuron

 

Sa herë në shpirt lexove

herë dhimbje dhe herë dashuri

me vargun tënd shumë qetësove

të rritur, pleq, çdo njeri

 

Je thirrja e vyrtytit dhe ndjenjës

model jete të shikojnë ty

fjala jote është mjalti i bletës

bëhesh idhull për çdo njeri

 

Të jesh udhërrefys i së mirës

“ është detyrë për ty”

 

 

 

PA LIRI….

 

Mos thuaj të dua kur zemra nuk e ndjen

mos ledhato një shpirt kur fjala nuk është rrëfenjë

mos dhuro petale lulesh në ditët acar

largohu më mirë pa lënë një zemër vrarë

 

Mos jep një tingull një kanarine n’ kafaz

kur prej teje diellin e dashurisë drejt saj nuk e ” zbraz ”

një fjalë të “dua” do jetë thjesht pa kuptim

do jetë thjesht një ditë e zbardhur, por pa agim…

 

E perëndimet do ngelen thjesh pa ngjyra dashurie

si pentagram shkretuar pa nota melodie

si këngë e pakënduar që n’ shpirt kthehet n’ vaj

një galaktike…që perreth teje shikon çdo skaj…

 

Mos thuaj “të dua” e di që është vetem një fjalë

nuk del nga shpirti ,…nuk e ngroh jo zemrën e vrare

ska dashuri ..se ska liri as syte, as zëri jo…jo

mos thuaj asgjë ….pa lirinë, jo zemra nuk do .

 

 

 

TI

 

Asgani im je ti

Ti ylber i ditëve të mia

si avull më ngre në qiell

rrebesh në tokë më zbret

në ëndërr je një princ

në realitet ti je një mbret

TI

asgan im që nuk njeh stuhi

se vetè stuhia më e madhe je ti

TI

drita e syve të mi

TI

shikimi im më i zjarrtë

ti rrezja e diellit …më e artè

TI

freskia e mëngjeseve të mia

ti jeta ime

TI

ti je vetë dashuria!

 

 

 

AUTO-PORTRET

 

Tek të shikoj portretin tënd

ne heshtje të pyes Kush je?

më thuaj vetëm emrin tënd

të bukur shpirtin ke

tek të vrojtoj dalloj tek ty

një pranverë,  një verë

dhe një vjeshtë me stuhi

me tej një dimër i ngrirë

te ta heq akullin kisha dëshirë

me thuaj e dashur ta di kush je?

mbas syve të bukur një emër ke?

dhe un këta sy që shumë i vrojtova

thellësinë e tyre deshifrova

për një tëndin të ëmbël shikim

fal ëndërrat e mia nga mbrëmja në agim

mes tyre gjej veten ti shpirti im

në çdo frymëmarrje e psherëtimë

Atëherë kush je?

Pasqyre e dashur ..përgjigje s’ më dhe…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s