Shkurtima nga libri “Derdhen vetëtimat” / Poezi nga Lumo Kolleshi

 

lumo kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

Shkurtima nga libri “Derdhen vetëtimat”

 

Ne jetë të jetëve, populli im,kockë e lëkurë,

Hamall i lirisë, me shpirtin e krijuesit.

Në çdo kohë i zënë keq me gurë

Nga perënditë? Jo,nga mashtruesit.

 

 

Vetëm në çastin e ëndrrës së blertë

Burimi shuante buzën e të eturit,

Toka e gulçuar ngjitej për tek retë,

Të gjallëve u kthenin lulet të vdekurit.

 

 

Dhe dielli që ndriçon çdo ditë,

Natën yjeve ua jep fenerët.

Nëse kërkon që të bësh dritë,

Në errësirë mos i lër kurrë të tjerët.

 

 

I paska të rënët e saj edhe paqja,

Era lëkund thekshem ullinjtë.

Në çdo kohë,të pjellët nga macja,

Do lozin e pastaj do t’i mbytin minjtë.

 

 

I rashë pashë më pashë mjegullës së plakur,

Në porten e ujkut trokita për një lëkurë.

Para meje shefa të lartë kishin vajtur

Dhe të hithtë bashkë më zunë me gurë.

 

 

“E shtyj”,-më thotë njëri, po kështu dhe tjetri,

E thotë i riu; ç’ mbetet tek i vjetri?

E radha e jetës së ndyrë

Çika-çika na merr shpirtin duke shtyrë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s