Poezi nga Anastasia Çipi

anastasia cipi

Poezi nga Anastasia Çipi

 

 

Femër…

 

Mes pijesh të shtrenjta, zhytesh

Femër, qenie delikate

Në rrugë,

Në bulevarde, kudo

Kudo ku shfaqesh,

Ti, le gjurmën tënde,

Vulën Femër.

 

Duke kthyer kokën pas,

Burrat, shikojnë,

Një cast turbullojnë,

E, më pas shkojnë,

Gjysëm, lumturim,

ndoshta, pak gëzim

Shumë … eksitim

 

Dekoldenë,

Minifundin tend, ndjellës

Takat trokitur, si ciklonë marramendës

Trokitje që nxit, trondit

Veç për një çast, e më pas hiç

Heshtje që gërvish..

 

Me gruan në krah,

Ëndërr, fantazi

Erë, erë që ndjell,

Ti, prezencë

Mall, zjarr

 

E, ti femër, ngrihesh,

Digjesh, ngadalë

Si një, vullkan ,

që hesht e. brenda, ka llavë

A, si një copë akull ,

Që shpejt shkrin,

Në rrëmbim.

 

Vër, miku im

Sonte një gotë

T’harrohem,

N’harrim,

Vegim që s’më le

Gjithmonë n’shoqërim

Dëshpërim , dhimbje,

deri në agim…

 

Nesër, se di…

 

 

 

Dimër

 

Në këtë dimër, të jetës sime

Sonte, sytë, nuk dua të mbyll

Të kem dhe pak gëzim

Venitet, shuhet një yll

i fundit trishtim

 

Prekur, ëndërrën bosh

Mbaruan orët, leksionet

Fluturuan , drejt e në kosh

Harruar, sallonet, zakonet

 

Dhe gëzimi,

Dhe dashuria, shkoi

Puthjet, fjalët i humbëm

Borë e parë, shtroi

Drithërimë, zjarr shkoi

 

Ç’na mbeti, tashmë të kujtojmë

Të gjitha një hiç

As, më ëndërrojmë

Ëndërr bosh, bitsch

 

Melodi e vdekjes , trishtë

idhtë

Ding, dong, s’më mund dot

Kalëruar dhimbjes…

Të them ik mort.

 

 

 

Sytë e tu, më thonë , shumë fjalë

 

Kështu, mund ta nisë , kuvendë çdo djalë

Ti, ul kokën, qesh dhe skuqesh

Nuk di, akoma të ruhesh

 

Janë fjalë, në erë

A, shumë ndjerë

Këtë , do ta mësosh, shumë vonë

Kur të kesh bërë, shkollën tonë

 

Mos të thanë, mos këtu, mos aty

Këtu duhet, këtu s’duhet

Një vajzë , mos përulet, por

E

Është rrallë, shumë rrallë

Një qelq , të mos thyhet,

Kur bie në shkallë…

 

Prandaj, më ler ,

O, milet

Të bëj , si di vetë

Shkallët, një nga një ti kaloj

Dhe jetën time, të shijoj

 

Më lerni, në gabimet e mia

Nuk është djalli, dashuria

E keni frikë , si një kuçedër

Harroni se ka dhe njerëz lugetër

Atyre ti ruheni, jo dashurisë

Që ka bekim, prej perëndisë.

 

 

 

 Vajzë

 

Kur të kujtoj,ashtu, ndonjëherë

Në terr

Kokën kthej, matanë

Trembur,

S’dua t’a besoj

Më kujton, dhembur

Ferr

 

Më çmend mendimi

Që, akoma të dua

Vallë dhe ti kështu?

Ç’mendon për mua?

Drithërimë, të shkon në trup

A, mbetesh pa gojë si unë?

Të falësh , harron

Ikjes, ikur kërkon,

Por më kot.

 

Ikim , se nuk bëjmë dot

Në sy , ç’u tha lot

Sot…

 

Unë, terri dhe ti

Përbri një qiri

Ti, terri dhe unë

Qe, të dua, mërzitur shumë..

 

 

 

 Pa emër

 

Rastësisht.

Qëlloi , që të vura, në zemrën time

.                                      Rastësisht

Në , fjalë e sipër u rrebelova, prapë rastësisht

Dhe , si rastësisht, më kafshove..

 

Të fola , rastësisht,

Të lejova

Rastësisht, ti , ikën

Rastësisht, kuptova

Rastësisht, largova

 

Ti ikën e vjen

Më gënjen

Rastësisht më dashuron,

E unë të pres miqësisht

 

Rastis ndonjëherë

Vdes, rastësisht…

 

 

 

Thelb…

 

Në ekstazë shpirtërash, ne të dy

Aty, në shtrat mëkatar

Ku padashur, bëjmë, dashuri të paprovuar, ndonjëherë…

 

Të njohësh, deri  në dije

Të ndjesh , deri në kockë tjetrin

Thua ky është thelbi

Thua është

Lumturi?

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s