Promovohet libri “Vargje Poetike IX, IKONË “ i autorit Tyran Prizren Spahiu. / Nga : Vasil Tabaku

 

13082697_1697420887180680_4091783216409552131_n

Promovohet  libri “Vargje Poetike IX, IKONË “  i autorit Tyran Prizren Spahiu.

 

Më 02.05.2016, në ambientin e Hotel Theranda , improvizuar Sofra Shkodrane, u promovua libri i shumëpërfolur “Vargje Poetike IX, IKONË “  nga Tyran Prizren Spahiu.

Ftuar studentët e Universitetit të Prizrenit, Nxënës dhe Miq të shumtë.

Promovim spontan dhe pa parapërgaditje, dhe pa ‘aktrime’ teatrale, që ishte qëllimi im kryesor dhe afrimi i të Rinjëve Prizrenas me Fjalën e Bukur të Shkruar të Gjuhës Shqipe…

NJË PËRMENDORE POETIKE ME VLERA UNIKALE ( Shënimë rreth Antologjisë Poetike “IKONË” të autorit Tyran Prizren Spahiu. )

 

Vasil Tabaku -1

Nga : Vasil Tabaku

 

Pa dyshim që është një punë mjaft serioze dhe me një përkushtim të rrallë profesional dhe akademik, ndërtimi i kësaj Antologjie monumentale me emrat poetik, më tingëllues të Universit Poetik Shqiptar dhe atij Botëror. Autori i Antologjisë, Tyran Prizren Spahiu, pas një pune të thellë hulumtuese ka ditur të përzgjedh me mjaft art dhe kulturë, me finesë dhe durim autorët e vecantë, emrat më të spikaturë që nga Tradila, Rilindja dhe deri në kohët moderne. Natyrisht zgjedhja që autori i Antologjisë është e vecantë, e rrallë e papërsëritëshme dhe mitike “IKONË”.

 

IKONË

 

Shtatëdhjetë e pesë poetë të IKONËS

Në këtë lapidar jetësuar janë

Nga e kaluara me shkronja përcjellur

Shtegtojnë drejt shtegut të përjetësisë.

Mendoj se këtu qëndron dhe vlera e rrallë e kësaj antologjie e cila mendoj se është e para dhe e veçanta në llojin e përzgjedhjes dhe ndërtimit. Autorë prestigjioz si Dante Alighieri, Shakespeare, Homeri, apo Migjeni, Faik Konica, Lasgush Poradeci dhe gjer tek autoret bashkëkohore si Prend Buzhala, Adem Demaci, Ferik Ferra etj i japin antologjisë një peshë të jashtëzakonshme plot vitalitet dhe filozofi të thellë, ku poezia shëndrrohet në një monument të rrallë.

 

13102655_1700981343491301_78358339142750680_n

 

Pikërisht veçantia krijuese në të cilën autori SPAHIU krijon atmosferën poetike me vlerat e autorëve që paraqet e bënë mjaft domethënëse krijimin e tij antologjik.

 

 

LLAZAR SOTIR GUSHO

(LASGUSH PORADECI)

 

Ndien luftën a eshpër nën lëkurë

Pakryer shkollën e kthye në mëmëdhe

Pogradeci qytet buzëqeshur mirëpret

Llazarin djalosh në krahërorin i përmalluar.

Një përqasje e tillë poetike është sa filozofi aq dhe poezi, sa meditim aq dhe vlerësim, sa shprehëse aq dhe komunikuese dhe mbresëlënëse. Unë shikjoj në këtë përqajse poetike edhe një tendencë të re, pra një prurje mjaft interesante dhe gjurmëlënëse. Kjo flet për kulturën e lartë artistike të autorit, thellësinë e mendimit dhe elegancën e shprehjes poetike mjaft ogjinale. Padyshim që kemi të bëjmë me një risi, një formë elegante dhe të bukur paraqitjeje të emrave të njohur e mbresëlënës në fushën e poezisë si atë modern, klasike dhe të periudhës së Rilindjes.

 

13096070_1700981390157963_3946179688118150027_n

 

Shpresoj se lexuesi do ta mirpresë një paraqitje të tillë antologjike dhe do ta vlerësoj maksimalisht. Autori Spahiu, në këtë Antologji, ka shpalosur vlerat e veta krijuese dhe improvizuese me një elegancë poetike të rrallë, por njëherësh dhe mjaft e vështirë për tu realizuar artistikisht dhe përshtatur vlerave të secilit autor. Mendoj se këtu qëndron dhe mrekullia krijuese e Spahiut dhe opusit të tij krijues, forcës dhe vitalitetit krijues, inteligjencës dhe kulturës së tij unike. Kjo Antologji është një dëshmi e mrekullueshme e punës së bukur dhe të vështirë të autorit Spahiu, gjë e cila e veçon atë nga shumë e shumë krijues të tjerë.

Që nga viti 2007 deri në vitin 2014, Vasil Tabaku punoi gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.

Aktualisht Vasil TABAKU punon si REPORTER per Shqipërinë me një Agjenci Ndërkombëtare Lajmesh.

 

Veprat:

 

  1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
  2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
  3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
  4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
  5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
  6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
  7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
  8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
  9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
  10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s