DASHURIA E PAMATË
Nga Eroll Velija
Gëzuar! Gëzuar! Qelqi i gotave reflektonte dritën e hënës. Ajo dritë e reflektuar preku fytyrat mes shelgjesh, bëri të vezullonin, të praroheshin. Gotë pas gote rrëkëllenin në gurmaze… po dehesha…ata ishin dehur. Ashtu!
“Arriti puna deri te lotët”, tha me vete ajo. Ai u hutua krejt për momentin dhe tha:-Dashuri është kjo? Apo është urrejtje? Por, me sa duket, kjo nuk është indiferencë. Një arsye më tepër që të sqarohem e t’i jap fund.
-Ju po me shtini kaq shume frikën, sa nuk po guxoj as t’ja kthej përgjigjen,- i tha me një pamje me të vërtetë fort të turbulluar.
-E çfarë do t mund të më thoshit?- vazhdoi ajo me kryelartësi.
-Që më dashuroni, o engjëllushja ime.Më thuaj dhe unë nuk do ta shpërdoroj kurrë këtë fjalë.
Nëse ngrej sytë, të gjithë, do të shohin që unë dashuroj. Ah! Sa e papjekur jam treguar që erdha sonte këtu! Me mbetet vetem nje rrugedalje: edhe sikur duhet te vdes ne kete vend, une do te qendroj ketu, e palevizur dhe e heshtur. Ndoshta ne kete menyre do te arrij te mos bej asnje qe te me detyroje te skuqem.Syte e saj qendruan me te vertete te ngulitur mbi nje gravur.
Ajo ka syte me te bukura, siç e pate edhe vete, sy qe thone çdo gje qe te duan. Ai me koken lart, po edhe me hap te sigurt, me fytyren guximtar, ku lexohej vendosneria dhe kuraja e vertete. Ishte i kenaqur me menyren se si e plotesonte detyren e tij. U ngjit te ajo, ai u perkul nga ajo dhe i tha me seriozitet:
– Çfare sy, zonjë dhe për ju, dhe per mua!
Ajo ia plasi te qeshurit. Syte ishin ngulitur mbi supet e bukura te saj, te cilat mbuloheshin nga nje bluze shume e bukur vere. Ajo e veshtronte ne heshtje me shume vemendje dhe me nje te perveshur te lehte filozofik dhe magjiplote te buzeve. Ne ate çast, ajo mori nje pamje paanesie serioze dhe plot shije. Kjo ia vinte akoma me shume në pah bukurinë e saj.
Ai guxoi t’ i hidhte syte asaj, por ai kishte frike e dridhej se mos haste syte e saj, gje qe do ta shtrengonte te fliste ne çast. Ai pa se ajo po veshtronte nje pikture, por me nje pamje plot naze. Se shhkretes i shkrepi nje here mendim qe t’ia merrte nje here doren qe ai po mbeshteste mbi tryeze, duke mbajtur tjetren nje gravur, dhe ta conte te buzet e saj.
Por. pa dashur , ai u prek nga kjo figurë e dhimbjes së skajshme, të luajtur për bukuri!
Ajo qe e shtonte ne kulm magjepsjen ishin floket e saj.pak te shpupurisur; sapo e kishte flakur kapelen e vet pa kujdes. Kjo eshte nje grua e bukur qe te le pa goje, e cila pa dyshim mbeshtetet mbi efektin e bukurise se saj. Zemra ime eshte mbushur plot respekt, madje edhe.plot mirenjohje, por hallu eshte se zemra ine nuk ndjen dashuri.
Adelina e veshtroi me ato sy te perskuqur nga lotet; por qe kujdesi i jashtezakonshem e mbante pezull. Por une tani po vdes nga dashuria. Une jam nje grua e denje, po e them hapur. Poshtëromë, une meritoj çdo perbuzje. Une po vdes nga dashuria dhe nga turpi. Adelina i.ngjante nje portreti te Veronezit me ato floket e verdhe e te ndritshem. Shpesh me nje gjest te zakonshem, vinte te dy duart ne temthat si te lemonte floket. Dinte vetem se ajo do ta adhuronte me gjithe shpirt dhe se ai do ta donte me tere fuqine e tij. Do te shëtisnin mbremjeve, si kjo e sotmja, nën hirin llamburites qe binte nga yjet. Do te shkonin dore per dore te shtrenguar me njeri-tjetrin aq sa te degjonin edhe te rahurat e zemrave te tyre, te ndjenin afshin e supeve, te përzjerin dashurine e tyre me kthjelltesine e ëmbël të netëve te verës, aq të bashkuar saqë, vetëm me anën e pushtetit të dashurisë, do të depertonin lehtë gjer në mendimet e tyre më të fshehta.
Dhe kjo do të vazhdonte deri në amshim, me një dashuri të çiltër e të pamatë.




























Leave a Reply