Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti

 

pullumb Ahmeti

Poezi lirike nga Pullumb Ahmeti

 

 

NË ORËN E VONË

 

Vasha ulur rri në orën e vonë ,
gotën plot me brenga mbushur,
ri e shpesh përhumbur mendon,
ç’ far ngjet me trishtimin shpirtit ulur.

Tik-taku orës vellon e mbrëmjes gris,
zhurmat ritmike humbasin dhomës
eh,,një gllënkë wiski shpirtit i nis,
afshi i tij thellë brengën largon.

Largësi, zëri nuk mjafton për të ardhur,
hënës i fola kishte rënë në gjumë,
mes yjesh shkova ditës në të zbardhur,
eh, ikën më lanë, vetëm mbeta unë.

Vellon e natës e mblodha shtëllungë
i paduruar, prita rrezen e parë të agimit,
me ty i thashë pritmë se kam pak punë
mikes ti vete prane shtratit ti bëj zgjimin.

Eh, jo, jo, s’qe e thënë të më mirrte,
aty rrugës ndë anë më la të vetmuar,
iku duke qeshur mendja s’ma priste,
s’ di erdhi ndan shtratit për të të zgjuar?!

 

 

 

E, S’ KA FAJ POETI

 

E ska faj poeti kur penën merr
e mbi letër derdh gjithë shpirtin
kur sheh se vështrimin më hedh
mos o vashë mos më ndiz flirtin

Flokët lëshuar flladeve të prillit
buza celur ka të voglën petale
heshtur më flet me dritën e syrit
rri e shikon, ti them vallë hajde?

Lastare mështekne ku më je rritur?
Kurmi mbuluar në bardhësi dëbore
eh,ëndrrat e natës,sa tej i ke zhdukur?
Dy mendjet përplasur ja le kësaj bote,

Dora e poetit pa faj nis e shkruan
kështjella rëre i ndërton me ëndje
ëndrrat përmes fletëve ranë u flijuan
ti flutur pranvere i ngele në mëndje.

 

 

 

MOS MË SHIH SI NJË KUNADHE

 

Ç’ke moj ç’ke a s’më thua
vështrimin ti hedh mbi mua
vetullat mbi sytë harkuar
mos më ndiz zjarrpërvëluar.

Shtrirë moj kaprolle në brinjë
ç’ke që më ke hedhur synë
porsi era ma shton dalldinë
det i egër që shfryn stuhinë,,

Mos më shih si një kunadhe
fshehur flokëve ti më ngave
shpirtit ç’mi hodhe ca zjarre
vet ç’m’i ndeze s’të kam faje.

Si sorkadh rri sipër shkëmbit
sa qëndron zogu maj gjëmbit
thëllëzë fshehura prej vëndit
të pashë,zbardhjes së dhëmbit,,

Bebje syrit ç’më ngacmonte
vullkan thellë zemra vlonte
buzëzjarrta pranë më ftonte
do të vi moj s’e s’bën sonte,,

Jo,moj vashë, nuk të vë faj
vetulla ngritura syrit në skaj
lermë moj s’e do t’vi pastaj
puthjen buzës, s’ do ta ndaj,

Fole vashë eh, s’të dëgjova
mes përmes livadhit shkova
lulet një nga një ti mblodha
vello prilli flokëve ti hodha.

Qeshe e s’më the një fjalë
si bletë përmbi buzë do ndal
zemrën shih se e kam djalë
puthjen do ta marr me mall.

 

 

 

NGA GJUMI TË ZGJOVA

 

Nga gjumi të zgjova me një zile telefoni
S’tu ndodha pranë të të puthja sytë
Ëndrat nga qepallat mos m’i largoni
Lermë të fle I dashur dhe një çikë.

Telefonit degjoja dihatjen tënde
Në ëndërr ishe a flisje me mua
Sa do doja të të përkëdhel me ëndje
S’ka problem se flë apo je zgjuar..

Frymëmarrja vinte e shpeshtë e trazuar
Më flisje përgjumësh s’kuptoja fjalë
Pranë do të desha t’ju prekja me duar
Mbi buzët e njoma puthjen t’ju marr.

 

 

 

NJÊ FJALÊ

 

Një fjalë më plagosi
pa plumb hapi plagë
përse,ç’farë ndodhi
vesh asgjë s’kam marë.

Eh ti moj jetë virane
kalvare kam jetuar
askujt thikë pas krahe
jo kurr se kam menduar.

S’e,di, nuk jam mësuar
jam i drejtëpërdrejtë
lajkat i kam harruar,
për to s’kam bërë xhep.

Për miq edhe për shokë
hapur e mbaj zemrën
kur fjalëlehta të plagos
nuk di s’i vë dot emër.

Të falem përditë perëndi
intrigë kurrë s’kam menduar
ç’ti bësh kur sharra zë në gozhdë
shpirtit thellë kam për të duruar.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s